Forumi Kuq E Zi
Histori te verteta Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Histori te verteta Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Histori te verteta Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Histori te verteta Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Histori te verteta Empty Histori te verteta 19/3/2013, 22:05

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Po shihja ne internet dhe lexova dicka rreth nje ngjarje te vertet e treguar nga vet personi :


Nje Ngjarje tjeter qe nuk mundem ta harroj edhe nese Jetoj 1000 Vjet !!

E
Lashe Shkollen bashke me 4 Shoket e mi dhe u Nisem Per ne Greqi,, Pasi
kemi Ecur Disa Ore me Shoket Maleve te Greqise Per te Kaluar Kufirin,,Na
Zuri Policia tek nje Qezme uji Ku Pushonin Refugjatet,, Dhe na Kthyen
Perseri ne Shqiperi,,me Saktesisht ne Kapshtice !! Shoket e mi Vendosen
te Ktheheshin ne Shtepite e tyre Sepse nuk kishin Zemer te Vazhdonin
rrugen Maleve duke vene Veten ne Rrezik,, Ne Ishim rritur ne Tirane dhe
kurre nuk ksihim pare male te larta dhe Sidomos kafshe te Egra kurre nuk
kishim pare !! Ata u kthyen Per ne Tirane,, Ndersa une Nuk kisha sy dhe
Fytyre qe ti Dilja Babit Perpara se kisha marre edhe leke nga Portofoli
i Tij ne Mengjes,, Dhe nuk Guxoja kurre qe te kthehesha ne Shtepi se
Babi im ka Qene Shume Nevrik dhe Gjithmone e kam pase Frike !! Une
Vendosa ti kaloj Malet Vetem edhe pse rreziqet ishin shume te medha Per
moshen qe kisha une,, isha vetem 17 Vjec !! U Nisa te Kaloja Kufirin
Grek sapo u erresua Nata,, Dhe e Kalova Kufirin vetem,,Nata ishte teper e
Frikshme Per Mua qe kurre nuk kisha pare male me sy,, Dhe sidomos kur
Shpendet Ciceronin me nje Klithme qe te Coptonte Zemren ,, Nuk e di se
si ndodhi Por nuk kisha frike nga asgje dhe vetem ecja ,,ecja,,, Me
shume Ecja naten se Diten qe te mos me Shohin Policia,, Diten e 3-te
Ndodhesha Diku ne nje Malt teper te Larte te Greqise ku ndodheshin edhe
Antenat Amerikane ne maje te malit Gjigand,,,, Ate Dite Pas Dite Vone u
Gjnda ne nje Pjese te Zhveshur te Pyllit ku nuk kishte peme,, Dhe e
pashe veten te rrethuar nga 5 Ujqer te Egersuar,, Dhe po Afroheshin
Drejt meje nga c'do ane ,, Une nuk kisha Guxim te ikja dhe as nuk gjeja
dot nje peme qe te ngjitesha lart sepse isha ne nje pjese te Zhveshur te
Malit,, Ujqerit Po Afroheshin Drejt Meje Dhe une Ndalova,, kisha
Canten dhe Mendova tju hidhja pak Buke dhe ndoshta do mashtrohen me
Buken dhe une Do iki ,,Por Prape thashe se Ujku nuk e din se cfare eshte
buka,,, E Pashe Veten ne nje Rrezik te madh dhe e vetmja gje qe me
Shqetesonte ishte Familja ime dhe mendoja se ata do te me Kerkonin ne
Gjithe Boten dhe nuk do e dine se kam Vdekur dhe me kane ngrene
Ujqerit,, Dhe Shqetesimi tjeter qe kisha une Po Mendohesha se si do me
hane Ujqerit se Une nuk do Vdes Direkt kur tme kafshojne,, dhe po e
imagjinoja veten sikur ujqerit do me kafshonin nga kembet fillimisht dhe
thoja se nuk del Shpirti kur te ujqrit te hane kembet ,, Dhe po mendoja
te Ulesha ne ate Menyre qe ujqerit te me sulen ne fyt qe te mos Vuaj
Shume ,, Gjithsesi nuk kisha shprese Per Shpetim,, E Pashe Vdekjen me sy
Dhe nuk me mbushej mendja se do ju shpetoja i gjalle ujqerve,, Ujqerit i
kisha larg me e shumta 10 metra nga te gjitha anet
me ishin afruar,, dukeshin Egersira teper te rrezikshme,, Ne Ate Moment mu Kujtua
nje Sure e Kuranit Per Mbrojtje nga Kafshet ne Rast Rreziku,, dhe
Fillova Ta Lexoja Suren qe e kisha Mesuar Permendsh,, Qe Vijon :: Une
i Mbeshtetem Zotit te Agimit Prej Demit te c'do Krijese qe ai e
Krijoi,, Une Mbeshtetem , mbrohem me Zotin e Njerezve , Sunduesin e
njerezve, me te Adhuruarin e njerezve Prej Demit te C'do Krijese qe ai e
krijoi dhe Prej arresires se Nates kur ngryset Plotesisht,, Une Kerkoj
Mbrojtjen e Allahut Prej Rrezikut qe me kanoset nga Kafshet e Egra !!

Dhe Menjehere Pas Leximit te kesaj Pjese te Kuranit,,, I Shikoja vete
Ujqerit qe Peruleshin ne Shenje Adhurimi Ndaj Allahut dhe ma hapnin
rrugen me Urdherin e Allahut,, dhe Allahu me Mundesoi te Punoja ne Greqi
Per 2 Vjet pa u kthyer ne Shqiperi,, Vertet une i Perjetova Faktet e
Allahut qe une kurre nuk mundem ti mohoj,, Kurre nuk e harroj ate dite
sikur te jetoj edhe nje mije Vjet Pleqeri !! Vertet ketu pashe dhe
Perjetova mrekullite e Allahut !!Kjo histori me ka renqethur mishin ne fakt ne disa prizme,e para Fuqia ete madhit Allah shume here harrojm ta falenderojm Allahun per te mirat e
jetes na kujtohet vec kur jemi keq dhe themi Oh zot me ndihmo! Dicka
tjeter me prek sa keq qe kan vuajtur shume bashkatdhetare per te fituar
ca para me shume per nje jete me te mire Nuk dihet se sa e sa jan
humbur maleve te greqise e sa e sa jan mbytur ne det duke ikur ne Itali

2Histori te verteta Empty Re: Histori te verteta 19/3/2013, 22:06

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Diku në një qytet bregdetar, kishte dy shok që duheshin aq shumë saqë
mund të sakrifikonin gjithçka për njëri tjetrin. Ishin njohur gjatë
studimeve universitare dhe kishin qëndruar në të njëjtën shtëpi. Njëri
prej tyre dukej si më kurnac, kurse tjetri shumë bujar.
Vjen një ditë
që shokut kurnac i ishin prishur punët e biznesit. Asnjë përpjekje nuk
ndikonte në përmirësimin e punës së tij. Shkon tek shoku i tij bujar dhe
i kërkon që ta ndihmojë me një shumë të caktuar të hollash. Miku i tij
nxorri ç’kishte dhe ia dhuroi me shumë dëshirë. “Urdhëro vëlla, gjithçka
kam le të jetë e jotja”, i tha dhe ashtu u ndanë.

Shoku që nuk
kursehej për asgjë, tashmë ishte fejuar dhe priste që së shpejti të
martohej. Miku i tij kurnac, vjen dhe e fton për një kafe. “Dua të të
them diçka shumë të rëndësishme, por nuk e di se si”, i tha ai.Të ketë vallë gjë më të rëndësishme se miqësia jonë? – ju kthye miku bujar.
Dëgjo vëlla, mua më pëlqen shumë e fejuara jote, prandaj edhe dua të martohem me të, tha ai duke ulur kokën përdhe.

Pas
një qetësia të dyfishtë, miku bujar u mendua gjatë dhe nga dashuria që
kishte për shokun e tij nuk ia refuzoi atë. “Le të bëhet ajo që thua
ti”,- i tha dhe kështu u nda nga e fejuara për të bërë të lumtur mikun e
tij.
Kalojnë dy tre vjet dhe punët e mikut të mirë po shkonin keq e
më keq. “Të shkoj të kërkoj punë tek miku im”, tha ai me vete. “Ai duhet
të më ndihmojë patjetër.”, vazhdoi ai. Kur trokiti në portën e mikut të
tij dhe i kërkoi punë, ç’të shikonte e ç’të dëgjonte. “Nuk kam si të të
ndihmojë”, i tha ai dhe ashtu e përcolli deri në fund të sokakut.I
miri, i mërzitur për atë që kishte ndodhur nisi të mendonte sërish
pozitivisht. “S’ka gjë, nuk dihet si i kanë ardhur punët, prandaj edhe
nuk më ndihmoi dot”, tha me vete.Kaluan disa ditë dhe djali bujar takon në rrugë një burrë të vjetër e të
sëmurë. Dukej që atij po i afronte vdekja. E merr, e çon në shtëpinë e
tij dhe e ndihmon dhe e përcjell deri diku ku mund të gjente shtëpinë e
tij. Pas disa ditësh ai tashmë kishte vdekur. Një avokat troket në derën
e shtëpisë së djalit bujar dhe i thotë që plaku të cilin kishte
ndihmuar kishte qenë shumë i pasur dhe se i kishte lënë atij të gjithë
pasurinë që kishte. Kalojnë ditë e javë dhe djali, tashmë i pasur, merr
një shtëpi pranë asaj të mikut të tij. Një ditë, teksa po kthehej në
shtëpi, pranë portës takon një grua të lodhur e të sëmurë që i kërkon
diçka për të ngrënë pasi ishte shumë e uritur. Djali, e merr në shtëpi, e
ushqen dhe duke qenë se jetonte i vetëm i kërkon asaj që të qëndrojë me
të. “Ti merru me punët e shtëpisë dhe me gatimin, kurse unë shkoj në punë e vij. Kështu as ti nuk mbetesh rrugëve, as unë nuk vuaj nga këto
gjëra”, tha ai. E moshuara pranoi me kënaqësi.

Pas disa kohësh,
gruaja, tashmë e kthyer në një nënë për djalin që e kishte ndihmuar aq
shumë, i kërkon atij që të gjej një vajzë dhe të martohet. “Në fakt,
edhe unë kam menduar, por deri më tani nuk më ka dalë ndonjë njeri i
përshtatshëm përballë”, thotë djali. Gruaja i propozoi të martohej me
një vajzë që e njihte nga afër. Dy të rinjtë njihen dhe më në fund
vendosin të martohen. Erdhi koha për dasmën dhe të riut bujar i duhej të
mendonte për të ftuarit. Sido që punët kishin ardhur, atij i duhej të
ftonte edhe mikun e tij të vjetër. “Miqësia jonë duhet të jetë me e
fortë se keqardhjet. Prandaj do ta ftoj edhe atë në këtë ditë të lumtur
timen.”, mendoi dhe i dërgoi ftesën.

Në ditën e dasmës, dhëndri dhe nusja dukej se ishin më të bukur se gjithkush tjetër. Lumturia dhe
gëzimi pasqyroheshin nga sytë e tyre. Në një sallon të zbukuruar mjaft
këndshëm, u futën nën shoqërinë e duartrokitjeve të të ftuarve. Nisi
muzika dhe të gjithë po argëtoheshin më se miri. Dhëndri, merr
mikrofonin dhe nisi të shpjegojë historinë e jetës së tij.

Një
herë e një koha, kam pasur një mik për kokë. E doja shumë, madje mund të
jepja edhe kokën për të. Një ditë, kur punët po i shkon më së keqi, më
kërkoi para dhe i dhashë gjithçka kisha. Një ditë tjetër, më kërkoi të
fejuarën që e doja aq shumë. I mërzitur, i dhashë edhe atë, sepse në
ishim miq, e donim njëri tjetrin dhe nuk duhet të kishte ndonjë gjë që
të na ndante. Pas disa kohësh, kur unë isha në gjendje të keqe
ekonomike, ju drejtova atij dhe i kërkova punë. Nuk më dha, madje me një
zë të vrazhdë gati sa nuk më përzuri. U mërzita shumë, por përsëri nuk
mund të mendoja keq për të. Ishte miku im i shtrenjtë.Pas këtyre fjalëve, miku kurnac, me sytë e përlotur merr mikrofonin dhe nis të tregojë:

Një
herë e një kohë edhe unë kisha një mik për kokë. Kur punët nuk po më
ecnin siç duhet, i kërkova ndihmë dhe më dha gjithçka kishte. Më pas, i
kërkova edhe të fejuarën dhe edhe atë ma dha. Arsyeja se pse i kërkova
të fejuarën, ishte se ajo vajzë nuk ishte e duhura për të. Ajo ishte një
grua e pamoralshme. Në këtë mënyrë, shpëtova mikun tim të shtrenjtë nga
ajo grua jo e denjë për të. Një ditë, kur punët nuk po i shkonin siç
duhej, miku im erdhi dhe kërkoi punë nga unë. Unë nuk i dhashë diçka të
tillë, pasi nuk mund të urdhëroja atë që të bënte diçka në atë ambient.
Ndërsa, burri i moshuar që miku im takoi në rrugë, ishte babai im. Im
atë ishte në prag të vdekjes dhe unë e dërgova pranë mikut tim. I
kërkova babait që të gjithë pasurinë që kishte t’ia linte atij. Kurse,
gruaja lypsare që i erdhi shtëpi, është nëna ime. E dërgova atë që të kujdesej për mikun tim e ta ndihmonte që të kalonte një jetë sa më të
qetë. Ndërsa vajza me të cilën miku im po martohet, është motra ime. Unë
e binda atë që të martohej me mikun tim.

3Histori te verteta Empty Re: Histori te verteta 19/3/2013, 22:06

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një i ri ishte ulur i vetëm në autobuz dhe mbante shikimin jashtë autobuzit !
Nuk kishte më shumë se njëzet vjeç, me një paraqitje të bukur dhe një fytyrë të ëmbël !
Afër tij ulet një grua , shkëmbejnë disa fjalë për motin e ngrohtë veror
Më pas djali i rrëfeu gruas :
Kam qenë në burg për dy vjet !
Kam dalë sot në mëngjes dhe po shkoj në shtëpi !
Fjalët e tij dilnin rrjedhshëm ndërsa i tregon
te
gruas që ishte rritur në një familje të varfër por të ndershme, dhe se
sjellja e tij e keqe iu kishte sjellë prindërve vetëm dhimbje dhe iu
kishte ulur kokën nga turpi !
Këto dy vjet nuk kishte patur lajm prej tyre !
Ata ishin shumë të varfër , nuk kishin para të shkonin ta takonin në burg!
Djali nuk iu dërgonte as letra sepse ata nuk i ktheni përgjigje !
Tre javë para se të dilte nga burgu kishte tentuar i dëshpëruar që të kontaktonte me prindërit !
Në letrën që u dërgoi iu shkroi se i kuptonte arsyet e tyre dhe iu kërkoi që ta falnin !Pasi doli nga burgu i hipi autobuzit ,i cili ndalonte përpara oborrit të
shtëpisë ku ishte rritur dhe ku akoma banonin prindërit e tij !
Për
ti bërë gjërat më të thjeshta u kishte kërkuar prindërve të tij ( në
letër ) që ti bënin një sinjal që të shihej nga autobuzi !
Nëse e falnin ata duhej të lidhnin një shenjë të bardhë në pemën e mollës që ishte në kopësht !
Nëse ata nuk e lidhnin ai nuk do të zbriste nga autobuzi dhe do të dilte përgjithmonë nga jeta e tyre !
Ndërsa
autobuzi po i afrohej shtëpisë djali po bëhej nervoz , aq sa kishte
frikë të shikonte jashtë dritares , sepse ishte i sigurt që nuk do ishte
lidhur shenja e bardhe !
Gruaja pasi e dëgjoi deri në fund i thotë :
Ndërrojmë vendin bashkë , shikoj unë në vendin tënd !
Autobuzi ecën dhe pak metra dhe gruaja pa pemën në oborrin e shtëpisë!
Preku me kujdes supin e djalit dhe duke mbajtur lotët i tha :
Shiko , shiko !E kanë mbuluar komplet pemën me fjongo të bardha !
Jemi shumë të ngjashëm me kafshët kur vrasim !
Jemi shumë të ngjashëm me njerëzit kur arsyetojmë !
Jemi shumë njerëzorë kur falim... *

4Histori te verteta Empty Re: Histori te verteta 19/3/2013, 22:06

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
NJE ENDERR E TRISHTUAR

Nje dite kuptova se nuk me don dhe se kurr
s'me ke dashur..Me the se e do nje tjeter,e dija se nuk mund te luftoja
kunder dashuris suaj sepse ajo eshte poshtersi..Kur ti me the me
lendove shpirterisht,sepse ne fjalet
tua nuk ekzistonte edhe asnje
fjale mirekuptimi...A e dije ti,se ti nuk ishe si meshkujt e tjer,ishe i
perkryer derisa nuk tu paraqit ajo,ajo ti verboj syte me para dhe i
zhduku gjitha shpresate mija..Nuk isha e sigurt dhe e vertet,ose vetem
nje enderr e hidhur..Shpresoja se do zgjohem me puthje,por ne vend te
puthjes me zgjuan fjlet tua te trishtuara...U ktheva duke qare,pasi qe
nuk kisha fjel me...Zemra ime di vetem mendime dhe dhembje...Pres qe ti
ta sherosh kete plage me fjalen ''ME FALE''

5Histori te verteta Empty Re: Histori te verteta 19/3/2013, 22:07

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ta ruash shoqerine, duhet sakrifice, ta ruash kohen me ndokend, duhet
sakrifice, te ruash nje pjese te jetes, duhet sakrifice. Nuk e dij se
c’duhet te bej qe te te ruaj ty??
Une sot, te dhash nje pjese te
jetes sime, te dhash pjesen me te bukur te jetes sime, te dhash pjesen
qe askujt nuk i kam dhene gjer sot, te dhash pjesen e jetes qe s’dij a
mund ndonjehere t’i jap ndokujt apo jo.. Pa me thuaj, c’duhet te te jap
qe te ruaj miqesine me ty, c’duhet te bej qe te forcoj miqesine me ty,
c’duhet te bej??
Shpesh po ndalem dhe po pyes veten: Ku isha me
heret??? Pse nuk te takova me heret? Pse nuk te shkruajta me heret? Une
shpesh po pyes veten, dhe pergjigjen s’e kam dot si per shume pyetje te
tjera… Une vec pyes veten dhe buzeqesh…dhe sahere qe buzeqesh me
kujtohesh ti dashuria ime e nderuar. qudi, sot te thash se une nuk ndjej
me asgje. E vertete eshte… une gjere sot nuk kam ndjere asgje… nuk e
dij se cka ishte te ndjesh… por sot… ti fillove te me kalitesh ndjenjat.
Ti fillove te me gjallerosh mik. Ti sot, fillove t’i japesh kuptim
jetes sime. Ti fillove te me plotesosh. Sa bosh paskan
qene sendet rreth meje, sa
te zbrazeta paskan qene, sa pa emer paskan qene.Sot, ti u dhave emer te
gjithave, sendeve, po edhe mua me dhave emrin qe kam. Ti me bere rob dhe
mbret te ndjenjave qe moti kohe kishin qene te mbyllura ne thellesine e
asaj qe te gjithe e quajn ZEMER…e qe une s’po dij me si ta quaj. Ti,
dashuria ime, me gjallerove,TY, te dergoi Zoti ke une, te me gjallerosh,
te me japesh ate qe te tjeret i thone kuptim, te me ngjallesh ate qe te
tjeret i thone ndjenje, te me ngjallesh ate qe i thone kujdes, ate qe i
thone jete, asaj qe i thone gjithcka tjeter e vec dashuri jo.. Ndoshta
do thuash se jam i marre, edhe kete e kam te qarte, por mos u ngut te
lutem… para se te me shkruash, apo ndoshta fare nuk me shkruan, te
lutem, e lexo mire, dhe krenohu per kete qe po e them…krenohu, se sot,
ti e bere nje njeri te ndjehet i gjalle. Sot ti e bere nje njeri te
kuptoje se c’eshte koha, c’eshte jeta dhe c’eshte ajo qe te gjithe i
thone dashuri po vec une nuk i them ashtu, se ajo eshte me teper se aq,
ajo eshte me teper se nje shprese, ajo eshte me teper se nje meshire,
ajo eshte me teper se besim…ajo eshte vet jeta…Po te shkruaj si ZEMRUSHJA, dhe te lus te me kuptosh si ZEMRUSHJA. Me kupto tamam ashtu
si
duhet, me quaj te marre, me quaj naiv, me quaj c’te duash…vec mos me
quaj te huaj. Me mbaj per mike tendin deri atehere kur mendon ti se
eshte mjaft… e nese te bezdisem, ma thuaj lirisht…do hesht, une do
hesht…por eshte keq, se une s’dij te hesht si vdekja, une s’dij te hesht
si heshtja…une dij te flas dhe dij te shkruaj…une qe sot, dij te ndjej
dhe dij te te them si ate qe ndjej. Dhe te betohem ne shpirtin qe mbaj,
ti me je i vecante, dhe per ty ngritem dhe ne shenje respekti te
perulem.Mos te zgjatem shume…

Kjo Leter i dedikohet dikuj,e ai e di vete se per e kam

6Histori te verteta Empty Re: Histori te verteta 19/3/2013, 22:08

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ai dhe Ajo u njohen rastesisht dhe ajo njohje u be njohja me e bukur e
atyre dyve ,u njohen ne Fb dhe si shume njerez ne boten virtuale duke
fol lindin edhe ndjenjat...

Filluan te flisnin ne Fb thjesht si
miq virtual sepse ne fillim nuk i dihet vertet se c'fare mund te ndodhet
nga ana tjeter e pc... dita e dites ato vazhdoni te flisinin Nga nje "
Ckm si je?! " deri ne Nje " e di qe te kam xhan " ?! ,benin shume shaka
dhe Ajo sidomos sa here qe Ai fliste buzeqeshte edhe pse nuk e shikonte i
pelqente menyra e se folurit e atij.
Kaluan nje fare periudhe ku
shkonin shume dakort ,,por ajo ishte pak si e frikesuar kur ai e pyeste
per emrin ose per dicka tjeter .. nuk donte te tregonte dhe nuk fliste
shume per jeten e saj ,kishte frike se duke treguar mund te humbiste
dike qe e bente per te qesh edhe pse ato te qeshura mbanin nje dhimbje
brenda saj!! ( dicka qe nuk fliste asnjeher me askend..por qe nje dite
ai zbuloj vete gjithcka )...ne dashuri asnjeher nuk kishte pasur fat
vetem humbje dhe vuajtje.Kur ajo ndihesh keq i thonte gjithmone atij : " te lutem me thuaj dicka
qe t'me bej per te qesh ",dhe ai nuk ja prishte i falte gjithmone
buzeqeshje...Ajo pak ngapak filloj te ndjente se dicka po ndryshonte dhe
i thosh vetes saj " ca ben mi budallaqe ,ti as qe nuk e njeh nuk din
asgje per te nuk mund te kesh Ndjenja " ,dhe vendosi t'i thonte atij : "
shiko un nuk mundem te flas me me ty..me vjen keq e mbyllim ketu ti
vazhdo jeten tende dhe un timen " ,,Ai e pyeste po me trego ka ndonje
arsyeje qe ti nuk don te flasesh ,pse merzitesh per c'do fjale qe te
them ?!
Nuk merzitem i tha ajo thjesht s'kam deshir te flasim me me mire per ty edhe per mua...
Ndenjen
per nje faresoje kohe pa fol dhe ajo nuk kishte sekond qe kalonte pa
menduar ate ,sepse ne mendje i vinin gjithmone gjerat qe i kishte
shkruar ai ..i lexonte dhe rilexonte sms e atij Ato sms ku ai ( e kishte
pershendet me kenge ,kishte thene bazaleta per t'a ber me qesh, edhe
ndonje poezi )..dhe kujtonte se sa shume i mungonte dhe sa deshire
kishte per te folur perseri me ate qe e bente per te qesh.Jeta e saj ne fakt nuk kishte qen dhe aq e bukur dhe kishte humbur
besimin te " Shpresa " si i thuhet nje njeri pa shpres duket sikur
vdes,,ajo ishte ne ate situat.
Pas asaj periudhe ato rifilluan te
flisnin ,ajo i shprehu ndjenjat atij ,por ai i tha : " shiko ne jemi
larg nuk mund te kemi asgje bashke sepse s'do jemi kurre bashke me
largesin qe kemi nuk mund te genjejme veten por te shikojme realitetin
,nuk dua te genjej sepse nuk e meriton..te kam xhan madje me shume se
xhan ...
Ajo kur degjoj ato fjale ju mbushen syte me lot ,dhe ne ate
moment filloj te mendonte : " pse o zot ,pse me ben te kem ndjenja per
persona qe un nuk do kem kurre pran vetes pse me ben te takoj njerez qe
me hyjne ne zemer "?!
Ajo fshiu lotet dhe vazhdoj t'i shkruante atij
: " Ok pranoj te jemi miq por te lutem kur te me flasesh me fol si mik
jo ne menyre tjeter ,vetem kaq po te kerkoj "
Ai i tha do mundohem dhe me aq i uroven njeri tjetrit fat dhe lumturi.

Ato
dy vazhduan te flisnin thjesht si miq por ne fundin e zemres vajzes
,kiishte ndjenja dashurie per ate djale jo ndjenja miqesie,por mos me
humbur ate pranoj gjithcka edhe te flisnin si miq , duke menduar se ato
fjale qe kish thene ai ishin tedrejta sepse kur ke nje distatnce me nje person plus nje jete te
komplikuar nuk mund te pretendosh te kesh nje dashuri te pamundur.
Kishin
pas te drejt ato qe thonin : Dashuria nuk eshte asnjeher ashu sic e don
ti..me tjeter dashurohesh , tjeter te donn dhe me tjeter perfundon !!

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons