Roveri i NASA-s, Curiosity ka zbuluar shumë gjëra interesante në Mars gjatë vitit të kaluar.
Shtatorin e kaluar Curiosity zbuloi ujë në planetin e kuq, dhe këtë verë gjeti gjurmë uji të pijshëm në Mars.
Duke marrë parasysh se sa i rëndësishme është uji në Mars për të mbijetuar, këto zbulime ishin goxha të mëdha, por zbulimi i fundit është më i rëndësishëm në krahasim më të tjerët.
Curiosity ka zbuluar se dheu në Mars përmban afërsisht 2% të peshës ujë. Kjo do të thotë se në qoftë se astronautët do të shkojnë në Mars, ata mund të nxjerrin afërsisht 1 litër ujë nga çdo metër kub dheu. Përveç ujit, kur mostrat e dheut ishin të nxehta, ata lëshonin dioksid karboni, oksigjen dhe squfur. Këto mostra janë mbledhur në një zonë të njohur si “Rocknest”.
Zbulimi i fundit nga Curiosity tregon se mund të jetohet në Mars, e cila do të jetë jashtëzakonisht e dobishme për 200.000 personat që kanë aplikuar për një udhëtim drejt planetit të kuq.