Forumi Kuq E Zi
E vërteta e Zonës 51 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
E vërteta e Zonës 51 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
E vërteta e Zonës 51 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
E vërteta e Zonës 51 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1E vërteta e Zonës 51 Empty E vërteta e Zonës 51 29/5/2015, 17:56

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

E vërteta e Zonës 51


E vërteta e Zonës 51 Screen11

Sigurisht, Zona 51 ka qenë vend testimi për mjete ajrore të cuditshme dhe të mrekullueshme. Avionët spiunë U-2 kanë fluturuar aty; ashtu si edhe SR-71 Blackbird, bombarduesi B-52, gjuajtësi F-117, si dhe mjeti pa pilot i quajtur “Bisha e Kandaharit”, që pati spiunuar vendin e qëndrimit të Osama bin Ladenit në Abotabad. Dhe këta janë avionët për të cilët publiku është i informuar. Eshtë e arsyeshme të supozojmë se janë provuar edhe prototipe të tjerë në Zonën 51, ndërkohë që është më pak e arsyeshme të supozojmë se ata janë zhvilluar prej teknologjisë aliene. Megjithatë, ka patur një komplot në Zonën 51

“Kujdes. Zonë e ndaluar. Fotografimi i kësaj zone është i ndaluar”.

Këto janë tabelat përreth Zonës 51, një bazë ushtarake e sigurisë së lartë në shkretëtirën e Nevadës, 145 kilometra në veri të Las Vegasit. E njohur gjithashtu si Groom Lake, baza është e rrethuar me gardh sigurie dhe sisteme të pikasjes së njerëzve që mund të futen fshehtas, ndërkohë që patrullohet rregullisht. Mbi të ka një zonë ndalim fluturimi. Të krijohet përshtypja se qeveria e SHBA dëshiron të mbajë larg prej saj sytë përgjues.

Përse? Mbështetësit e teorive të komplotit kanë një ide të kahershme se Zona 51 mban brenda saj diskun e UFO që u gjet në Rosuell, si dhe mjete të tjera fluturimi të alienëve. Sipas teorisë, në Zonën 51, UFO-t e gjetur janë rivënë në punë, me qëllim që teknologjia e tyre të përdoret nga ushtria amerikane. Kjo e fundit, sipas teoricienëve, përdor edhe ndihmën e pilotëve të kapur alienë.

Shumë pak prej punonjësve qeveritarë që kanë punuar në Zonën 51 kanë folur ndonjëherë për atë që ndodh aty, por dy që e kanë bërëishin Leo Uilliams dhe Bob Lazar. Uilliams ka deklaruar se ka punuar në sektorin e vlerësimit të teknologjisë së alienëve, rezultatet e të cilës ndihmuan për projektin e bombarduesit B-52.

Në vitin 1989, Lazar deklaroi për televizionet lokale se edhe ai ishte përfshirë në “rivënien në punë të mjetev UFO”, në kompleksin S-4 brenda Zonës 51, duke përfshirë sistemin e motorrëve të mjetit që ra në Rosuell. Ai kishte zbuluar madje edhe “Gravitetin B”, një forcë që buron nga manipulimi i një elementi të ri bërthamor, “ununpentiumit”.

As Uilliamsi dhe as Lazari nuk ishin dëshmitarë shumë të besueshëm. Lazari e kishte shpikur arsimimin e tij në institutin e teknologjisë të Masacusetsit, dhe përpara se të ishte angazhuar në inxhinierinë e UFO-ve, ai kish punuar thjeshtë nëmanipulim të fotove me … Photoshop. Megjithatë, një seri e shfaqjes së dritave të cuditshme në Zonën 51, e mbajti gjallë idenë që ajo ishte një laborator i fshehtë për UFO, ndoshta “vendi i prodhimit të Helikopterëve të Zinj”.

Sigurisht, Zona 51 ka qenë vend testimi për mjete ajrore të cuditshme dhe të mrekullueshme. Avionët spiunë U-2 kanë fluturuar aty; ashtu si edhe SR-71 Blackbird, bombarduesi B-52, gjuajtësi F-117, si dhe mjeti pa pilot i quajtur “Bisha e Kandaharit”, që pati spiunuar vendin e qëndrimit të Osama bin Ladenit në Abotabad.

Dhe këta janë avionët për të cilët publiku është i informuar. Eshtë e arsyeshme të supozojmë se janë provuar edhe prototipe të tjerë në Zonën 51, ndërkohë që është më pak e arsyeshme të supozojmë se ata janë zhvilluar prej teknologjisë aliene.

Megjithatë, ka patur një komplot në Zonën 51. Bill Sueetman, kryeredaktor i Java e Aviacionit, thotë se qeveria “ka nxitur fushata të qëllimshme disinformimi, për të prodhuar sa më shumë zhurmë në lidhje me UFO-t në vitet 1950 dhe 1960, me qëllimin për të mbuluar fluturimet e fshehtë të avioinëve si U-2”. Qëllimi i disinformimit ishte që të fshiheshin arsyet e vërteta për ndërtimin e bazsës. Me fjalë të tjera, qeveria e SHBA ka planifikuar për krijimin e nje teorie komploti. /Bota.al

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons