Gazeta prestigjioze britanike, The Guardian, sjell sot një rrëfim tronditës, se si me 23 korrik të vitit 2012, Toka, për një fije floku i ishte shmangur një stuhie të madhe diellore. Por cilat do të ishin pasojat e kësaj fatkeqësie?
Data 23 korrik i vitit 2012 ka mundur të jetë dita kur cdo gjë që ka lidhje me rrymë do të pushonte se funksionuari, së bashku edhe me telefonat, kompjuterët, satelitët, navigacionet GPS, televizionet, radiot, pajisjet spitalore, pompat elektrike dhe shërbimet e ujit.
Në ketë ditë një ‘stuhi ekstreme diellore’ bëri gjithcka që kishte mundësi për t’i dhënë fund kësaj mënyrë të jetës në tokë, që ne e njohim aktualisht. Dielli e kishte nxjerrë jashtë vetës një gjuhë të madhe diellore, me një shpejtësi 3000 kilometra në sekondë, ose katër herë më shpejt se sa shpërthimet tjera. Për fatin tonë të mirë nuk e goditi tokën. “Nëse do të na godiste, ne edhe më tutje do të ishim duke mbledhur copat që na kanë shpëtuar”, ka thënë Daniel Baker, anëtar i laboratorit për Hapësirë Atmosferike dhe Fizikë në Universitetin e Kolorados. “Unë kam ardhur në përfundim, i bindur si kurrë më parë se Toka dhe banorët e saj ishin tepër me fat nga shpërthimi i vitit 2012. Nëse shpërthimi do të kishte ndodhur vetëm një javë më parë, Toka do të ndizej flakë”. Baker, së bashku me kolegët nga NASA dhe Universitetet tjera, po vazhdon ta studioj tragjedinë që nuk ndodhi. Nëse kjo masë diellore do ta kishte goditur Tokën do ta kishte vënë jashtë funksionit ‘cdo gjë që futet në shtek (prizë)’.
Fati ishte se Toka, në momentin kur ndodhi shpërthimi diellor, ende nuk kishte ardhur në të njëjtën diagonale, që ishte përfshirë nga stuhia diellore. Ka të dhëna të bollshme për ngjarjen, sepse edhe pse stuhia nuk e kishte goditur tokën, ajo e kishte goditur një hapësirë kozmike për monitorime në gjithësi. Stuhia diellore është përshkruar e ngjashme me “Ngjarjen Carrington”, e cila e ka marrë emrin e astronomit Richard Carrington, që e kishte vëzhguar ngjarjen. Ai pa flakë të mëdha, dhe shpërthime të ndryshme, por meqë në atë kohë bota funksiononte me karroce që tërhiqen nga kuajt dhe nga trena që tërhiqeshin me avull, dëmet nuk ishin të mëdha. Por edhe aso kohe ishin shkatërruar qendrat telegrafike, që ishin përfshirë nga flakët. Përndryshe në atë kohë ishin shfaqur drita spektakulare në polin verior. Ndërsa në Angli njerëzit mundnin t’i lëxonin gazetat në pikë të natës, jashtë në oborr.
“Sipas meje korriku i vitit 2012, në të gjitha drejtimet ishte së paku po aq i fortë sa ai i vitit 1859″, thotë Baker, duke treguar se dallimi i vetëm ishte “se e huqi tokën”.
Flakët, prandaj, ishin shumë më shumë arsye për të bërë panikë, se sa rrëfimet për fundin e botës në dhjetor të vitit 2012, bazuar në Kalendarin Maja.