I keni planifikuar pushimet në New York? Më mirë të shpejtoni, sepse sipas një studimi, qyteti amerikan rrezikon të përfundojë nën ujë gjatë 10 viteve të ardhshëm, për shkak të ndryshimit klimaterik, kombinuar me disa fenomenë të jashtëzakonshëm meteorologjikë.
Kërkimi është realizuar nga “Cornell University” dhe në bazë të tij, ngritja e nivelit të detit, si pasojë e shkrirjes së akujve, do ta bënte qytetin veçanërisht të depërtueshëm, nëse do të ndodhnin (si në të kaluarën me uraganin Irma), vente atmosferikë me intensitet të veçantë. “Rreziqet dhe pasojat janë të mëdha – ka deklaruar Art deGaetano, klimatolog dhe një ndër autorët kryesorë të studimit -.
Me shumë mundësi, zonat e qytetit që aktualisht janë të banuara, me shtimin e nivelit të detit, do të bëhen të pabanueshme”.
Nëse më pas do të ketë valë deti, skenari bëhet edhe më katastrofik dhe studimi zbret edhe më në detaje: do të përfundonin nën ujë, tunelet e metrosë, aeroportet “Kennedy” e “La Guardia”, i gjithë Manhattani e do të nxirreshin jashtë përdorimi edhe sistemi i transportit të qytetit.
Ndërsa lagjet më të goditura do të ishin “Bronx” dhe ato përgjithësisht të banuar nga afro-amerikanë dhe latinët. Dallgëzimi mund të ndodhë brenda një ore, duke i lënë fare pak kohë njerëzve për të shpëtuar.
Nëse shkrirja e akujve polarë do të vazhdonte me ritmin aktual, brenda mesit të 2020-s, ngritja e nivelit të detit rreth Manhattanit dhe Long Island mund të jetë deri në 30 cm, ndërsa në 2050-n mund të rritet në 70 cm.