Më në fund do të mund të shpëtohen mijëra jetë njerëzish dhe disa pjesë të Tokës do të mund të bëhen më pak të rrezikshme.
Ditë më parë në Moskë është prezantuar projekti shkencor anglo-rus "TwinSat", i cili do të mundësojë që në të ardhmen e afërt njeriu të ketë mundësi të parashikojë rënien e tërmeteve, raporton Ikub.
Që nga dita e sotme ka filluar bashkëpunimi anglo-rus për zhvillimin e dy satelitëve të cilët më 2015 do të lansohen në hapësirë dhe do të kanë si detyrë të kapin sinjalet elektromagnetike të cilët paralajmërojnë tërmetet, është thënë nga udhëheqësit e projektit.
Dimensionet e këtyre dy satelitëve do të janë shume të vogla. Njëri do të ketë madhësinë e një televizori të vjetër, gjersa tjetri atë të një kutie këpucësh.
Ata do të sillen rreth Tokës disa qindra kilometra mbi të.