Forumi Kuq E Zi
Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë në veprën e albanologut Milan Shuflaj Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë në veprën e albanologut Milan Shuflaj Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë në veprën e albanologut Milan Shuflaj Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë në veprën e albanologut Milan Shuflaj Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Qytetet e Shqipërisë shumë herët tërhoqën vëmendjen dhe u bënë objekt studimi në shkrimet e studiuesve të shumtë, jo vetëm vendas por edhe të huaj. Në këtë kontekst ato u bënë pikë referimi edhe në veprat e studiuesit kroat Milan Shuflajt. Milan Shuflaj, studiues dhe albanolog i madh kroat, njohës i mirë i historisë mesjetare shqiptare shquhet për kontributin e madh që dha në ndriçimin dhe trajtimin e problemeve të ndryshme në fushën e historisë mesjetare shqiptare. Në këtë pikëpamje ai shquhet edhe si njohës i mirë i qyteteve të Shqipërisë në përgjithësi duke filluar që nga lindja dhe zhvillimi i tyre për të vazhduar gjatë gjithë mesjetës. Ai ishte njohësi i mirë edhe i organizimit dhe rregullimit të jetës së brendshme të qyteteve të Shqipërisë gjatë mesjetës qoftë sa i përket gjendjes etnike të tyre ashtu edhe asaj kushtetuese dhe financiare. Në opusin e gjerë shkencor të Milan Shuflajt hasim në të dhëna të shumta dhe me mjaft interes për historinë e qyteteve të Shqipërisë gjatë mesjetës por në këtë rast do të ndalem dhe të trajtoi vendin që zënë qytetet e Shqipërisë në veprën e tij “Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë kryesisht në mesjetë”. Vepra “Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë kryesisht në mesjetë”, për herë të parë u botua në vitin 1924 në Vjenë në gjuhën gjermane, por këto ditë shtëpia botuese Onufri e nxori në gjuhën shqipe. Libri në fjalë mund të konsiderohet si një libër model në radhë të parë për përgatitjen për botim dhe përkthimin e shkëlqyer në gjuhën shqipe, e bërë kështu falë punës së palodhshme të studiuesit të mirëfilltë dhe njohësit të mirë të periudhës mesjetar shqiptare Prof.dr. Luan Maltezit. Libri “Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë kryesisht në mesjetë”, është i mbarështuar në 191 faqe, i ndarë dhe i konceptuar në gjashtë kapituj, në të cilat preken dhe trajtohen pothuajse të gjitha aspektet shoqërore, juridike, ekonomike që i karakterizuan qytetet e Shqipërisë kryesisht në mesjetë. Të dhënat që hasim në këtë libër për qytetet e Shqipërisë janë të shumta, duke filluar që nga koha antike konkretisht që nga lindja e tyre . Në mesin e të dhënave të shumta që hasim në këtë vepër mund të veçojmë: Të dhënat që kanë të bëj me lindjen dhe zhvillimin e qyteteve të Shqipërisë në kohën antike, si dhe zhvillimi i jetës së këtyre qyteteve në mesjetë, përkatësisht formimi i qyteteve të reja. Të dhënat që kanë të bëjë me gjendjen etnike të qyteteve të Shqipërisë në mesjetë, si dhe ato që iu kushtohen kushtetutës dhe financave.

Lindja dhe zhvillimi i qyteteve të Shqipërisë në antikitet dhe në mesjetë/Të dhënat që Milan Shuflaj na i sjellë lidhur me lindjen dhe zhvillimin e qyteteve dhe kështjellave të Shqipërisë gjatë antikës dhe mesjetës kanë një vlerë dhe rëndësi të veçantë. Duke folur për qytetet të cilat lulëzuan në bregun lindor të Adriatikut ai vë në dukje se ato kanë një themel ilirik. Për të argumentuar këtë në vijim ai thekson se edhe ilirët si të gjithë popujt e tjerë qysh herët kishin filluar që të ndërtonin ndërtesa prej guri. Si tipa të kështjellave të vjetra ilire ai përmend Mesunin në krahinën e Kuçit. Një kështjellë tjetër që ai përmend është edhe ajo e Shkodrës për të cilën njëherit thekson se ishte edhe rezidencë e mbretërve ilirë, po ashtu si kështjellë të tillë ai përmend edhe Peraston , si dhe Sadrën. Duke folur për lindjen dhe zhvillimin e kështjellave ilire në ndërkohë ai vë në dukje se si rrjedhojë e zhvillimit të këtyre kështjellave i kanë fillimet e veta edhe shumë qytetet. Për Lycindosin-Ohrin e sotëm thotë se i ka fillimet prej një kështjelle të fisit ilir të Desaretëve ose Sesaretëve. Edhe për Albanopolisin thotë se ishte një kështjellë e vjetër ilire që në kohën e Romës u bë qytet. Kur jemi te themelimi i qyteteve ai flet edhe për themelimin e Dyrrachionit(Durrësit), Ulciniumit(Ulqinit), Lissosit(Lezhës)etj. Në këtë vepër del qartë se të gjitha këto qytete ishin qendra të rëndësishme si dhe pikënisje të rrugëve të lashta tregtare, madje disa nga to ishin edhe stacione kryesore të rrugëve tregtare që kalonin nëpër vende që ishin të pasura me shumë miniera argjendi. Në veprën “Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë kryesisht në mesjetë”, Shuflaj krahas lindjes dhe zhvillimit të qyteteve gjatë antikës na ofron të dhëna me rëndësi edhe për formimin dhe zhvillimin e qyteteve të Shqipërisë edhe në mesjetë. Duke folur për seleksionimin e qyteteve antike dhe formimin e atyre të reja ai ndalet tek një moment i rëndësishëm që përkon me këtë. Në këtë kontekst Shuflaj veçon se si pasoj e dyndjeve të popujve të cilat u shoqëruan me vrasje djegie e plaçkitje shumë qytete u shkatërruan por në ndërkohë linden edhe u zhvilluan qytete të reja si: Tivari, Drishti, Danja etj. Një periudhë shkatërrimi apo thënë më mirë rrënimi qytetet dhe kështjellat përjetuan edhe pas rënies së tyre nën sundimin turk. Siç thekson Shuflaj pushtuesit turq nga qytetet mbajtën vetëm ato kështjella të cilat kishin një rëndësi strategjike, ndërsa muret e shumë qyteteve të vjetra u lanë nën mëshirën e fatit dhe u shkatërruan.

Gjendja etnike në qytetet e Shqipërisë gjatë mesjetës/Shuflaj vë në dukej se thelbin etnik të gjithë qyteteve nga Istria deri në Durrës e përbënin romanët të cilët më vonë u quajtën vlleh. Por në ndërkohë siç potencon autori elementi roman në këto qytete filloi që të dobësohet duke u forcuar gjithnjë e më shumë ai shqiptarë. Qysh në shekullin e XIII ai vë në dukje se Kruja e humbi elementin roman, ndërsa Lezha pak më vonë gjatë shek XIV, kështu të dy qytetet u bën rezidenca të familjeve të dinastive shqiptarë. Edhe në Durrës për të cilin autori thotë se thelbi etnik ishte më i komplikuari, gjatë shek. XIV forcohet gjithnjë e më shumë elementi shqiptar. Si qytet në të cilin elementi roman qëndroi më shumë ai përmend qytetin e Drishtit, në të cilin akoma gjatë shek.XV pjesa më e madhe e emrave të banorëve është roman. Krahas gjendjes etnike në qytetet e Shqipërisë gjatë mesjetës, Shuflaj rrëfen edhe për vetë jetën që zhvillohej brenda këtyre qyteteve, duke i’u kushtuar kujdes dhe vëmendje disa veprimtarive me karakter ekonomik që zhvilloheshin në këto qytete. Ai flet për kultivimin e vreshtave, ullishtave, për eksportimin e drurit, për peshkimin, kriporet etj. Ai gjithashtu flet edhe për zejtarin dhe esnafet.

Ligjet, financat, statutet, kancelaritë dhe dokumentet e qyteteve të Shqipërisë gjatë mesjetës/Në hullinë e të dhënave për qytetet e Shqipërisë Milan Shuflajt i takon merita edhe për trajtimin e thukët që bënë mbi ligjet që përcaktonin rendin politik dhe ekonomik e shoqëror në qytetet e Shqipërisë në mesjetë. Sipas tij gjatë shekullit XI-XII si bartës të pushtetit më të lartë në qytete ishin të ashtuquajturit Priori, më vonë ai vë në dukje se në vend të fjalës Priori filluan të përdorën tituj të tjerë. Në këtë kontekst Shuflaj na ofron një tablo mbi titujt përkatësisht emrat e bartësve më të lartë të pushtetit në qytetet e Shqipërisë në periudha të ndryshme kohore gjatë mesjetës. Sa iu përket të ardhurave të qyteteve të Shqipërisë gjatë mesjetës ai ndalet tek të ardhurat që siguroheshin nga taksat e ndryshme më të cilat ishte e ngarkuar popullsia, si dhe për doganat të cilat gjithashtu siguronin të ardhura ngase për gjerat të cilat dilnin në treg për tu shitur qofshin të ardhura nga jashtë me det , qofshin nga rrethi i qytetit apo të sjellura me karvane nga vende të largëta, për të gjitha ato gjëra duhej që të bëhej një pagesë. Taksa për dogana ishin të ndryshme ato varionin sipas rrethanave, për mallrat e importit natyrisht se dogana ishte më e lartë se për ato të eksportit. Vlen të theksohet se libri “Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë kryesisht në mesjetë”, ngërthen në vete të dhëna me rëndësi edhe për parimet, rregullat si dhe normat me anë të të cilave zhvillohej dhe rregullohej jeta e qyteteve. Nga vetë përmbajtja e të dhënave që na ofron ai përkitazi me parimet dhe rregullat përkatësisht statutet e qyteteve të Shqipërisë jep me kuptuar se përveç statutit të qytetit të Drishtit ekzistonin edhe statute të qyteteve të tjera si p.sh. Durrësit, Shkodrës etj. Në librin në fjalë autori merret edhe me kancelaritë si dhe me llojet e ndryshme të dokumenteve të dala nga ato kancelari. Shuflaj gjithashtu flet edhe për formularët sipas të cilave shkruheshin ato dokumentet duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek datimi i tyre. Ai vë në dukje se aktet e shkruara në gjuhën greke përdornin erën bizantine, ndërsa ato në gjuhën latine përdornin erën kristiane. Krahas këtyre, ai na ofron edhe të dhëna të tjera për formularët e dokumenteve duke na dhënë një pamje të përgjithshme mbi dokumentet e lëshuara nga zyrat e qyteteve të Shqipërisë gjatë mesjetës. Duke e përfunduar këtë shqyrtim, mund të arrijmë në konkluzion se libri “Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë kryesisht në mesjetë”, edhe pse i shkruar 85 vite më parë megjithatë mund të konsiderohet si minierë e madhe të dhënash për Shqipërinë dhe qytetet e saj sidomos gjatë mesjetës.

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons