Kësaj rradhe nuk bëhet fjalë për fundin e botës siç është parashikuar nga profecia Maya, por alarmin e kanë dhënë shkencëtaret : ” Brenda pak vjetësh Toka mund të përballet me një shpërthim të madh diellor”.
Alarmin e ka dhënë shkencëtari Pete Riley, i cili punon në “Predictive Science” të San Diegos. Shpërthimi i fundit masiv ka ndodhë më 1 shtator 1859, dhe është quajtur shpërthimi “Carrington”, pasi ka qënë pikërisht Richard Carrington që e ka vërejtur, që më vonë i vuri emrin e vetë.
Një fenomen, që provokoi zgjerimin e aurorave boreale nëpër zona të panjohura, por solli pak dëme, ndezi grimca në atmosfere ndersa ajo goditi Tokën me një shpejtësi prej 6 milion kilometrash/orë, duke ndezur zjarr ne stacionet e telegrafit, dhe duke shkaktuar ndryshime fushën magnetike të Tokës. Teksa nga Dielli “qëllohen” në hapësirë sasi të mëdha grimcash elektromagnetike, aq të forta, sa që arrinin t’i shpëtonin gravitetit.
Sipas shkencëtarit Pete Riley ka një 12% mundësi që në 10-20 vitet e ardhshme, Dielli të na dhurojë një erozion, siç nuk shihet prej 150 vjetësh.
Sipas “National Research Council” në SHBA, dëmet këtë herë mund të jenë kolosale, duke goditur sidomos aparaturat elektrike dhe duke rrezikuar të sjellin ndërprerjen e shërbimeve thelbësore, si energjinë elektrike, transportin, rrjetet hidrike dhe transmetimet në përgjithësi. Mbetet të shihet nëse kur dhe si stuhia do të goasë këtë herë planetin, që gjithsesi sipas statistikave, ka më tepër mundësi t’ia hedhë paq pa stuhinë, sesa të ndodhë e kundërta.