8 gjërat që dallojne femrën nga mashkulli!
Seksi, emocionet, shijet, truri, aftësitë. Ja 8 karakteristikat që diferencojnë seksin femëror nga ai mashkullor… të provuara shkencërisht.
1. Femrat kanë më pak fantazi seksuale
2. Femrat falin më shumë se meshkujt
3. Femrat i mbajnë mend më mirë fytyrat
4. Solidariteti femëror, mit i gënjeshtërt
5. Femrat e përballojnë më lehtë stresin
6. Femrave u pëlqen me shume ngjyra rozë
7. Femrat janë më të kujdesshme në timon
8. Femrat janë nuhatëse më të mira
Pesë shqisat nuk funksionojnë në të njëjtën mënyrë tek meshkuj dhe femra.
Nuhatja: aftësia për të dalluar aromat është më e zhvilluar në gratë, për shkak të formës së struktura nervore që lidh dy hemisferat e trurit.
Shikimi: memoria vizuale e kujtesës është më e theksuar tek grate. Ato kujtojnë më mirë një fizionomi, rendin e objekteve në një tavolinë, dhe kështu me radhë.
Dëgjimi: Janë meshkujt ata që përqendrohen më shumë, duke përjashtuar mendërisht çdo zhurmë tjetër që mund t’i shqetësojnë.
Shijimi: meshkujt kanë në gojë më pak receptorë se gratë për të “kripurat”. Edhe perceptimi për të “hidhurat” është më i mirë tek femrat.
Ndjeshmëria: Në rastin e objekteve të brishta gratë janë më të suksesshme. Jo vetëm për shkak se ato kanë gishtat e hollë, por edhe për shkak se mollëzat e gishtave të tyre janë gjithashtu më të ndjeshme se tek meshkujt.