DEMIR KRASNIQI
VOLUMI I XV-të
DIELL LIRIE
Gjilan, 2008.
I. DIELL LIRIE
1. DIELL LIRIE
Diell lirie lind mbi ne,
Po lulëzon një jetë e re.
Pëllumba paqe fluturojnë –
Ditëve të reja gugurojnë.
Sot, Kosova jonë kreshnike -
Krah për krah me shtetet mike,
Është e lirë , demokratike,
Zemërbardhë, e fortë, unike.
Nuk duam luftëra , as armiq –
Duam paqe , duam miq !
Sytë e tanë kah ardhmëria,
Larg qoftë armiqësia!
Sot, Kosova jonë sovrane,
Është në sofrën evropiane ,
N’ rrugë të drejtë me hap të mbarë,
Me t’ gjithë popujt barabar.
*****
Me këtë këngë, autori ka marrë pjesë në konkursin e hapur nga Qeveria e
Kosovës, për himnin e Republikës së Kosovës, por nuk është pranuar nga
ana e Komisionit seleksionues.
VOLUMI I XV-të
DIELL LIRIE
Gjilan, 2008.
I. DIELL LIRIE
1. DIELL LIRIE
Diell lirie lind mbi ne,
Po lulëzon një jetë e re.
Pëllumba paqe fluturojnë –
Ditëve të reja gugurojnë.
Sot, Kosova jonë kreshnike -
Krah për krah me shtetet mike,
Është e lirë , demokratike,
Zemërbardhë, e fortë, unike.
Nuk duam luftëra , as armiq –
Duam paqe , duam miq !
Sytë e tanë kah ardhmëria,
Larg qoftë armiqësia!
Sot, Kosova jonë sovrane,
Është në sofrën evropiane ,
N’ rrugë të drejtë me hap të mbarë,
Me t’ gjithë popujt barabar.
*****
Me këtë këngë, autori ka marrë pjesë në konkursin e hapur nga Qeveria e
Kosovës, për himnin e Republikës së Kosovës, por nuk është pranuar nga
ana e Komisionit seleksionues.