Eshtë faktuar (ekzistojnë dokumente) se
inxhinieri i famshëm, Gustave Eiffel ishte
Mason.Kulla (Tour Eiffel) ndodhet ne Paris dhe
përbën simbolin më madhështor të tij.
Kulla u ndërtua në vitin 1889 nga inxhinieri i
famshem Gustave eiffel, i cili ka ndertuar gjithashtu dhe strukturën statike të Statujës së
Lirisë në SHBA. Sipas shumë historianëve dhe studiuesve, këto dy
mrekulli kanë lidhje direkte Masonike midis tyre, si përsa i përket
simbolikës së tyre, si vendndodhjes, përdorimit, si dhe arsyen e krijimit
të tyre.
Është faktuar (ekzistojnë dokumente) se mekaniku i famshëm, Gustavo Eifel, ishte Mason.
Kështu që në kullën e ideuar dhe hartuar prej tij, duhet te gjenden
shumë simbole të fshehta, qofshin këto masonike apo të tjera që lidhen
me to.
Kulla Eifel, u ndërtua te Parku i Marsit -Champs de Mars.
Inaugurimi i saj u bë më 31 mars 1889. Muaji mars, (March) është muaj i dedikuar planetit Mars, ashtu siç dhe
muaji prill i është dedikuar Afërditës.
Struktura e Kulla përbëhet e gjitha vetëm prej hekurit, metal i cili lidhet
direkt me Marsin, Perëndinë e Luftës.
Është e dobishme të dimë se parku Champs de Mars, fillimisht u përdor
si zonë ushtarake trajnimi. Simboli i parë që ndeshim, është ai i vetë Kullës Eifel. Nuk është vetëm
ajo çka ne shohim, gjatësia e mrekullueshme e tij e cila e simbolizon
atë, por në koordinim me shumë alkimi dhe algoritme të tjera
rezultojnë në shumë më tepër.
Lartësia e Kullës është 324 metra së bashku me antenën e tij.
Në pjesëtim me 10 na jep 32,4. Nëse shtojmë lartësinë 324 dhe bazën e tij, që është 124,90 metra,
kemi 448,9 m.
Në pjesëtim për 10 na jep 44,89 (një gradë e cilat do të na duhen në
vijim kemi 45° 29).
E gjithë kjo, si për çudi na orienton/çon në vendndodhjen e Babilonisë -
shenja jeshile-, shumë pranë gjatësisë dhe gjerësisë që na japin llogaritjet e më sipërme, pra 32° 4′ 0” në veri, 45° 29′ 0” në lindje -
shenja e portokalltë me A (Zona lidhet direkt me Vëllazërinë e
Zvarranikëve dhe lindjen e Masonerisë).
Edhe pse stisma që na jepet ndodhet më shumë se 100 kilometra larg
nga vendndodhja e Babilonisë dhe vendet ku thuhet se ekziston diçka
homologe me kullën Babel, nuk shteron të jetë kaq e mrekullueshme dhe diktimit të gjerë të këtij rajoni. Rastësi?
Siç duket dhe në fotografin që pason, Kulla ndahet në 5 nivele-shkallë,
bashkë me terrenin.
Numri 5, sipas Plutarkut, kur i referoheshin gërmës E apo Ej “ata” të
Delfit, simbolizonte shifrën e Universit, pra ajo përbën dhe një ligj të
fuqishëm të natyrës. Nëse për disa prej jush, kjo është një pikëpyetje apo diçka e pa shpjegueshme, atëherë matematicienët na e shtjellojnë
atë më saktë: “Nëse shumëzojmë lartësinë 324 me katër brinjët e tij,
kemi 1296. Duke shumëzuar 5 nivelet me 4 anët e tij, kemi 20. Kështu,
20 X 1296 = 25920. Ky numër është Great Eniaftos i Platonit dhe lidhet
direkt me transferimin e meridianëve (një nga lëvizjet e Tokës).
5 nivelet e Kullës, janë llogaritur dhe janë pozicionuar në distanca precize. Nëse bëjmë një krahasim me planetin Jupiter, duke e vendosur
atë në bazën e Kullës, atëherë kemi atë të marrë në nivelin e parë,
ndërsa vijojnë satelitët e tij, Io, Europa, Ganymede dhe Callisto në majë
të tij.
Kjo sekuencë ritmike duket se lidhet me pozicionet e orbitave të
planetëve rreth Diellit, nëse e vendosnim atë në bazën e Kullës. Pra, atëherë vendet analoge marrin këtë pozicion: Toka, Marsi, Saturni,
ndërsa Jupiteri ndodhet në majë.
Por, numri i saktë i shkallëve të tij, është i lëkundur, kjo sipas çdo
burimi që bazohemi. Sipas matjeve të bazuar në skicat origjinale të
Kullës, shkallët ishin 1710. Aq shkallë sa u ngjit dhe Hitleri kur pushtoi
Francën. Por, shkallët u zvogëluan gjatë dekadës së 1980. Tashmë kemi në total, 1665.
Më e çuditshmja e çështje është se, nëse shumës totale i shtojmë 347 të
nivelit të parë, atëherë kemi 2012!
Mos vallë kjo shifër nënkupton diçka për vitin që po kalojmë apo ka
lidhje direkte me të?!
Por kujdes! Ngjashmëria e tingullit/shprehjes EIFEL me EYE FULL, pra Syri i Plotë
apo Sy i Mbushur, ose më saktë Syri Gjithpamës…
Mos është gjë rastësi, apo mos ju kujton diçka?