Ndoshta ne nuk jemi vetëm. Fiksimi ynë pas jashtëtokësorëve
E dimë tani, e gjithë bota po bën të njëjtën batutë, por në mënyra të ndryshme. Varianti fiskal: Një tjetër Tokë? Duhet të paguajmë TVSH-në edhe atje? Varianti familjar: do të thotë që ndoshta kemi një vjehërr edhe atje? Varianti futbollistik: a do të ketë edhe në Kepler një tjetër Juventus, që fiton përvit titullin duke blerë arbitrat? Varianti më i fundit: Po meqë Toka-2 qenka më e vjetër se Toka jonë, mos vallë duhet të paguajmë ne edhe pensionet e Keplerinëve?
Pra, NASA thotë që paska një Tokë tjetër. Sa për emrin, duhet thënë menjëherë, mund të ishte më interesant: Kepler 452B ngjan më shumë me një model pluhurthithësish. Le të themi që është një emër provizor, nga ata që i shkruan shpejt e shpejt në bllokun e shënimeve. “Keplerinët”, gjithmonë nëse u intereson, duhet t’i hyjnë menjëherë studimit të menaxhimit që merret me përcaktimin e markave. Pas vitesh të tërë, të kaluar duke ëndërruar Solarisin, Kryptonin dhe Pandoran, sigurisht që nuk mund të rehatohemi me një planet, që na tingëllon si një kod fiskal.
Pastaj, vëzhguesit e NASA-s na thonë se duhet të ketë edhe një dyzinë planetësh të tjerë, të ngjashëm me binjakun tonë: të gjithë të mëdhenj pak a shumë sa ne, maksimumi dyfishi ynë, dhe ashtu si ne, me “vesin” e ardhjes në orbitë përreth një ylli të ngjashëm me tonin. Nga këta, nëntë prej tyre kanë kushte – temperaturë, ekspozim ndaj dritës etj – vërtetë shumë të ngjashëm me tonin, gjë që të bën të mendosh se mund të kenë ujë, e si pasojë, edhe jetë.
Pra, jo vetëm që ne nuk jemi vetëm, por rrezik paskemi dhe një lloj mbipopullimi të universit. Si autostradat në orën 8 të mëngjesit. Fakti është që ndodhemi përballë një tabuje të madhe: ideja që një tjetër planet, i ngjashëm me Tokën ekziston vërtetë, na trazon jo pak. Kemi fantazuar gjithmonë për planete të tjerë të banuar nga personazhe të çuditshëm, zakonisht të gjelbër, me një numër sysh që ndryshon mes rrëfimeve, dhe me pajisje të çuditshme, antena, veshë, e kështu me radhë…
E dimë tani, e gjithë bota po bën të njëjtën batutë, por në mënyra të ndryshme. Varianti fiskal: Një tjetër Tokë? Duhet të paguajmë TVSH-në edhe atje? Varianti familjar: do të thotë që ndoshta kemi një vjehërr edhe atje? Varianti futbollistik: a do të ketë edhe në Kepler një tjetër Juventus, që fiton përvit titullin duke blerë arbitrat? Varianti më i fundit: Po meqë Toka-2 qenka më e vjetër se Toka jonë, mos vallë duhet të paguajmë ne edhe pensionet e Keplerinëve?
Pasi shterojmë repertorin e batutave, duhet të përballemi me një legjendë letrare dhe kinematografike, që rikthehet prepotente: ajo e një tjetër bote. Në letërsi, ku nuk ka nevojë për miliona dollarë për të krijuar efekte speciale, është ndoshta planeti më i bukur nga të gjithë: Kalgashi, i shpikur nga Isaac Asimovi në një prej rrëfimeve të tij, “Nata”: një planet që ndriçohet nga plot gjashtë diej. Dhe tani, vazhdoni të ankoheni për të nxehtin e këtyre ditëve.