Deshi të shihte eklipsin, e sulmon ariu polar
Një shtetas nga Çekia deshi të shihte eklipsin në Arktik, prej nga ky fenomen mund të shikohet më së miri, por ai përfundoi sy më sy me ariun polar që ishte shumë agresiv.
Mediet e huaja transmetojnë se një turist çek u sulmua sot nga ariu i bardhë në arkipelagun norvegjez Svalbard.
Ky sulm tregon rreziqet me të cilët dashamirët e astronomisë ndeshen në këto ujdhesa me dëshirë që ta shohin eklipsin sa më mirë, transmeton koha.net.
Në këtë vend kanë shkuar shumë njerëz për të shikuar eklipsin e të premtes.
Sulmi, nga i cili u lëndua turisti, ndodhi në ujdhesën Spicberg.
Ariu u vra menjëherë nga policia.
Në 40 vjetët e fundit në këtë lokalitet u regjistruan 5 sulme të arinjve të bardhë me epilog vdekjen.
E fundit ka ndodhur në vitin 2011 kur u mbyt një britanik 17 vjeçar.