Vende të planetit Tokë ku ndodhi misterioze mund të të presin !
Trekëndëshi i Bermudes është shembulli më i famshëm i vendeve ku në mënyrë të mistershme janë zhdukur avionë apo anije. Megjithatë, ekzistojnë të paktën edhe tri vende të tjera në botë ku ndodh diçka e tillë.
Deti Sargassi në Atlantik
– Kjo zonë detare është e famshme për zhdukjen e ekuipazheve të shumë barkave të vogla me vela duke nxjerrë në breg të detit, barka të boshatisura. Një nga zhdukjet më të famshme është ajo e vitit 1840, ku një një kapiten anijeje i quajtur Rozali u zhduk së bashku me ekuipazhin e tij, dhe në breg doli anija me asnjë person në bord. Kjo zonë është e rrethuar nga përplasje të fuqishme dallgësh dhe shpesh është quajtur “deti brenda detit”.
Trekëndëshi i Dragoit
– Kjo është një zonë në oqeanin Paqësor, e cila gjendet në afërsi të ishullit japonez të Miyake, rreth 100 kilometra në jug të Tokios. Japonia ka humbur pesë anije luftarake dhe rreth 100 shkencëtarë që po studionin zonën mes viteve 1952 – 1954.
Trekëndëshi i Michigan
–Legjenda e trekëndëshit të Michigan ka lindur në 1937, kur kapiteni George Donner u zhduk nga kabina e tij gjatë një udhëtimi të zakonshëm për transportin e karbonit. Edhe pse dera e kabinës ishte e mbyllur nga brenda, pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit nuk mundën të gjenin dot kapitenin e tyre.
Trekëndëshi i Bermudes
–Rasti i parë misterioz ka ndodhur në 1945, kur një grup avionësh luftarakë që transportonin 14 persona u zhduk në brigjet e Floridës. Para se të humbisnin kontaktin në radio, komandanti u dëgjua të thoshte “Jemi duke hyrë në ujra të bardha, asgjë nuk duket normale”. Pak më pas, një tjetër avion me 13 persona në bord, i cili po kërkonte të gjente avionin pararendës, u zhduk.