Forumi Kuq E Zi
GJERGJ FISHTA Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
GJERGJ FISHTA Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
GJERGJ FISHTA Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
GJERGJ FISHTA Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1GJERGJ FISHTA Empty GJERGJ FISHTA 10/9/2011, 20:54

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Gjergj Fishta (1871 - 1940) lindi në fshatin e vogël
Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e
filloi si barì. Por shumë shpejt, kur ishte 6-vjeçar
zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e
dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të
Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai
vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin
poetik. Më 1886 dërgohet për studime në
Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë
afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e
Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos.
Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike".
Më 1893 përfundoi studimet shkëlqyeshëm.
__________________
formuar
në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti
ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më
autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj,
shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e
reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.
Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë
e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare
të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe
klasicizmi. Deri më 1899, Fishta shkruan me alfabetin shqip
të françeskanëve. Në janar 1899 ai bëhet
bashkëthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë
"Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng
Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe
krijimet e Fishtës të kësaj periudhe.


1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në
Shkodër deri atëherë e drejtuar nga klerikë të
huaj. Menjëherë ai futi gjuhën shqipe si gjuhë
mësimi në këtë shkollë. Shpejt Fishta u
afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë
në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i
shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe
drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e
Pavarësisë së Shqipërisë ai e priti me
entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike
dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë
të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta
aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive
ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në
poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që
boton në revistën "Hylli i dritës", revistë
letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe
u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën
"Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë
me Luigj Gurakuqi, "Komisinë letrare" që kishte për
qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.

Mbarimi
i Luftës së Parë Botërore përkon me
pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës
si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit
1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i
përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën
e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i
Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë
të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si
nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara
politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit, 1924.
Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet
1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e
riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më
e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në
Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së
Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e
botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937).


Arrin të botojë këngët e para të "Lahuta e
Malëcisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare,
më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e
Parnasit", dhe më 1909 përmbledhjen lirike "Pika
voëset", më 1913 "Mrizi i Zanave".

Për
veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta
mori nderime të ndryshme. Më 1931, Greqia i jep
dekoratën "Foenix". Më 1939, Italia e bën anëtar
të Akademisë së saj. Padër Gjergj Fishta vdiq
në Shkodër më 30 dhjetor 1940 në spitalin civil
të qytetit të Shkodrës ku ai ishte shtruar nga një
sëmundje e zemrës dhe e mushkërive. Varrimi i tij u krye
një ditë më vonë në kishën
Françeskane të Gjuhadolit. Fjala e fundit u mbajt nga Prof.
Aleksandër Xhuvani.
Tituj të veprave

* Lahuta e Malcís [1] - poemë (Zarë, 1925)
* Anzat e Parnasit - satirë (Sarajevë, 1907) [1]
* Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarë, 1909) [1]
* Shqyptari i gjytetnuem - melodramë (1911) [1]
* Shqyptarja e gjytetnueme - melodramë
* Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t (1912) [1]
* Hylli i Dritës - revistë (1913) [1]
* Juda Makabé - tragjedi (1914) [1]
* Gomari i Babatasit (Shkodër, 1923) [1]
* Mrizi i Zanave (Shkodër, 1924) [1]
* Sh. Luigji Gonzaga, (Shkodër 1927)
* Lahuta e Malcís - botimi komplet (1937)
* Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodër, 1941)

Mirënjohjet

* Urdhrin "Nderi i Kombit" Shqipëri, 2002
* Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
* Kurorë Argjëndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrës (1911).
* Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912).
* Dekorata Ritterkreuz, nga Mbreteria e Austrisë (1912).
* Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913).
* Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).
* Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan (1929).
* Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931)

https://kuqezi.albanianforum.net/

2GJERGJ FISHTA Empty Re: GJERGJ FISHTA 25/1/2013, 06:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Gjuha shqype

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjلma e rrfés zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu a' gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; a' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lén mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thÙ„nun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhÙ„nun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' mÙ„ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp ma s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xÙ’ni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fés qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!



FISHTA

3GJERGJ FISHTA Empty Re: GJERGJ FISHTA 25/1/2013, 06:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
ATDHEU
Gjergj Fishta

N'ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshem kndon,
N'ty mendoj kur soset dita,
Terri boten kur e mblon.

Vec se ty te shoh un n'anderr,
Vec se ty, cuet, t'kam n'mendim;
Nder t'vështira ti m'je qanderr,
Per ty i lehtë m'vjen cdo ndeshkim.

Tjera brigje, fusha e zalle
Une kam pa, larg tue ba shtek,
E pergjova tjera valle,
N'tjera lule syu m'u rrek;

Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s'rri,
Ma i kulluet nji lum s'dikohet,
Moj Shqypni, porsi i ke ti.
N'ty ma i bukur lulzon Prielli,
Jane ma t'kandshme stine e mot;
N'ty bylbyli pa le dielli
Kndon ma ambel t'Madhit Zot.

Pa ty lules s'm'i vjen era,
Pa ty pema fryt nuk m'bjen:
Mue pa ty nuk m'del prendvera,
Pa ty dielli nuk m'shkelxen.

Dersa t'mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr Shqypni, s'kam me t'harrue,
Edhe n'vorr me t'permende kam.

4GJERGJ FISHTA Empty Re: GJERGJ FISHTA 25/1/2013, 06:49

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Gjergj Fishta me vepren "Lahuta e Malcis" derisa jetonte dhe vepronte u pagezua epiku me i madhe i shekullit ku ndertoi epin shqiptar te shek.XX.
Tere jeten e tij kontriboi ne kryevepren e tij poetike "Lahuta e Malcis".
Vepra epike "Lahuta e Malcis" behej epope kombetare,ku pershkruan lufterat e dy brezave mirepo kenget e saj tregojne ngjarje te veçanta.Nuk eshte nje poeme qe ka nje veprim kryesor dhe nje hero kryesor siq jane eposet e medha.
Vepra fillon me heroizmat shqiptare per te mbrojtur tokat e tyre nga sulmet Malazeze te perqendruar ne Shqiperine e veriut.
Nga fokusi i nje krahine vepra zgjerohet ne teresine etnike shqiptare,fillon me trajtimin e burrerise ne nje mjedis per te arritur deri te koncepti i burrerise se kombit.
Ne kete menyre "Lahuta e Malcis" behet veper per himnizimin e virtyteve te perhershme shqiptare dhe projekti i idealeve dhe i deshirave te Gjergj Fishtes.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons