Vendos kamera në dhomën e ish- gruas që ta shihte nudo
Një person është akuzuar se ka vendosur një kamera të fshehur në tavanin e dhomës së gjumit të ish- gruas së tij, për të kapur pamjet e saj nudo për nëntë muaj rresht.
Kur ish-gruaja e tij u përball me Manuel Tovar, 43 vjeçar, nga Teksasi, SHBA, ai tha se thjesht donte ta shihte atë nudo.
Plani u zbulua kur një fqinj po e ndihmonte gruan të rregullonte sistemin e ajrit të kondicionuar.
Në dokumentet e gjykatës thuhet se personi e ka pranuar përgjimin, por thotë se i vjen keq për këtë. Gruaja kishte regjistruar edhe telefonatën kur ai e pranon se e përgjonte me kamera për ta parë nudo.