Gjendet një luan i ngrirë 10 mijë vjet më parë
Përmes këtyre fotove do të shikojmë se si duket fytyra e ngrirë e një luani shpellash, i ngrirë në Siberi rreth 10 mijë vjet më parë.
Luani këlysh është një nga dy të gjetur këtë verë, dhe nga i ftohti ato janë ruajtur në një gjendje thuajse perfekte. Shkencëtarët thonë se ky është një zbulim mahnitës.
Studiuesit rusë kanë siguruar një material gjenetik të tillë, që mund të sjellë në jetë sërish luanin e shpellave. Po ashtu ata shpresojnë të gjejnë përgjigje se përse u zhduk krijesa, që jetonte nga Britania e deri në Rusi.