Forumi Kuq E Zi
Ishulli i ndaluar Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ishulli i ndaluar Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ishulli i ndaluar Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ishulli i ndaluar Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Ishulli i ndaluar Empty Ishulli i ndaluar 23/2/2014, 14:03

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ishulli i ndaluar Foto110

Pavarësisht se a shkoni me dhurata, si peshkatarë, si gazetarë, ju fundoset anija dhe shkoni për të kërkuar ndihmë, ju do të hasni në armiqësi të paparë në ishullin North Sentinel

Mos llogarisni assesi se vendësit do t’ju presin me buzëqeshje nëse tentoni të vizitoni këtë ishull të largët – do të jeni me fat nëse shpëtoni gjallë teksa shtizat dhe shigjetat fluturojnë drejt jush.
Ishulli North Sentinel, pjesë e ishujve Andaman dhe Nikobar, një grup i 572 ishujve në Gjirin e Bengalit, ndërmjet Birmanisë dhe Indonezisë, mund të jetë vendi më i vështirë (dhe mbase më jotërheqës) për t’u vizituar në botë. Vendësit nuk i duan vizitorët... dhe as s’i kanë dashur kurrë.
Banorët e këtij ishulli janë një fis i Sentinelëve, që besohet të jenë pasardhës të drejtpërdrejt të njerëzve të parë që kanë dalë nga Afrika. Mendohet se ata jetojnë në ishujt Andaman që 60 mijë vjet, por fakti se gjuha e tyre është aq e ndryshme madje edhe nga popujt e tjerë të Andamanit sugjeron se këta njerëz kanë pasur kontakte shumë të vogla me botën e jashtme për mijëra vjet.

Në këtë territor llogaritet se sot jetojnë ndërmjet 50-250 njerëz, të cilët atdhe e quajnë ishullin North Sentinel. Sentinelezëve nuk iu pëlqen që ndonjë i huaj të hyjë në tokën e tyre: Pavarësisht se a shkoni me dhurata, si peshkatarë, si gazetarë, ju fundoset anija në ishull dhe shkoni për të kërkuar ndihmë, ju do të hasni në armiqësi. Askush nuk është larguar pa ikur... apo pa u vrarë.
Në ditët pas cunamit shkretues të 2004-s (që ka goditur Oqeanin Indian), në ishull kanë zbarkuar një grup njerëzish me një helikopter të Marinës së Indisë. Ata nuk shpresonin shumë se do të gjenin të mbijetuar në vend – mbijetesa e sentinelezëve konsiderohej si e pagjasë, duke marrë parasysh se ata jetonin në një ishull aq të largët dhe të izoluar, në vijën e cunamit të fuqishëm.

Optimistë dhe të vendosur për të ndihmuar, ata kanë lënë pako me ushqime në tokën e largët, dhe janë ndeshur me një luftëtar të vetmuar sentinelez, i cili ka dalë nga xhungla e dendur me një hark dhe një shigjetë dhe ka goditur helikopterin. Por, edhe përkundër ngjarjes aq drastike dhe aq shkretuese si cunami, sentinelezët nuk kanë dashur ndihmë... dhe as kontakt tjetër me njerëzit.
Falë teknologjisë, sot kushdo që ka kompjuter dhe ka qasje në internet mund të shikojë vende të panjohura më parë nga lartësia, nëpërmjet programit të jashtëzakonshëm dhe falas Google Earth.
Kur shikoni ishullin North Sentinel ju mund të vëreni vetëm një anije të vjetër të prishur. Çdo gjë tjetër që ka të bëjë me sentinelezët – shtëpi apo njerëz – është e fshehur në xhunglën e dendur.
Ata që e kanë vizituar ishullin e largët ose janë kthyer të tmerruar, ose nuk janë kthyer kurrë më.

Ishulli i ndaluar 10vend10

Ishulli i ndaluar 10VENDI_3

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Ishulli i ndaluar Empty Re: Ishulli i ndaluar 4/3/2014, 19:54

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ishulli “i ndaluar” në mes Jonit e Adriatikut dhe Misteri i tij
Ishulli i ndaluar Sazani_891520837
Ishulli më i madh i vendit, ai i Sazanit, vijon të mbetet mollë e ndaluar edhe pse kanë kaluar 20 vite demokraci.Askush nuk mund të shkelë në ishullin që ndodhet vetëm 17 km larg portit.

As vetë vlonjatët nuk e njohin ishullin e vetmuar që qëndron mes Jonit dhe Adriatikut, në krye të gjirit të Vlorës. Maja e tij më e lartë është 342 m. Nje vijë bregdetare me gjatësi 12 km.

Kjo është vijë bregdetare e thyer, me përbërje shkëmbore monolitike.Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër.

Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit.Ishulli i Sazanit përmban 7 specie amfibësh nga të cilat 3 janë specie të rralla. Ishulli përmban 15 specie zvarranikësh nga të cilët 13 specie zvarranikësh janë të rrallë.

Disa nga këto amfibë dhe reptilë janë:

Hardhucë luspore me gushë blu

Hardhuca jeshile ballkanase

Zhapiku europian i bakrit

Nërpërka amodite gjendet në pjesën tokësore të afërt por mungon në Ishullin e Sazanit. Mungesa e kësaj nëpërke prezanton një interes të lartë shkencor sepse tregon formimin dhe ndarjen e ishullit përpara shfaqjes së kësaj specieje.(pN)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons