HENA BLU - FENOMEN I RRALLE KALENDARIK DO TE NDODH SONTE!
“Hëna blu” nuk është vetëm një frazë që përdoret si figurë. Hëna bëhet “blu” kur ajo shfaqet e plotë dy herë brenda një muaji dhe sot është një ditë e tillë. Hëna sot, për herë të parë pas dy-tre vitesh, do ta shohim të plotë për të dytën herë për muajin gusht. Ajo ishte e plotë edhe me 31 Gusht 2012. Ajo do të jetë e plotë duke reflektuar në maksimum dritën e diellit sonte. Kjo është hera e parë që do të shihet “Hëna Blu” që prej Gushtit të vitit 2012.
Arsye pse quhet “Hëna blu” ka lidhje me hirin e vullkanit “Krakatoa”. Në të vërtet ajo nuk merr ngjyrë blu por nga shpërthimi i vullkanit “Krakatoa” në Indonezi në vitin 1883, hiri u ngjit deri në skalionet më të larta të atmosferës, gjë e cila bërë që Hëna të marrë pamje blu, dhe kjo zgjati për dy vjet. Gjithashtu edhe vullkane të tjera e kanë kthyer Hënën në blu. Njerëzit e panë Hënën blu edhe në vitin 1983 pas shpërthimit të vullkanit “El Chichon” në Meksikë. Hëna shfaqet e plotë një herë në 29 ditë dhe shfaqja e saj e plotë dy herë në muaj ndodh një herë në dy vjet e gjysmë. Sipas NASA-s, arsye e Hënës blu është prania e shumë grimcave më të gjerë se sa gjatësia e valës së dritës së kuqe.