Kujdes nga Eklipsi ! Ja çfarë s’duhet të bëni të premten
Eklipset janë gjithnjë fenomene natyrore mjaft të pëlqyera për njerëzit dhe tendenca për ti fotografuar këto momente është gjithnjë e lartë.
Megjithatë sipas ekspertëve nuk është e këshillueshme që të fotografohet ky lloj fenomeni. Rreziku i fotografimit të këtij eklipsi pa asnjë masë paraprake mbrojtëse është mjaft I lartë. Retina e sytit mund të pësojë dëmtime të pakthyeshme duke shkaktuar probleme të mëdha për sytë.
Eklipsi i të premtes që vjen, sigurisht që do të shkaktojë një mori “fotosh selfie” dhe kështu shumë persona do të ngrenë sytë nga qielli për të parë fenomennin, ndonëse ku veprim do të shkaktojë një rrezik serioz në shëndetin e syve tanë.
Eklipsi i parashikuar në datën 20 mars do të përfshijë një pjesë të mirë të Evropës dhe do të jetë një eklips i pjesshëm, pikërisht kjo karakteristikë e bën atë kaq të dëmshëm për ata që do të qëndrojnë një kohë të gjatë duke vështruar diellin në atë çast.
Ky lloj eklipsi është një fenomen mjaft i rrallë. Një mënyrë efikase për të mbrotjur sytë është duke përdorur filtra të posaçëm ose me syzet që përdorin saldatorët, të cilat e kanë shkallën e mbrojtjes 14, dhe jo me syzet e diellit të përditshëmrisë ato nuk kanë asnjë efekt për mbrojtjen e syrit.