Zëri i Rusisë Australia, Zelanda e Re, SHBA-ja, Franca dhe Bashkimi Europian kanë propozuar krijimin e 2 zonave të mëdha detare të mbrojtura në Antarktidë.
Ky vendim mund të merret në takimin e 32-të të përvitshëm të Komisionit për Ruajtjen e Gjallesave Detare të Antarktidës (CCAMLR), i cili do të nisë në qytetin australian të Hobart-it më 23 tetor.
Është propozuar krijimi i zonave të mbrojtura në Detin Ross dhe pjesën lindore të Antarktidës.
Sipas deklaratës së përfaqësuesve të delegacionit rus në CCAMLR: "para mbylljes së zonave detare të shfrytëzueshme është e nevojshme të studiohet në detaje baza shkencore e vendimeve të tilla".