SA E BUKUR ËSHTË MIQËSIA
Nga pikëpamja objektive, me miqësi kuptohet një lloj lidhjeje shoqërore e ndërthurur me një ndjenjë të fortë dashurie dhe reciproke mes dy ose më shumë personave të së njëjtës ose jo gjini. Nga pikëpamja subjektive, së bashku me dashurinë, miqësia është një qëndrim ndaj të tjerëve që karakterizohet nga një emocion i fortë duke zbukuruar edhe më shumë jetën sociale të një individi.
Pothuajse në të gjitha kulturat, miqësia kuptohet dhe perceptohet si një marrëdhënie e barabartë, e bazuar te respekti, vlerësimi dhe gatishmëria reciproke. Në përgjithësi dallohen miqësi të ndryshme të mëdha. Për shembull një prej tyre është miqësia e rastësishme që lidhet me një simpati: lind papritur në një rrethanë të caktuar. Një miqësi tjetër është edhe ajo e ashtuquajtur e ngushtë, ose më saktë që lidhet me një marrëdhënie të vazhdueshme në kohë, mes personave të cilët arrijnë të krijojnë një shkallë mirëbesimi reciprok të krahasueshëm me atë tipik të lidhjes në çift. Në çdo epokë, miqësia është konsideruar një nga eksperiencat më të rëndësishme njerëzore dhe është shenjtëruar nga të gjitha besimet.
miqësitë e ngushta.
”.
Të rriturit nuk e ngatërrojnë lehtë ndjenjën e miqësisë me të tjerat. Për shumë persona miqësia është e pazëvendësueshme, joformale, e hapur, që përshtatet me lehtësi. Më shumë se dashuria dhe familja, miqësia është lidhja më e fortë dhe më e sigurt e kohës.
“Familja është gjëja më e rëndësishme në jetë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për miqësinë. Miku i zemrës është njësoj si një i afërm, që e ke të vështirë të ndahesh prej tij. Me shokët e shoqet mund të jesh vetvetja. Miqësia moderne është përgjigjja e shumë ndryshimeve sociale. Ajo sintetizon nevojën e lidhjeve të vërteta. Familjet me origjinë të largët, marrëdhëniet e paqëndrueshme në çift dhe pasiguria bëjnë që miqësia të jetë struktura më e fortë e një marrëdhënieje. Miqësia është mbështetja më e madhe,
“Kam miq të mirë të cilët më kanë zgjedhur për atë që jam jo për atë çka përfaqësoj. Rri me ta sepse më pëlqen të ndajmë çdo gjë bashkë. Edhe pse janë shumë të ndryshëm nga unë, kanë disa gjëra misterioze që na bashkojnë”.
Miqësia duket më pak e ndërlikuar. Nëse nuk je i kënaqur me diçka i hapesh menjëherë tjetrit”. Miqtë janë burim ndihme, një thesar i vërtetë.per te gjith ne pra te respektojm dhe te duam miqt tan.....
[Xhuli Spahiu]