Forumi Kuq E Zi
Hitleri – mjeshtër i manipulimit! Një biografi e re për diktatorin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Hitleri – mjeshtër i manipulimit! Një biografi e re për diktatorin Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Hitleri – mjeshtër i manipulimit! Një biografi e re për diktatorin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Hitleri – mjeshtër i manipulimit! Një biografi e re për diktatorin Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Hitleri – mjeshtër i manipulimit! Një biografi e re për diktatorin Hitleri-mjesht%C3%ABr-i-manipulimit-Nj%C3%AB-biografi-e-re-p%C3%ABr-diktatorin



Krimet e tij janë kaq mizore, sa edhe njeriu që qëndron pas tyre. Figura e Adolf Hitlerit ka shumë enigma. Një biografi e re e nxjerr diktatorin aktor brilant, tepër të aftë për inskenime dhe për të krijuar mitin e tij.
Tingëllon absurde, por ky njeri stërvitej përditë e për vite të tëra me susta: Adolf Hitler forconte kështu muskujt e krahut – mundësisht për të mbajtur sa më gjatë krahun lart e pa e ulur asnjëherë gjatë përshëndetjes së kolonave paramilitariste, SA. Një tik i Hitlerit?
Një gjë e parëndësishme në kontekstin e monstruozitetit të këtij personi? Në asnjë mënyrë pretendon biografia e re për Hitlerin e përgatitur nga historiani dhe gazetari i Hamburgut, Volker Ullrich, “Adolf Hitler – Vitet e karrierës”.
Ky historian fokusohet më shumë se kushdo biograf tjetër tek Hitleri si njeri. Ai analizon aftësinë e tij për vetëinskenime, për të kuptuar ngjitjen enigmatike të diktatorit.
Hitleri si njeri
Hitleri deri më sot është rrethuar nga një mjegullnajë mitesh dhe legjendash, për ngritjen e të cilave, vetë diktatori ka dhënë kontributin më të mirë. Që ai u rrit në një familje me probleme ekonomike – është gënjeshtër.
Familja e Hitlerit parë me hollësi futej tek shtresa e mesme me të ardhura të mira. Një manovër tjetër e qëllimshme: Jeta asketike e “Führer-it” – “Udhëheqësit” dhe kancelarit që nuk kishte nevojë për të mira materiale. Por Hitleri gjithmonë linte t’i bëheshin kostumet me porosi, ai adhuronte makinat e shtrenjta dhe i mblidhte të gjitha fitimet nga shitja e librit të tij, “Mein Kampf”.
Veçanërisht i suksesshëm, Hitleri ishte me idenë e përhapur, se ai nuk ka jetë private, sepse të gjithë fuqinë dhe jetën e tij e kishte vënë në shërbim të popullit gjerman. Edhe kësaj legjende i futet më thellë historiani, Volker Ullrich.
“Jeta e Hitlerit ishte shumë më e pasur se sa kanë menduar bashkëkohësit tij dhe më vonë disa historianë.” Hitleri kishte krijuar një rreth shumë familjar në rezidencën e Obersalcbergut, një rreth ky mjaft i përzgjedhur i miqve dhe mbështetësve politikë. Hitleri bëntë shëtitje me ta, shikonte së bashku filma, ministri i propagandës, (Goebbels i dhuroi vërtet Hitlerit për krishtlindje të vitin 1937 serinë e filmave Mickeymaus). E dashura e Hitlerit, Eva Braun sillej pak a shumë në rolin e zonjës së kështjellës.
Njeriu si demagog
Për historianin Volker Ullrich thelbi i talenteve të Hitlerit qëndron tek aftësia e tij retorike dhe akoriale. Ullrich ndryshe nga mendimi i përhapur nuk e sheh Hitlerin si një piktor të dështuar, Si piktor dhe arkitekt, Hitleri ishte si çdo profesionist i zakonshëm, por talenti i tij qëndronte pikërisht në fushën politike: “Në aftësinë e tij taktike, talentin për të kapur shpejt situatat dhe për t’i përdorur ato, Hitleri i linte pas të gjithë konkurrentët në partinë e tij, por edhe në partitë e tjera.”
Një vështrim në personalitetin e tij mund të ndihmojë të kuptohet karriera si politikan. Hitleri zotëronte aftësinë e bërjes për vete të qëndrimeve nga më të ndryshmet, dhe si një aktor të hynte menjëherë në një rol të ri, sipas situatës. Kur bëhej fjalë për të përfituar zemrën e atyre që ishin të rezervuar, ai luante me kartën e simpatisë, madje mund të lëshonte lotët me sustë.
Ai fitonte si zemrat e veteranëve të luftës, ashtu edhe të zonjave të fisnikërisë gjermane, krerëve të ekonomisë. Për të gjithë Hitleri kishte gati recetën e duhur. Pamja e jashtme e tij ishte vërtet e zakonshme, por në tribunën politike ai dinte të shndërrohej në një demagog të atillë, “siç nuk e ka njohur kurrë historia gjermane”, thotë biografi Ullrich.
Nuk është biografia e parë për Hitlerin
Kush shkruan një biografi për Hitlerin duhet së pari ta legjitimojë këtë: Kemi nevojë vërtet një biografi të re për Hitlerin? Nuk është thënë gjithçka për të? Sipas historianit Volker Ullrich biografitë e mëparshme më të përmendurat, si ajo e gazetarit dhe historianit, Joachim Fest (1973)dhe e historianit britanik (Ian Kershaw (1998, 2000) nuk përqëndrohen mjaft në personalitetin e Hitlerit, por në aspekte të tjera si në strukturën shoqërore gjermane (Ian Kershaw) apo në përqëndrimin tek dëshmitë e ministrit të armatimit të Hitlerit, Albert Speer (Joachim Fest).
Volker UIlrich është mbështetur në zbulime të reja të arkivave gjermane. “Interesante për mua ishte kur kuptova se ka ende gjëra për të zbuluar, megjithëse jeta e Hitlerit bën pjesë ndër subjektet më të trajtuara të studiuesve.” Megjithatë vështrimi më nga afër i Hitlerit si njeri nuk e bën këtë diktator aspak më njerëzor. (Deutsche Welle)

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons