Forumi Kuq E Zi
Hieroglifët: Duke folur me gjuhën e jashtëtokësorëve ! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Hieroglifët: Duke folur me gjuhën e jashtëtokësorëve ! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Hieroglifët: Duke folur me gjuhën e jashtëtokësorëve ! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Hieroglifët: Duke folur me gjuhën e jashtëtokësorëve ! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Hieroglifët: Duke folur me gjuhën e jashtëtokësorëve ! 11810

A do mundemi vall një ditë të zbulojmë Alfabetin e jashtëtokësorëve me qëllim që ne të mund të komunikojmë me ta?
Muajin e fundit shumë Antropolog ishin mbledhur në një seminar të organizuar posaçërisht në Atlanta të Amerikës, ku prej gojës së tyre dolën të dhëna dhe hollësira të cilat sigurisht që do të entuziazmojnë shkencëtarët e super-programit SETI:
Seminari kishte si teme kryesore: “Antropologjia, Arkeologjia, Komunikimi ndër Hyjnor, Dituria dhe Shkenca e Botëve të Lagëta”.
Problematika e cila dominonte ishte: “Para 30-vjetësh dërguam një mesazh kundrejt Yjeve, të shkruar në gjuhën e matematikës dhe të shkencës. Por do të mundej vallë një qytetërim jashtëtokësor të deshifronte një mesazh të tillë?”.
Antropologu Ben Finney, i Universitetit të Hawai, e kundërshtoi këtë logjik duke studiuar dhe deshifruar Hieroglifët e Egjiptianëve dhe të Maya.
“Shkencëtarët e SETI-t, nënvizuan se qytetërime shumë të zhvilluara të jashtëtokësorëve do të kodonin mesazhet e tyre brenda “numrave të tyre të parë”. Numri “π”, stabilitetin e Planck si dhe shumë të tjera si këto, të dimensioneve botërore, me qëllim që të mund t’i deshifronin ato në çast”, shpjegon Finney. “Dyshoja për këtë çështje, duke deshifruar kode dhe Hieroglifë Egjiptian dhe të Maya”.
Në një deshifrim shumë më të vështirë dhe tepër të ndërlikuar, të këtyre hieroglifëve, Finney, arriti në konkluzionin se kur deshifrimet fillestare janë të gabuar, atëherë deshifrimi i saktë do të marrë shumë kohë derisa të arrijë në rezultatin përfundimtar duke shpalosur të vërtetën
“Kërkimet arkeologjike mbi njerëzit e një epoke ndryshe, apo dhe të një vendi tjetër, na jep një analogji mbi kërkimin e inteligjencës jashtëtokësore”, deklaroi Paul Wason, arkeolog në Institutin “John Templeton”.
Këto shqetësime të arkeologëve dhe të antropologëve nuk ishin të panjohura për shkencëtarët krijues të programit SETI, siç edhe në rastin e ekuacionit të famshëm, të mundësisë së ekzistencë së qytetërimeve jashtëtokësore nga Frank Drake.
Ndoshta shkencëtarët e SETI-t, mund të ndihmojnë në botëkuptimin e qytetërimeve të huaja së bashku me shkencëtarët e Shkencave Sociale. Ashtu siç edhe arkeologët, të cilët mundohen të dallojë midis veglave të gurit me ato të krijuara natyralist, kështu mund të ndihmojnë dhe shkencëtarët e SETI. Që dhe ata me radhë të dallojnë diferencën midis sinjaleve kozmike natyrale dhe atyre të dërguar nga një qytetërim tjetër me inteligjencë të përparuar, ku mesazhi i tyre mund të jetë përshëndetës.
Shkencëtarët e antropologjisë dhe të arkeologjisë, ofrojnë dhe analogji midis konceptimit të botës “Tjetër”, shumë më tepër dhe shumë më ndryshe nga konceptimi i njeriut normal. Në këtë procedurë, ata mund të në furnizojnë me depërtimin e komunikimit të pasqyruar të qytetërimeve të tjera mbi ideologjinë perceptuake të tyre, duke shtuar kështu shanset që mesazhet tona të bëhen të kuptueshme.
Stimulime të bazuara në modelet njerëzore, të kontakteve të tyre të para me qytetërimet rivale njerëzore në Tokë. P.sh; do të mund të na ndihmonin për të vlerësar përshtatshmërinë e protokolleve të komunikimit tonë modernë, të cilat mund t’i përdorim për të kapur sinjale që na vijnë nga jashtëtokësorët.
Konkluzione interesante dhe reflektime të shkëlqyera që mund të na ndryshojnë mënyrën e të menduarit dhe të perceptimit për gjithçka dinim ashtu siç e dinim deri më sot, pra të shfrytëzojmë mënyrat që ne përdorim për të komunikuar me qytetërime jashtëtokësore.
Ku i dihet! Ndoshta duke studiuar mënyrat dhe teknikat e të menduarit, teknikat e sjelljes të paraardhëse tanë, mund të gjejmë çelësin e të vërtetës për të komunikuar me “kushërinjtë” tanë ndëryjor-kozmik.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons