Uashingtoni njoftoi se ditën e diel nuk do të funksionojnë për arsye sigurie shumë nga ambasadat dhe konsullatat amerikane në të gjithë botën!
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Amerikanë, Maria Charf deklaroi se kjo gjë bëhet në kuadër të masave “parandaluese”, duke refuzuar të japë detaje të ndonjë kërcënimi specifik apo për të dhënë informacione në lidhje me cilat ambasada apo konsullata do të mbyllen.
“Ky vendim u mor për arsye sigurie dhe si masë “parandaluese”, me qëllim që të kujdesemi për “personelin e çdo ambasade apo konsullate, si dhe të qytetarëve të cilët do të vizitojnë objektet tona”, theksoi Charf.
“Pas kësaj date – që përkon me përfundimin e muajit të Ramazanit-, qeveria amerikane do të studiojë rifunksionimin e trupave diplomatik dhe të ambasadave të tyre që do jenë mbyllur”, shtoi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit.
Ndërkohë Maria Charf theksoi gjithashtu se “disa ambasada dhe konsullata do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura edhe për disa ditë më shumë”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të marrin masa të rrepta sigurie për ambasadat e t ambasadat dhe konsullatat e tyre pas, sulmit në Begazi të Libisë më 11 Shtator 2012, ku dhe humbën jetën ambasadori amerikanë dhe tre shtetas të tjerë amerikanë.