Windows 10 falas dhe për kopjet pirate
Kur Microsoft konfirmoi se do të ofronte kalimin në Windows 10 falas edhe për kopjet e pirateruara të Windows 10 në të gjithë botën, ne u shokuam. Dhe kjo na shtyu të kërkonim më shumë detaje nga Microsoft, dhe ditën e sotme kompania zbuloi një tjetër detaj të rëndësishëm: Kompjuterat me sistemin operativ të pirateruar Windows 7 dhe Windows 8.1 do të mund të kalojnë në Windows 10, por që do të mbeten kopje jo origjinale dhe Microsoft nuk do ti mbështesë ato.
“Me Windows 10, edhe pse kopjet e pirateruar të sistemit operativ do të kenë mundësinë të kalojnë në Windows 10, kalimi nuk do e ndryshojë statusin e liçensimit të tyre”. Ky ishte qëndrimi i Microsoft që zbuti dallgët e asaj lëvizje që të gjithë e menduam historike. Natyrisht që ky qëndrim nuk zbulon detaje t të tjera si: Pas kalimit në Windows 10 të kopjeve të pirateruar, a do skadojë Windowsi dhe të bëhet jo stabil pas një periudhe kohe? A është mungesa e suportit, mungesë e përditësimeve të sigurisë për piratët?
Microsoft nuk dha përgjigjen e asnjërës prej këtyre pyetjeve, por që kompnia konfirmoi se do të implementojë një sistem udhëzimi që ti kalojë këto kopje pirate në origjinale, natyrisht me kosto.
Mbase Microsoft po përpiqet të rrisë bazën e përdoruesve në versionin e saj më të fundit të sistemit operativ, por nuk ka asnjë vlerë nëse kompani lë një pjesë të madhe përdoruesish pa përditësime të sigurisë. Kush do të pranonte të kalonte në Windows 10 dhe të mbetej përditësime të sigurisë?
Nëse kompani u ofron piratëve një kopje falas të Windows 10, me shumë gjasa do të përballet me zemërimin e konsumatorëve që kanë paguar për këtë sistem operativ. Por nëse kompania lë piratët jashtë, ata me doesmos do e gjejnë një mënyrë për të komprementuar Windows 10 ashtu siç kanë bërë me sistemet operativ të kaluara.