Ju bie celulari ne uje? Ja çfare duhet te beni
Nese ndodh qe t’ju bjere celulari ne uje, duke qene se jemi dhe ne periudhe vere dhe i frekuentojme me shume se ne çdo periudhe tjeter ambiente te tilla, ajoqe duhet te beni eshte te mbyllni telefonin dhe te hiqni baterine.
Me pas duhet te siguroheni qe ta thani dhe t'i largoni lageshtine celularit. Per te bere kete gje, menyra me e mire eshte ta fusni ne nje kavanoz te vogel me oriz. Mund t'ju duket qesharake, por orizi eshte menyra me e mire per te terhequr lageshtine nga celulari, dhe jo vetem.
Pasi te jeni siguruar qe telefoni juaj eshte thare plotesisht dhe nuk ka me lageshti, mos shpejtoni, prisni edhe disa dite dhe me pas hapni celularin.
Mirepo shumica prej nesh bejne gjera te gabuara ne kete drejtim, por ju ja çfare nuk duhet te beni:
Mos tentoni ta thani celularin me tharese flokesh ose me mikrovale, kjo pasi qe ajri i nxehte demton pjeset elektronike.