Forumi Kuq E Zi
NEN TEREZA gruaja me e njohur e planetit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
NEN TEREZA gruaja me e njohur e planetit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
NEN TEREZA gruaja me e njohur e planetit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
NEN TEREZA gruaja me e njohur e planetit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit". Nënë Terezës, me shtat imcak, por me besim shkëmbor, të patundur, iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfërit ndër të varfër. "Hyji vijon ta dojë botën dhe na dërgon ty e mua për t'u shprehur të varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij". Në shpirtin e saj, përplot me dritën e Krishtit e me dashuri të zjarrtë për Të, kishte një dëshirë të vetme : "Të shuante etjen e dashurisë së Tij për shpirtrat njerëzore".
Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysëm e u krezmua në nëntor të vitit 1916.

Nëna Terezë


Që ditën e Kungimit të parë, ndjeu në zemër një dashuri të thellë për shpirtrat njerëzore. Me vdekjen e papritur të babait, në sa Anjezja nuk i kishte mbushur endè 8 vjetët, për familjen filluan vështirësitë ekonomike. Dranja, grua burrneshë, i rriti fëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë në akterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e bija. Më pas formimi fetar i Gonxhes u thellua në famullinë Zemrës së Krishtit, nën drejtimin e jezuitëve, në sa merrte pjesë gjallërisht ndër të gjitha veprimtaritë.

Në moshën 18 vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t'u bërë misionare, në shtator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në Institutin e së Lumes Zojë, që njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", në Irlandë. Atje mori emrin motër Mari Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë. Në dhjetor u nis për në Indi. Në Kalkutë arriti më 6 Janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, në maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali, ku dha mësim në shkollën St.Mary për vajza. Më 24 maj të 1937-ës, motër Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: "Vashë e Jezusit" për "amshim". Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nënë Tereza. Vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshë e shkollës. Grua që ia kishte kushtuar jetën lutjes, që i donte fort motrat dhe nxënëset e saj, Nënë Tereza jetoi e lumtur në Loreto për njëzet vjet me radhë. E njohur për zemërgjerësi, bujari, guxim, aftësi të posaçme në kryerjen e punëve më të rënda dhe për talent të natyrshëm organizativ, ajo e jetoi përkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndërmjet motrave, me besnikëri dhe gëzim.

Më 10 dhjetor të 1946-ës, gjatë udhëtimit me tren nga Kalkuta në Darjeeling, për ushtrimet shpirtërore vjetore, Nënë Tereza ndjeu "frymëzimin" e ri, "thirrjen brenda thirrjes". Atë ditë, si e qysh ajo nuk e tregoi kurrë, etja e Krishtit për dashuri e për shpirtra njerëzore e pushtoi zemrën e saj dhe dëshira e flaktë për ta shuar etjen e Zotit u bë qëllimi kryesor i jetës. Në javët dhe muajt e mëpasëm, ajo nisi të dëgjonte një zë që i fliste shpirtit të saj e të shihte vegime. Krishti i zbulonte kështu dëshirën e zemrës së Tij ndaj "njerëzve, që duke u flijuar për dashurinë", "do të rrezatonin dashurinë e tij ndër shpirtra". "Eja, të jesh drita ime"- iu lut - "nuk mund të shkoj vetëm". E i tregoi sa vuante duke parë mospërfilljen ndaj të varfërve, sa i dhimbte, kur mendonte se ata nuk e njihnin e sa dashuri të zjarrtë kishte për ta. Jezusi i kërkoi Nënë Terezës të themelonte një bashkësi rregulltare, Misionaret e Bamirësisë, që do t'i kushtoheshin shërbimit ndaj më të varfërve ndërmjet të varfërve. Kaluan rreth dy vjet arsyetimesh e verifikimesh, para se Nënë Tereza të merrte lejen për fillimin e misionit të saj të ri. Më 17 gusht të 1948-ës, veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit të Loretos, të cilin e donte aq shumë, për të hyrë në botën e të varfërve.

Pas një kursi të shkurtër pranë Motrave Mjeke Misionare në Patna, Nënë Tereza u kthye rishtas në Kalkutë ku gjeti një strehë të përkohshme pranë Motrave të Vogla të të Varfërve. Më 21 dhjetor shkeli për herë të parë në lagjet e të varfërve: vizitoi familje, u lau plagët disa fëmijëve, u kujdesua për një plak që dergjej në rrugë të madhe dhe për një grua që po vdiste nga uria e nga tuberkulozi. E niste ditën me Jezusin në Euisti; pastaj, me rruzaren në duar, dilte për t'i gjetur dhe për t'u shërbyer atyre që janë: "të braktisur, të padashur, të papërkujdesur". Disa muaj më vonë, me të u bashkuan, njëra pas tjetrës, disa nga ish-nxënëset e saj.

Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës njihte zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Në muajt e parë të vitit 1960, Nënë Tereza filloi t'i dërgonte motrat e saj në të katër anët e Indisë. E Drejta Papnore, lëshuar Kongregatës nga Papa Pali VI në shkurt të 1965-ës, i dha zemër të hapte një shtëpi misionare në Venezuelë. Menjëherë pas saj u themeluan shtëpi të tjera në Romë e në Tanzani dhe, pak më vonë, në të gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën.

Për t'iu përgjigjur sa më mirë si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtërore të të varfërve, Nënë Tereza më 1963 themeloi Vëllezërit Misionarë të Bamirësisë; më 1976, degën kundruese të motrave; më 1979, Vëllezërit kundrues dhe më 1984, Etërit Misionarë të Bamirësisë. Gjithsesi frymëzimi i saj nuk u kufizua vetëm në njerëzit e thirrur për jetë rregulltare. Organizoi Bashkëpunëtorët e Nënë Terezës dhe Bashkëpunëtorët e Sëmurë dhe të Munduar, njerëz të feve e të kombësive të ndryshme, me të cilët u bë një në lutje, thjeshtësi, flijim dhe në apostullimin e saj që shprehej me vepra të përvuajtura bamirësie. Kjo frymë e shtyu të themelonte më pas Misionarët Shekullarë të Bamirësisë. Duke iu përgjigjur kërkesës së shumë meshtarëve, më 1991 Nënë Tereza themeloi edhe Lëvizjen e Korpit të Krishtit për Meshtarë, si "rrugë e vogël që i çon në shenjtërim" ata, të cilët ishin një mendje me izmën dhe me shpirtin e saj.

Gjatë këtyre viteve, në sa misioni i saj përhapej me të shpejtë, bota filloi t'ia ngulte sytë Nënë Terezës dhe veprës që ajo kishte nisur. Meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979, ndërsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritë e saj me interes gjithnjë e më të madh. Si çmimet, ashtu edhe gjithçka që e vinte në qëndër të vëmendjes, i pranoi "për lavdinë e Zotit e në emër të të varfërve".

Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria, e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin. Por duhet theksuar edhe një virtyt tjetër heroik i kësaj gruaje të madhe, i cili u bë i njohur vetëm pas vdekjes së saj. E fshehur nga sytë e të gjithëve, e fshehur deri nga ata që i qëndruan më pranë, jeta e saj e brendshme u vu në provë: pati përshtypjen e dhimbshme e të vazhdueshme se ishte ndarë nga Zoti, madje se ai e kishte braktisur, ndërsa në shpirt i rritej gjithnjë e më tepër dëshira për ta pasur pranë. Atë që po provonte e quajti "errësirë". "Nata e dhimbshme" e shpirtit të saj, e cila nisi në kohën kur sapo kishte filluar apostullimin mes të varfërve e që vijoi gjatë gjithë jetës, e çoi Nënë Terezën në një bashkim edhe më të thellë me Zotin. Përmes errësirës, mori pjesë mistikisht në etjen e Krishtit, në dëshirën e tij të dhimbshme e të zjarrtë për dashuri, duke u njësuar me mjerimin e të varfërve.

Gjatë viteve të fundit të jetës, pa marrë parasysh problemet e shumta e serioze shëndetësore, Nënë Tereza vijoi t'i printe Kongregatës së saj dhe t'u përgjigjej nevojave të të varfërve e të Kishës. Në vitin 1997 Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Në mars të vitit 1997 bekoi Eproren e re të Përgjithshme, të sapo zgjedhur, të Misionareve të Bamirësisë e bëri edhe një udhëtim jashtë shteti. Si pati takuar Papën Gjon Pali II për të mbramen herë, u rikthye në Kalkutë ku kaloi javët e fundit të jetës duke pritur vizitorë e duke u dhënë këshilla simotrave. Më 5 shtator 1997 jeta tokësore e Nënë Terezës arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, në përfundim të të cilit trupi i saj u varros në Shtëpinë-Nënë të Misionareve të Bamirësisë. Shumë shpejt varri i saj u bë cak shtegtimi e lutjeje për njerëz të besojmave të ndryshme, për të varfër e për të pasur, pa kurrfarë dallimi. Nënë Tereza na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtzakonshme. Duke iu përgjigjur thirrjes së Jezusit "Eja, të jesh drita ime!", u bë Misionare e bamirësisë, "Nënë e të varfërve", simbol i mëshirës për mbarë botën e dëshmitare e gjallë e dashurisë së etshme të Zotit.

Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e kanonizimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj.





Myslimane dhe te krishtere, si dhe njerez te ndryshem moren pjese ne funeralin e Koles.
Vdekja e Koles ishte nje goditje e rende per familjen. Qe pikerisht nena e Agnes, Dranja qe me duart e saj te arta do ta nxirrte nga kriza familjen. Ajo do te qepte fustane nusesh, kostume per festivale, do bente qilima. Gonxhja ishte shtate vjece. Se bashku me te emen shkonin cdo dite ne kishe. Ajo e ndihmonte te emen ne organizimin e festivaleve, ne zbukurimin e kishes me lule, si dhe shkonin ne kishen e Zonjes se Letnices ne Mal te Zi. Bente pjese ne korin e kishes.

Kendonte shume bukur dhe i binte mandolines. Kohen me te madhe e kalonte ne shoqerine e librave, sidomos literatures fetare. Ne kete kohe filloi te kete kontaktet e para me revistat e Misionit Katolik ku kishte shkrime te shumta per Indine.Fotografite e familjeve te varfera dhe te semureve e preken shume ate.



Te semuret nga leproza si dhe semundjet e tjera bene qe ne mendjen e saj te lindete nje ide e nje dite do te merrte nje vendim te prere. Ishte teper e brishte, teper e ndjeshme dhe ne kete kohe filloi te hidhte ne leter dhe vargjet e para.
Ishte 18 vjece.
Nje vajze me sy endrrimtare, me trup te holle dhe shpirt teper te ndjeshem. Perpara saj ishin te hapura dyert e jetes. Me kulturen dhe aftesite qe kishte ajo mund te behej nje mesuese e mire apo nje shkrimtare. Por zgjodhi dicka tjeter. Nene lokja e saj, sic kujton Gonxhia, keshtu e therrisnin te gjithe nane Dranen ne Shkup, ia kishte ushqyer shpirtin me dashurine per njerezit, per ti ndihmuar dhe sherbyer atyre. Dhe kush me mire se ajo, e rritur ne nje familje me tradita dhe dashurine ndaj te varferve, do ti perkushtohej rruges se Zotit?!. Ishte ne moshen me te bukur, ne moshen e arte, atehere kur cdo vajze enderronte princin e kalter dhe priste te kishte ne duar foshnjen e pare, te degjonte nga goja e saj fjalen Nene. Por ajo zgjodhi nje rruge tjeter, nje rruge te gjate dhe plot perpjekje, t'u ndihmonte te tjereve, t'u gjendej prane kur ato vuanin, t'u mjekonte plaget e trupit dhe te shpirtit.


Ajo ishte nje Gongje qe shkoi vend me vend dhe me fjalen e saj te embel, vetmohimin, thjeshtesine, sakrificen tregoi se cfare mund te beje nje shpirt I mrekullueshem. Perpara saj ulen kokat me respekt princer dhe princesha, presidente dhe politikane, burra shteti dhe artiste. Nga goja e njerezve te vuajtur dhe te semure doli fjala ma e bukur per bamiresen e tyre, Terezen. Ato e quajten Nene dhe kjo fjale percillej neper bote.


Qe nga viti 1929 qe kishte shkuar ne Kalkuta deri ne vitin 1960 ajo s'kishte levizur nga India. Ishte pikerisht viti 1960 kur ajo do te udhetonte per ne Evrope dhe Amerike e ftuar ne nje konference per grate katolike. Midis te tjerash ajo do te thonte:"Shume nga njerezit nuk dine ekzistencen e te varferve.Ne i shohim dhe nuk i shohim ato. Ju mund te gjeni Kalkuta ne te gjithe boten.




Neqoftese keni sy te shifni" Mbas viteve 60 ajo filloi te udhetonte per ne Evrope dhe u takua dhe me te vellane Llazarin qe jetonte ne Itali.
Deshira e saj ishte te takonte te emen dhe te motren,por nje gje e tille nuk iu lejua kurre.

Shume njerez me influence,duke perfshire dhe Indira Gandin, apeluan tek qeveria shqiptare per Nene Terezen por pa sukses.
Me 12 korrik 1972 merr lajmin e hidhur te vdekjes se nenes ne Tirane dhe deshira e saj e fundit kishte qene te shihte dhe nje here Gonxhen. Dy vjet me vone i vdes dhe e motra.
Do te vinte viti 1989 qe ajo me se fundi te vinte ne Shqiperi dhe te lutej prane varrit te se emes dhe te motres.


Puna e saj e madhe dhe e palodhur bene qe ne Indi dhe ne shume vende te tjera te botes te ngrihen me qindra qendra ku te varferit dhe te semuret gjenin nje strehe te ngrohte.

Ne vitin 1979 asaj iu dha Cmimi Nobel i Paqes.

Me vone iu dhane dhe cmime te tjera.Por asnje nga cmimet nuk kishte vleren e cmimit qe i dhane te varferit ,Nene Tereza.

Ajo ishte nene e te gjitheve, qe luftoi urine, qe luftoi varferine, qe luftoi semundjet, qe luftoi vetmine dhe u perpoq per te miren e njerezimit.
Gjer ne fund te jetes se saj ajo mbeti ashtu e thjeshte , e sakrifices, gjithshka ua dhuroi te varferve dhe u perpoq per te varferit.
Ndonese dyert e tokes meme per te do te ishin te mbyllura per dekada te tera ajo kurre se mohoi te qenit shqiptare.
Gjate nje konference shtypi kur nje reporter e pyeti si ndjehej ajo kur ne Shqiperi feja ishte e ndaluar ajo u pergjegj "shqiptaret e mi gjithmone jane ne zemren time".
Dhe kur e pyeten cila ishte origjina e saj ajo tha "jam shqiptare".

Dhe se fundi po e mbyll kete shkrim me nje thenie te Nene Terezes:
"Ngandonjehere na duket se ajo qe bejme i ngjan nje pike uji ne oqean, por vertete,
oqeani eshte i manget m'u per ate pike uje"

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kur takon Nënë Terezën, nuk mund të mos ndjesh inferioritet

Indira Gand

Në Shqipëri u përkujtua 100-vjetori i lindjes së Nënë Terezës,
përkujtim që u zhvillua dhe në shumë vende të botës. Vendet që kanë
njëfarë lidhje me të, si në garë me njëri-tjetrin, u përpoqën të
përvetësonin sa më shumë prej meritave të saj. Shqipëria, që i ka dhënë
asaj genin, e përkujtoi në mënyra nga më të ndryshmet.

Udhëheqësit,
me hipokrizi të plotë, bënë garë me njëri-tjetrin se kush do të fliste
më mirë për të. Gazetarë e shkrues të ndryshëm në gazeta u ndanë në dy
pjesë: një pjesë me sinqeritet vinin në dukje vlerat e Nënë Terezës, të
cilat i shërbenin edhe Shqipërisë, dhe një pjesë tjetër e kritikonin atë
nëmënyrë të tërthortë apo edhe të drejtpërdrejtë. Janë pikërisht shkrimet e
këtyre të fundit, si dhe hipokrizia e politikanëve në lavdet për Nënë
Terezën, të cilat duhej të ishin të fundit që ta përmendnin, që më
nxitën të lija punët që kisha në duar dhe të bëja këtë shkrim, për të
paraqitur disa mendime, pjesë të të cilave i kam dhënë pak a shumë edhe
në shkrime të tjera në të shkuarën.

Kryeministri Berisha,
mjeshtri virtuoz i përfitimit në çdo situatë, si gjithnjë, më i shquari
në protagonizëm, më i shquari në lavde, qe më aktivi, a thua se i
ndjente dhe i vlerësonte vërtet virtytet e Nënë Terezës. Ai e ktheu
ditën e përkujtimit të Nënë Terezës në promovim të vetes. Në pllakatet
që kishte përgatitur, emrin e tij e kishte shkruar me germa më të mëdha
se atë të Nënë Terezës. Presidenti Topi dhe Kryetari i Bashkisë së
Tiranës, Edi Rama, lajmëruan së bashku se do të ndërtonin një rrugë të
re, kushedi se ku dhe kushedi se kur dhe do t’i vinin emrin e Nënë
Terezës. Gandi thoshte “Nderi më i madh që mund të mëbëjnë miqtë e mi, është të zbatojnë në jetën e tyre programin që
mbështes unë, ose të më kundërshtojnë deri në fund, në qoftë se nuk
besojnë në të”.

Nënë Tereza nuk ka nevojë për ceremonitë që
drejtuan udhëheqësit tanë. Ajo ka nevojë që ata të bëjnë që ne ta njohim
atë dhe të vëmë në jetë mësimet e saj.

Gjatë pushimeve të verës
që bëra në Shqipëri në muajin gusht, pashë nja dy gjëra në lidhje me
Nënë Terezën që nuk më lanë përshtypje të mirë. Në oborrin e Ministrisë
së Kulturës në Tiranë ishte vendosur një pllakat i madh i Nënë Terezës, i
shoqëruar me fjalët e saj, natyrisht të përkthyera, se Nënë Tereza nuk
fliste shqip. Pikërisht në atë ministri, ku çdo gjë duhet të ishte
kulturë, përkthimi i fjalëve të Nënë Terezës ishte bërë prej një personi
që nuk e njihte shqipen standarde!

Kur zbret nga aeroplani në
Rinas, për t’u futur në godinën e aeroportit, lexon lart në murin e saj
të shkruar në anglisht: “Tirana International Aeroport”. Edhe pse ka
disa vite që atij aeroporti i është vënë emri i Nënë Terezës, ai vazhdon
të njihet nga ata që zbresin në tokë aty thjesht si aeroporti
ndërkombëtar i Tiranës dhe josi “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza”. Asnjë nuk kujtohet
t’i shkruajë atij aeroporti emri që ka, për të mos përmendur pastaj
përmendoren e saj të vendosur në atë aeroport, që është një shëmti më
vete.

Gjatë shekullit të kaluar, bota, krahas monstrave të
njohura, të cilat i shkaktuan asaj qindra miliona viktima, ka nxjerrë
edhe humanistë nga më të mëdhenjtë. Ndërmjet tyre zënë vend emra të
tillë si Nënë Tereza, Mohandas Gandi, Martin Luter Kingu, Nelson
Mandela, Papa Gjon Pali II e të tjerë. Të gjithë këta e kanë pasuruar
botën tonë, i kanë dhënë asaj kuptim, e kanë bërë atë më të moralshme e
më humane. Megjithatë, edhe këta njerëz të mirë nuk u kanë shpëtuar
kritikave që në shumicën e rasteve kanë qenë të padrejta.

Nënë
Tereza është kritikuar, kryesisht nga disa të huaj, të cilët pretendojnë
se ato që ka bërë, i ka bërë për famë. Nuk ka logjikë të pretendosh që
për të fituar famë, të shkatërrosh me dashje jetën tënde. Nuk di të ketë
njeri që ta ketë bërë këtë. Megjithatë, edhe sikur ky të ketë qenë
motivi i mënyrës së jetës dhe punës që zgjodhi Nënë Tereza, që të
fitonte famë duke sakrifikuar veten për t’u shërbyer të varfërve, të
braktisurve dhe të sëmurëve, prapë merita e saj do të ishte shumë e
madhe. Le të dalë ndonjë nga ata që e kritikojnë Nënë Terezën pikërisht për
këtë dhe le të shkojë sot përkohësisht vullnetar në Darfur, në Hondura
apo në Pakistan, të sakrifikohet për nevojtarët e këtyre vendeve dhe,
pavarësisht se përse do ta bënte atë punë, të ishte i sigurt se, pa
hezitim, bota do ta quante hero. Një pjesë tjetër, përsëri nga të huajt,
e kritikon Nënë Terezën nisur nga motive fetare. Janë kryesisht
protestantët që, duke goditur Nënë Terezën, kërkojnë të godasin
katolicizmin.

Nga vendasit prej atyre që kritikojnë Nënë Terezën,
në radhë të parë janë së bashku antishqiptarët, cinikët,
mendjemëdhenjtë, të cilët duke e kritikuar atë nisur gjoja nga motive
nacionaliste, i heqin asaj çdo vlerë, pasi, sipas tyre, ajo nuk ka bërë
asgjë drejtpërsëdrejti për Shqipërinë, por ka bërë për Indinë dhe
krishterimin. E kanë krejtësisht gabim. Nënë Tereza ka bërë për
Shqipërinë shumë më shumë nga ç’ka bërë Shqipëria për të. Mjafton që ajo
pranon që është me gjak shqiptar, pra me gen shqiptar, dhe Shqipërisë i
shtohet një përmasë humane shumë e rëndësishme në sy të botës, ndonëse
ajo nuk e meriton plotësisht. Ish-presidenti amerikan Klinton, pat thënë
se u bë më i ndjeshëm ndaj çështjes së Kosovës, pasi njohu më mirë Nënë
Terezën. Duke përdorur një gjuhë dhe logjikë fetare mund të themi se
për ne Nënë Tereza është një dhuratë nga qielli, për të na dhënë nder
dhe për të na bërë të njohur në komunitetin botëror. E këtë gjë nuk e ka
bërë asnjë shqiptar deri më sot.Një pjesë e shqiptarëve janë myslimanë fanatikë dhe, të nisur nga motive
fetare, nuk vlerësojnë asnjë që nuk është nga feja e tyre e kështu nuk
mund të pranojnë vlerësime e nderime as për Nënë Terezën.

Një
pjesë tjetër janë të fantaksur që përpiqen të duken interesantë e të
ditur dhe kërkojnë me qiri se mos ndonjë i huaj thotë ndonjë fjalë të
keqe për të, e përkthejnë atë aty për aty dhe ia paraqesin popullit
shqiptar si një të vërtetë absolute. Prej tyre, sot me Nënë Terezën po
ndodh po ajo që ndodhi pak kohë më parë me Skënderbeun, të cilit iu
vërsulën me tërbim, sikur të ishte ai përgjegjësi i të gjitha
fatkeqësive të sotme që ne ia krijojmë vetes. Vështirë të ketë popull
tjetër në botë që të ketë nxjerrë më shumë mohues e kritikues të
historisë më të mirë të vet sesa shqiptarët.
Shumë, nëpërmjet
kritikave që u bëjnë politikanëve që shfrytëzojnë Nënë Terezën për
promovimin e vetes, godasin vetë Nënë Terezën. Politikanët e sotëm,
është e vërtetë, kanë më pak të drejtë se të gjithë të tjerët t’ia
përmendin asaj emrin, sepse ata janë të kundërtit e saj, por kjo nuk do
të thotë se është fajtore Nënë Tereza.

Nënë Tereza nuk është thjesht një bamirëse e zakonshme, ajo është edhe një mendje e madhe. Fjalët e saj nëformë të maksimave hijeshojnë fjalimet e njerëzve të mëdhenj dhe zënë
vend kudo në faqet e internetit. Ato nuk janë thjesht fjalë të bukura,
ato përmbajnë vlera të mëdha filozofike.

Dy raste nga përvoja ime
në Amerikë. Kur po bisedoja një herë me një amerikan, ai më pyeti: “A
ka Shqipëria njerëz që i njeh bota”? Aty për aty i thashë: “Po ka. A e
keni dëgjuar Nënë Terezën? Ajo është shqiptare”. Ai u çudit dhe më tha
se atë e njihte, por nuk e dinte se ishte shqiptare. Duhet shënuar këtu
se amerikanët pak dinë për njerëzit e shquar të botës që nuk janë
amerikanë.

Një rast tjetër. Në ceremoninë që u zhvillua në
shkollën e mesme “Teodor Rusvelt” në Jankes, në Nju Jork, me rastin e
mbarimit të vitit shkollor, në vitin 2002, shkollë prej së cilës mbaroi
vajza ime, mora pjesë edhe unë si prind. Gjatë asaj ceremonie, e cila u
zhvillua e bukur dhe me gjithë seriozitetin që meritonte, diku nga mesi i
programit, një prej drejtueseve, pasi thirri një nxënëse, filloi të
thoshte, sikur po recitonte, fjalët: "Ndershmëria dhe sinqeriteti të
bëjnë të brishtë" dhe nxënësja, e thirrur pranë saj, vazhdoi:
"Megjithatë, ji i ndershëm dhe i sinqertë". "Të kujt janë këto mendime?"
pyeti drejtuesja. "Të Nënë Terezës", iu përgjigj nxënësja. "Pa dyshim",
tha drejtuesja. Dhe më pas ato së bashku recituan të gjithë poemën e
shkurtër, “Megjithatë”, të Nënë Terezës
e cila krijoi vërtet një atmosferë të jashtëzakonshme emocionale. Poema
ishte vërtet një koncentrat mendimi e urtësie i shkallës më të lartë.
Ajo përmblidhej në tetë vargje dhe kishte të bënte me sjelljen e mirë të
njeriut në një botë të keqe. Si shqiptar, nuk mund të mos ndiheshe
krenar në atë sallë të mbushur plot me nxënës amerikanë, së cilës tonin
solemn ia jepte një shqiptare.

Nuk e kisha dëgjuar kurrë atë,
ndonëse dija një tjetër poemë të ngjashme, apo gjerdan maksimash po të
Nënë Terezës, që quhej "JETA" dhe që në Tiranë e kisha vendosur në
xhamin e bibliotekës së laboratorit ku punoja.

Pasi dëgjova poemthin, u interesova të mësoja diçka më shumë për të. Dhe ja se ç’mësova:

Origjina
fillestare e atyre vargjeve duhet të jetë nga urtësia e fesë së lashtë
indiane, Xhain, e cila është një fe me parime shumë interesante dhe
tejet humane. Në citatet që jepen për të njëjtin subjekt nga ajo fe,
përveç vargjeve që përmbahen në poemën e Nënë Terezës, janë edhe dy
vargje të tjera që nuk ndodhen në thëniet e saj. Ato janë: "Njeriu më i
lartë me idetë më të shquara, goditet nga njeriu më i ulët me idetë më
të errëta. Megjithatë, përpiqu të lartësohesh", si dhe "Në qoftë se
mendon ndryshe, mund të kritikohesh nga të tjerët
Megjithatë, përpiqu të mendosh ndryshe". Mundësinë më të madhe të
prejardhjes ato vargje duket se e kanë pikërisht nga kjo fe, por Nënë
Tereza u dha atyre një formë tjetër dhe një përhapje e njohje
universale. Këto vargje, Nënë Tereza i kishte vendosur në një mur të
shtëpisë së të vegjëlve jetimë, “Shishu Bhaven”, në Kalkuta, por sot ato
vargje gjenden të vendosura kudo nëpër botë: në mure, në zyra, në dyer
frigoriferi, në dollapë, në biblioteka etj. Ndikimi i tyre në edukimin
moral të popullit, duket se është i fuqishëm. Uein Daier (Waine Dyer) i
quan ato: "Plani me tetë pika i Nënë Terezës për shndotizim”.
Më poshtë po japim thëniet e Nënë Terezës, "Megjithatë"

“Megjithatë”
Njerëzit janë shpesh të paarsyeshëm, të palogjikë dhe egocentrikë. Megjithatë, fali.
Kur je i mirë, të tjerët mund të të akuzojnë për egoizëm. Megjithatë, ji i mirë.
Në sukses fiton ca miq të rremë dhe ca armiq të vërtetë. Megjithatë, ji i suksesshëm.

Po të jesh i ndershëm dhe i sinqertë, të tjerët mund të të mashtrojnë. Megjithatë, ji i ndershëm dhe i sinqertë.
Atë që ndërton me vite, mund të ta shkatërrojnë brenda natës. Megjithatë, ndërto.ur gjen qetësi dhe lumturi, disa mund të bëhen xhelozë. Megjithatë, ji i lumtur.

E mira që bën sot, shpesh harrohet. Megjithatë, bëj mirë.
Jep më të mirën që ke dhe prapë nuk do të jetë e mjaftueshme. Megjithatë, jep më të mirën që ke.

Nuk duhet që Nënë Tereza të na shërbejë vetëm si një zbukurim. Nuk
duhet vetëm që të organizojmë festa në kujtim të saj. Nuk mjafton të
shqetësohemi, kur nga indiferenca jonë Nënë Terezën na e marrin të
tjerët. Nuk mjafton të kritikojmë komunizmin që u tregua aq i padrejtë e
mizor ndaj saj. Nënë Tereza duhet bërë e njohur në masa. Ajo duhet të
bëhet pjesë e kulturës dhe shpirtit tonë. Duhen përhapur mendimet, idetë
dhe praktikat e saj në popull, duhen edukuar nxënësit me veprën e saj.

Nënë
Tereza dhe humanistët e tjerë që përmendëm më lart, duhen futur vërtet
në shkolla, në spitale, në politikë, në sjellje e kudo. Dhe, po të bëhet
kjo, me siguri Shqipëria do të ndryshojë. Do të ketë më shumë shërbim,
më shumë dhembshuri, më shumë empati; do të ketë më pak vrasje, do të
ketë më pak dhunë, do të ketë më pak nga ajo që me eufemizëm e quajmë
korrupsion, por që në të vërtetë duhet ta quajmë me emrin e vërtetë: vjedhje e grabitje e popullit dhe e vendit. E kjo u takon
drejtuesve që ta bëjnë. Por a duan vërtet drejtuesit tanë që të ketë më
shumë humanizëm, më pak vrasje, më pak dhunë, më pak demagogji, më pak
korrupsion? Eh, këtu ngec puna.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ajo që mbetet
në zemren e njeriut
është vepra e madhe
e Gonxhe Bojaxhiut.

Ajo që bën dritë
si dielli me rreze
është Nobelistja
Nëna e jonë Tereze.

Rruga jote o nënë
plot bëmirësi
do të mbetej me shekuj
e shkruar n'histori.

Nobeliste e dashur
Nënë e përvujtur
përherë je strehim
e njeriut n'mjerim.

Kurrë nuk mendove
vetëm për vehte
more rrugë të largët
dole n'tjera shtete.

Bijë e këtij trolli
moter humanitare
është Nënë Tereza
me shpirt e gjak shqiptare.

Për veprën tënde o nënë
mbarë bota e din
që po kthen n'atdhe
të presim plot gëzim

Marrur nga revista 'Drita'

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons