Agjencia Hapësinore Evropiane është duke përgatitur një mision në vlerë prej 400 milionë funtesh, qëllimi i të cilit është studimi i planetëve jashtë-diellore.
Qëllimi kryesor i këtij misioni është kërkimi i shenjave të jetës në planetët të cilat rrotullohen rreth yjeve në afërsi të sistemit diellor.
Misioni i quajtur EChO (The Exoplanet Characterisation Observatory) udhëhiqet nga dr. Giovanna Tinetti, nga departamenti i fizikës dhe astronomisë në UCL, ndërsa me të do të punojnë edhe 150 astronomë evropianë.
Studimi do të kryhet përmes një teleskopi të dizajnuar për hulumtimin e spektroskopisë së atmosferës së planetëve ekstrasolare, i cili pritet të lansohet ndërmjet viteve 2020 dhe 2022.
Misioni që do të kushtojë 400 milionë funte (471 milionë euro), ishte një nga 50 misionet e propozuara në Agjencinë Hapësinore Evropiane.