Dalë ngadalë edhe pse me vonesë, kanë filluar reagimet e para të fuqishme për situatën e krijuar në Ukrainë.
I fuqishëm dhe i prerë ka qenë dhe paralajmërimi i bërë nga Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, i cili ftoi Rusinë: “Mos e ceno sovranitetin kombëtar të Ukrainës dhe mos ceno territorin e saj. Është e domosdoshme që të gjithë të përgjegjësit të mos avancojnë në hapin tjetër, të cilat do të merren parasysh vetëm si cenim. Çdo gjë tjetër do të tensionoj së tepërmi krizën, me pasoja dhe rezultate të parashikueshme, madje tragjike”, deklaroi ministri gjerman.
Shtoi gjithashtu, se Rusia nuk asnjë të drejtë të dërgoj trupa ushtarake në territorin e Ukrainës fakt ky shkel Traktatin, përkatësisht të Flotës Ruse në Detin e Zi.
Paralajmërimet e Ministrit të Jashtëm Gjermanë, i bashkëngjiten atyre të Presidentit Amerikan, Barak Obama, gjë që do të çoj dhe më tej tensionin ku ende nuk është e qartë se cili do të jetë hapi tjetër i Komunitetit Ndërkombëtar.