Shkencëtarët me dekada po mundohen të zbulojnë përse zebrat kanë trupin me vija. Duket se shkencëtarët hungarez dhe suedez e zbuluan së voni.
Në revistën “Journal of Experimental Biology” është publikuar studimi me të cilin shkencëtarët kanë arritur deri te përfundimi se zebrat kanë trupin me vija për tu mbrojtur nga mizat gjakpirëse. Efekti i vijave bardh-e-zi në mënyrë të veçantë reflekton dritën që si përfundim dëbon insektet nga zebrat.
Grupi i shkencëtarëve ka kryer eksperimentin mbi kuaj, e përmes vëzhgimit kanë arritur deri te përfundimi se mënyra në të cilën e reflektojnë dritën qimet e errëta në mënyrë jashtëzakonshme tërheq mizat. Për shkak të kësaj kanë vendosur ta bëjnë një eksperiment në të cilin kanë mbaruar modele të kuajve me ngjyra të ndryshme, duke i lyer ata me ngjitës ashtu që më pastaj të mund të numërojnë mizat e tërhequra nga ekzemplari i caktuar. Modelet e kuajve ishin me ngjyrë tërësisht të zezë, tërësisht të bardhë, dhe me disa kombinime të këtyre dy ngjyrave.
Përmes vrojtimit është arritur në përfundim se më së paku miza kishte tërhequr modeli i cili ishte më i ngjashëm me vijat e zebrave, madje më pak edhe se modeli që ishte krejtësisht i bardhë. “Ishim të befasuar nga ky rezultat për shkak se në këtë model kishe vija të zeza të cilat reflektojnë dritën në mënyrën që tërheq mizat”, tha profesori Matthew Cobb, por edhe theksoi se kjo teori nuk përjashton të gjitha teoritë tjera.