Kush është Stephen Bassett
Stephen Bassett është aktivist politik dhe një udhëheqës i çështjes së zbulimit të pranisë së alienëve mes racës njerëzore, që sipas tij Qeveria amerikane e mban të fshehtë prej 68 vitesh.
Ai është drejtor ekzekutiv i “Paradigm Research Group” (PRG), organizatë e cila kohët e fundit publikoi “dëgjesat qytetare për zbulimin”, në klubin kombëtar të shtypit në Uashington DC.
Stephen ka mbajtur ligjërata në mbarë botën në lidhje me përfshirjen e Qeverisë amerikane për fshehjen e këtij fakti. Ai ka dhënë më shumë se 1000 intervista në radio e televizione, dhe puna e këtij projekti është mbuluar gjerësisht nga mediat kombëtare dhe ndërkombëtare.
Më 5 Nëntor 2014, “Paradigm Research Group” publikoi nismën për dëgjesën në Kongresin amerikan, për të folur mbi çështjen e pranisë së alienëve, diskutim i ngritur për herë të parë në 1968-n.
Në vitin 1995, Bassett vendosi të sjellë eksperiencën e tij 15-vjeçare mbi çëshjten e ekzistencës së qenieve jashtëtokësore.
Në Qershor të 1996-s, ai u largua nga Universiteti i Kembrixhit për të krijuar organizatën “Paradigm Research Group”, misioni i së cilës ishte të përballej me Qeverinë e SHBA-ve në lidhje me politikat e saj mbi embargon dhe provat, që tregonin se kishte prani të qenieve jashtëtokësore në jetën njerëzore.
Që nga ajo kohë, ai është lobuesi i parë dhe i vetëm i kësaj çështjeje. Me gjithë ndryshimet problematike kombëtare dhe botërore, Bassett është i vendosur për krijimin e një koalicioni global, i cili përfshin 20 milionë banorë, përveç qyetarëve amerikanë, të cilët do të jenë aktivë për të mbledhur prova për ekzistencën e qenieve jashtëtokësore.
Qëllimi i kësaj lëvizjeje është ndërgjegjësimi politik për përmasat dhe rëndësinë e situatës, që çojnë në njohjen dhe pranimin e këtij fenomeni. / Top Channel