Forumi Kuq E Zi
Poezi nga Martin Camaj Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Poezi nga Martin Camaj Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Poezi nga Martin Camaj Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Poezi nga Martin Camaj Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Poezi nga Martin Camaj Empty Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:03

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
TRASHEGIMI...

Katundi arbresh kaluer
mbi qafën e bjeshkës
shklet majën e humnerës
Shum ujë në lum
veshi i shkambit ushton.

Dheu më vren me synin e plakës
njiqindvjeçare
"Nanëmadhe, po shkon:
çka don me vehte të merrsh
në kodrinë, nën qeparisa?"
"Hijen e tire, bir!"

Dimën. Në ferrën e murrizit
la delja tri fjolla leshi.
Tri fjalë më la tezja arbreshe
te dheu i eshtnave tonë.

Fjalët e gjuhës seme - nji
udhtimë e gjatë e gjatë në kohë,
nji ushtimë e gjatë e gjatë
ndër veshë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:03

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
MOSPERFILLJE...

Mbas mjesnate hana derdhi rrezet
prej majes së shkambit deri në lumë.
Mbasi që u ngi me gjumë
këndon qokthi ndër rreze:
sytë, dy pika uji, ndrisnin dhe kanga
pikon në luginë, në terr.

Dikush buzë lumit n’agim gjeti
sqepin e thyem të qokthit e tha:
dam! Kqyre këtë tingull që ra
e plasi në gurë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

3Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:03

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
NJI STINE E HUMBUN...

Verës sa nji mëngjes me vesë
nuk ia pau kush ballin simjet
me sy të përlotun të sjellun
kah mali.

Vjetit nuk i mungon asnji ditë
në kalendar e i dhimbet
e mbramja pikë e dyllit në djegie:
e sotmja ka ndijen e dridhjes
së fletëve të shqemes
para dhambëve të sutës.

https://kuqezi.albanianforum.net/

4Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:03

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
NATA E KONCERTIT...

As bora nuk asht e bardhë në këtë muzg.
Gjindja me kambë të randa vrapon
kah dritaret e tingullit.

Në sallën e koncertit edhe diktatorët
marrin vesh masën e instrumentave.

Ndëgjuesit veshë-imët mbyllën sytë
e kapën currila pullazesh të lashta,
djegie qytetesh e drush të thata.
Në tempon e dytë gzhatshëm era
përkuli grunin deri në tokë.

Në sallën e koncertit edhe dirigjenti
symbyllë s’pau tjetër pos tingujsh
të ndezun mbrenda nji rrotulle terri.

https://kuqezi.albanianforum.net/

5Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:03

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
LULE...

Sonte më lajmëruen se ka vdekë një njeri
Prandej jam i trishtueshëm, Lule.

Dashunia ashtë e vetmja shtyllë guri
Kur andej gardhit fluturojnë
Shëgjetat e akullit.

Dy zemra bashkë janë ma rrufeprojse
Se dy shpata tu për tu
Me teha përjashta
Ideja e sosjes, Lule,
kur je ti pranë ik si shpend i egër
andej kah vjen terri.

https://kuqezi.albanianforum.net/

6Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:04

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
ATY SI TASH PARA SE ME ARDHË FISET...

Aty si tash pra se me ardhë fiset
ishe
me tambël në plasaritjen e currave
e me themele në ujin e njelmë.
Të dhanë vetëm nji emën: Shkodra.
E të thirrën qytet me kunora
e të hodhën përkrye gur
e hekurat e para.

U zgjove e përgjakun sa herë
e u kqyre në pasqyrën tande.
Me emën grueje u lave ndër ujna
t'lumejve dhe ndeje me petka të reja
në shkamb
e ndritun ballë diellit mbi fusha.

https://kuqezi.albanianforum.net/

7Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:04

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
DIMËN...

Flokët e borës ndër grykcat e lisave
e krahnjerri i përjargun ndër degë.
Syni kërkon flakën e fshehtë,
vjedulla strofullin
në gjijtë e rrajëve dhe kujton
ngrohësinë e frymës
nën lëkurën e delës së bardhë.

Iriqi me therra të nguluna n'mish
digjet pa flakë
mbrenda katër ballnave të dheut.

https://kuqezi.albanianforum.net/

8Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:04

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
MË FALNI DIÇKA...

Më falni diçkà që më kënaq
si puthja e nanës në ballë;
më gëzoni nji herë
si gëzohet gjethi i njomë në puhí,
më shikoni si hana nëpër rremba
e kam me u falë gjithçka:
mordjen do të puthi ndër buzët e ngrime
dhe në zgavrrat e synit të sáj
do të derdhi lòt.
Avitu, njerí!
Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë
si bima prej fare në pranverë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

9Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:04

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
GJAKMARRJA...

Vetmia ka thithë erën e bjeshkës
dhe fije bari as fletë nuk lot.

Të mnershëm janë korbat e zèz
në pushim mbi qarrat e vjetër
maje mali në vapë.

Mendja e njeriut nën hije shestòn
udhë gjaku
e sosjen e pagjës në mak e vrri.

https://kuqezi.albanianforum.net/

10Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:04

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
LARG ATYRE QE FLASIN SI UNE...

Fishkllin ere nder shelqe te ngime
me ujna prrojesh
veshtoj, te zanafillja, truemje
se si falen dreqit shpirt e korp,
be te forta
mbi gur qiell e dhe.

Jam larg atyne qe flasin si une
sa hana qe bie prej rrezje ne rreze
e pi qumesht n´vedra lanun jashte
per me vu maze.

Hutini i shkambit n´agim
dhe guri n´uje perpijne tingullin
e kuvendit te keq: n´agim
njeriu bekon diellin si une!

https://kuqezi.albanianforum.net/

11Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:04

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
NJI DITE E KA EDHE KORBI...

Erdhi nje korb te dheu i bute nen shkrepa.
Ai s´dinte me ndjekun vallet e pllumbave
pale e pale nen hijen e ullive.
E u ruente mos me lshuemun za
mes gazullimit te pergjithshem
per mos me prishe
ritmin e flatrave nder valle.
Kur te e vona pllumbat kthyen ne banesa,
e ndiu vehten korbi pellumb ne shpirt.

https://kuqezi.albanianforum.net/

12Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:04

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
GJARPNI E GRUEJA...

Ajo mbrame harroi trupin e vet
zbuluet
e ne megjes e gjeti pikture te varun
ne murin e gjane dhete pashe:
e kqyri e e kqyri dhe u zhduk.
Petkat e saj teren buze detit
me kemishen e gjarpnit mbi gure.
Shterpia tha se vjen prap, ajo,
deri mbasdite.
Mbasdite vone, gjarpni i rrejtun
doli prej nengurit
e iu zgerdhesh vetmise ndersy,
veshi kemishen e vjeter e shkoi
me fjete.

https://kuqezi.albanianforum.net/

13Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:05

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
NJE ZOG LENGON...

libri i besimit te shpendeve thote:
cdo zog shtrin krahet e vdes mbi bar,
ndeshkim pse preku kufijte e ndaluem
mes qiellit e dheut.
Nji zog lengon per vdekje mbi bar:
gjethet nder lisa jane zogj e shoke
te pamberrishem
e losin me drite e diell
larg dy gur mullinjsh qe bien
si mbas ligjit njeni mbi tjetrin
pa za.

https://kuqezi.albanianforum.net/

14Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:05

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
MOSHA E QENIT APO DITELINDJA...

Kremtuem gjith natën i ri e i vjetër kohën
që vdiq e vrame në mue.
E thanë: askush s'do të lypi gjak
për të.

Ajo nuk ishte festë, por drekë!

Në mëngjes mbas dere qentë
me sy keqardhës e të butë
nuk pritshin eshtna, por mue
me u nisë me ta shtigjeve bri lumit
teposhtë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

15Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:05

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
DITE SHIU ME MERTURIN E GURIT...


Bariu krah-thatë te ura e zjarmit lodhet
ndërmend
për dhitë damtare përjashta:
në gotën e çveshun drite grihen syzit
e hardhiave nën gurë e unurë.

Dhe tret ndër andrra të përhime:
mbi rrasat e gurit në Mertur
plasin sytë e sqepve grimë-grimë
nën dhambët e ujqve,
kokrra groshe e drithi në palaré.

Gjeli këndoi në tra
e u zgjuen prej gacash ndër unë
pendlat – bletë e gretha bashkë:
mija zane plasën në trutë e bariut.
Dhe u çue krejt dheu në kambë
me lata e topra edhe armë të vjetra
e u lëshuen ndër ujq.

Mejti shiu në Merturin e Gurit
dhe dielli u ndejt në perëndim
me rreze të lodhuna
në mishin e ujqve mbi dhambët e majeve
kortarë-kortarë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

16Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:05

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
BLETA NE VERI...

Kundër thanjes së Herodotit
si mbas të cilit andej Istrit
nuk gjallnuekëshin bletë. –
Libri V, I

Doli agimi e avulli
zbuloi trajta të ajthta
para derës së Veriut.

Sytë e errët mbas një nate
pa gjumë
u prirën andej Istrit e panë
si me qenë në Jug
bletë përpara zgjonit me krahë ari
gati me u lëshue fluturim

kah rrezet për net të mungëta.

https://kuqezi.albanianforum.net/

17Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:05

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
DESHTIMI...

Nuke çova zanin në kor
aty ku duhej: prej frike, turpi?
“Atëherë, del jashtë! – Më tha mjeshtri.
– Del jashtë!”

Prej të mbramit rresht në fund
u shkëputa, spec prej vargut në tra,
e njeha shkallët nji nga nji
deri në fund,
nën dhé
me peshën e njiqind syve në krahë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

18Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 9/9/2011, 21:05

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
KONA...

Askush të mos pyesë për pritën e fshehtë
mes dy shkambijve!
Sendet në kohë i mbulon cipa e hollë
e avullit që ishte ujë mes dy shkambijve:
edhe kanga e humbi melodinë e vet,
Kona e vogël.

Mos e sjell kryet andej
e le të bahet fshehësia
rreth i përkryem hekuri.

https://kuqezi.albanianforum.net/

19Poezi nga Martin Camaj Empty Re: Poezi nga Martin Camaj 28/1/2013, 14:14

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Martin Figura e Martin Camajt si studiues dhe shkrimtar zë një vend të shquar në kulturën kombëtare shqiptare. Ndonëse ai jetoi larg lexuesit të tij natyral dhe i munguan efektet e recepsionit, prapëseprapë letërsia e Camajt e përmban mjaft të gjallë bashkëbisedimin me lexuesin e tij shqiptar. Siç është shprehur edhe vetë, ai ka qenë i dashuruar me gjuhën shqipe dhe i shfrytëzoi në maksimum mundësitë e saj shprehëse.
Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik 1925. Ai mori edukatë klasike në Kolegjin Ksaverian të Shkodrës, të drejtuar nga etërit jezuitë. Mbas pak kohësh, për shkak të vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, Camaj do të arratiset nga vendi për në Jugosllavi, ku ia del të regjistrohet si student në Universitetin e Beogradit. Atje mësoi italianistikë, romanistikë, teori letërsie, gjuhë klasike dhe sllavistikë, një botë e re kjo për një intelektual si ai, të edukuar në Shkodër.
Largohet nga Jugosllavia në verën e vitit 1956. Shkon në Romë, ku studion sërish dhe doktorohet. Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku njihet edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos me poetë balltikë. Ishin të gjithë anëtarë të një PEN-klubi me qendër në Londër. Atje nën kujdesin e Koliqit bëhet kryeredaktor i revistës "Shejzat" (1957-1975) dhe studion së afërmi botën arbëreshe.
Më 1961 transferohet në Mynih (Gjermani), ku specializohet përfundimisht në gjuhësinë shqipe, duke mos u shkëputur nga letërsia. Camaj u bë profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në Universitetin e Mynihut dhe mbeti atje gjithë jetën, deri sa vdiq, më 1992.
Kontakti me kulturat e ndryshme perëndimore, njohja e poezisë moderne të poetëve më të njohur botërorë (Camaj ishte njohës i shumë gjuhëve të huaja), ndikuan në formimin e tij kulturor, ndërsa vepra e tij, qoftë në prozë apo në poezi mbështetet tërësisht në gjuhën shqipe dhe si përmbajtje i ka rrënjët në kulturën shqiptare, sidomos në mitin e trashëguar. "Prandaj nuk është e rastit që Camaj zgjodhi për të banuar një vend të shkëlqyer, me atmosferë disi të paqme e të virgjër shtëpijake, si alpet e Bavarisë, që çdo çast i kujtonin malet e thepisura të vendlindjes, ku nuk mund të kthehej kurrë", shkruan studjuesi i njohur Robert Elsie.
STUDIMETNë të njëjtën kohë Camaj është edhe një ndër albanologët më të shquar, kryesisht me punimet e tij mbi gjuhën shqipe, historinë dhe të sotmen e saj. Ndër studimet kryesore mund të përmenden: Meshari i Gjon Buzukut, Romë 1960; Tekst mësimor i gjuhës shqipe, Wiesbaden 1969; E folmja shqipe në provincën e Avelinos, Firence 1971; Gramatika shqipe, Wiesbaden 1984; si dhe antologjinë Këngë shqiptare, Düsseldorf 1974.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons