Rreze kozmike ultra-energjetike
Nga hapësira e thellë arrijnë thërrmija shumë të vogla, miliona e miliona herë më të lehta se sa një kokërr rëre, me energjinë e një topi futbolli… Kush i prodhon? EDhe si? Është një dush thërrmijash me energji shumë të larta, ajo që hera herës “sulmon” Tokën. Rreze kozmike protonesh ose energjie të cilat përshpejtuesit tanë nuk munden as të paktën t’u afrohen nga larg, e që asnjë model teorik nuk ia del t’i shpjegojë. Shumë të fuqishme për të përfaqësuar një nga pengesat e mëdha ndaj idesë së dërgimit të astronautëve drejt Marsit: t’i ekspozosh për një vit ose dy ndaj atij niveli rrezatimi, do të thoshte t’i dënoje me vdekje të sigurt.
Nga ç’anë vijnë ato protone? Ndoshta nga vrima të zeza, ose nga shpërbërja e thërrmijave ende të panjohshme. Ose, sugjeron dikush, nga “vargje” fantazmagorike të parashikuara nga teoria me të njëjtin emër: rrezet kozmike të energjisë së lartë munden të hapin një dritare për një fizikë totalisht të re.
NJË PËRGJIGJE E PARË. Vitin që shkoi, duke përdorur të dhënat nga sateliti Fermi, një studim amerikan ka lidhur për herë të parë në mënyrë të qartë, një tufë protonesh të energjisë së lartë, që ka arritur Tokën me shpërthimin e dy supernovave: yje të bashkuara në fundin e jetës së tyre, që shkatërrohen në vetvete dhe prodhojnë shpërthime nga më të fuqishmet në univers. Por të njohësh origjinën nuk do të thotë të njohësh shkakun. E pranuar që të gjitha rrezet me energji të lartë vijnë nga supernovat (nuk është e thënë aspak), mekanizmi se si vijnë e “qëllohen” në shpejtësi kaq të madhe është ende i panjohur./
Bota.al