Veza kozmike dhe pellazgët
Eurynomi u shfaq e zhveshur nga kaosi!
Menjëherë, ajo kuptoi se nuk ekzistonte asgjë e qëndrueshme ku të shkelte e të qëndronte. Kështu, ajo filloi të kërcente me ritme melodikë.
Me këtë mënyrë ndau detin kozmik nga qielli i gjerë e i pafund.
Në mes të këtyre trillimeve, lindi ajri. Ky u mblodh rreth saj.
Eurynomi e mbajti në duar dhe e fërkonte midis pëllëmbëve të saja, deri kur lindi gjarpri i madh Ofion.
Kur ndeshën njëri-tjetrin, ata u dashuruan dhe menjëherë avancuan në marrëdhënie erotike. Shumë shpejtë, Eurynomi u transformua në një pëllumbeshë të bardhë. Kishte mbetur shtatzënë. Pak kohë më vonë, Perëndesha e Gjithësisë, lindi Vezën e Universit.
Gjarpri u përmblodh shtatë herë rreth Vezës dhe ajo me radhë, në momentin duhur, u thye. Nga brenda vezës, shpërthyen e doli gjithçka që përbën sot Universi. Ndërmjet tyre ishte, Dielli, Hëna dhe Toka. Në Tokë u krijuan malet dhe alpet, lumenjtë, liqenet, detet dhe oqeanet. Në çdo njërin prej tyre, deri dhe në ajër, lindën shumëllojshmëri krijesash dhe organizmash.
Kur çdo gjë u sistemua, Eurynomi dhe Gjarpri zgjodhën për të banuar në territorin e Greqisë lashtë, në malin e saj më të lartë, në Olimp. Çdo gjë shkonte shumë mirë, deri kur Ofion, u lavdërua se falë tij, u krijua gjithçka. Por kjo gjë e zemërojë shumë Eurynomi-n, kështu ajo e dërgoi atë të banojë në një shpellë, por më parë i shpjegojë atij se njerëzit që ishin lindur tashmë, ekzistencën e tyre ia atribuonin një qenie supreme, Perëndeshës së Gjithësisë të cilën e adhuronin.
Gjithmonë para helenët, Pellazgët, sidomos gratë, adhuronin Eurynomi-n si Nënën e Shenjtë tek Femra e Shenjtë.
Madje për shumë mijëvjeçar, ekzistonte tempulli/vendi i shenjtë i Eurynomi-t, aty ku kryqëzoheshin dy lumenjtë, Lymax dhe Nedi, në Arkadi.
Diku aty ndodhej vendi i shenjtë i Eurynomit.
Gradualisht, filloi të mbizotëronte rezonanca, sidomos nga burrat se të gjithë pellazgët lindën nga Ofioni. Madje atë e adhuronin si të Madhin dhe i atribuonin atij gjithçka, në shenjë mirënjohje si i Madhi dhe Gjarpri Gjigand, deri dhe At.
Në këtë mënyrë u nda dhe dashuria e njerëzve kundrejt adhuruesve të tyre dhe kështu gjithmonë kishte një barazi dhe ekuilibër shprehjesh adhurimi kundrejt gjithë forcave pjellore dhe krijuese.
Në vazhdim, Eurynomi krijojë shtatë fuqitë planetare.
Ato ishin; një Titan dhe një Titane.
Fillimisht, krijojë Hyjnorin dhe Hyper-hyjnorin për Diellin.
Më pas Metis dhe Koio-n, për planetin Mërkur.
Tethyn dhe Oqeanin për planetin e Afërditës.
Phoebe-n (perëndeshë e Hënës) dhe Atlantin për Hënën.
Dionin dhe Cjapin për Marsin.
Themidën dhe Euromedën për Jupiterin.
Rea-n dhe Kronin për planetin Tokë.
Pak më vonë, Rea dhe Kroni lindën perënditë e para të Olimpit.
Në videon që vijon, ndiqni me vëmendje detajet për legjendat e krijimit të perëndive dhe pohimet e komentuesit për Pellazgët.
Ju kërkojmë ndjesë për videon pasi ajo është në gjuhën greke, por konsiderojmë se ka një rëndësi të madhe për ne, pasi në të pohohet qartë historia e lashtë, e vërtetë dhe kthjelltësia e mohuar e Pellazgëve.