Forumi Kuq E Zi
Lidhjet sekrete të CIA-s me UFO-t! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Lidhjet sekrete të CIA-s me UFO-t! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Lidhjet sekrete të CIA-s me UFO-t! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Lidhjet sekrete të CIA-s me UFO-t! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Lidhjet sekrete të CIA-s me UFO-t! Area51ufo2_xlarge

Në këtë libër, Alfredo Lissoni eksploron për ne sekretet e misteriozes të zonës 51, shtetit të 51-të të Shteteve të Bashkuara, strumbullarit të të gjitha mistereve të teknologjisë aliene; rindërton operacionet debunking (diskredituese) dhe cover up (fshehjeje) të presidentëve amerikanë nga Trumani tek Bushi Junior (i riu). Ky libërzbulon prapaskenat e incidentit ajror në Ëalesville, që e bëri qeverinë hije amerikane të armatosej kundër alienëve dhe të nënshkruante në vitin 1955 një pakt shumë të fshehtë bashkëpunimi antialien me “armikun”, Bashkimin Sovjetik.
A ekziston një konspiracion botëror i prirur për të fshehur fenomenin e UFO-ve? A është e vërtetë se qeveria amerikane e njeh të vërtetën lidhur me alienët dhe madje u studion shkencën nëpërmjet një operacioni “inxhinierie së prapthi”, por tenton të prishë provat e kalimit të vizitorëve mbi Tokë për të mos humbur autoritet?
Përgjigjja është pohuese dhe na shtohet nga rindërtimi i hollësishëm dhe i saktë i historisë “sekrete” të ufologjisë, i bërë për herë të parë nga Alfredo Lissoni dhe i karakterizuar nga dokumente dhe prova të okultuara nga grupe misterioze pushteti me emra tejet magjepsës: Majestic 12, Men in Black, Revealers.
Pas një kërkimi të filluar më 1993 dhe të zgjatur për 9 vjet të mira, autori vë së bashku copërat e një mozaiku gjigant që ka parë ndërtimin në vitin 1947 dhe pas rënies së një UFO-je në Rosëell të Neë Mexico-s e komisioneve të para studimore amerikane, si publike, ashtu dhe sekrete. Nëpërmjet një serie studimore “Projects”, qeveria amerikane tentoi që të fusë në dorë teknologjinë e jashtëtokësorëve dhe ia arriti.
Në këtë libër, Alfredo Lissoni eksploron për ne sekretet e misteriozes Area 51, shtetit të 51-të të Shteteve të Bashkuara, strumbullarit të të gjitha mistereve të teknologjisë aliene; rindërton operacionet debunking (diskredituese) dhe cover up (fshehjeje) të presidentëve amerikanë nga Trumani tek Bushi Junior (i riu); zbulon prapaskenat e incidentit ajror në Ëalesville, që e bëri qeverinë hije amerikane të armatosej kundër alienëve dhe të nënshkruante në vitin 1955 një pakt shumë të fshehtë bashkëpunimi antialien me “armikun”, Bashkimin Sovjetik.
Akoma do të shqyrtohen, më së fundi do të shpjegohen dhe do të futen në një kontekst logjik disa prej mistereve më shqetësues ufologjikë të dekadave të fundit: gjymtimet e kafshëve, vdekjet misterioze të shkencëtarëve, “zbulimet” e pilotuara të inteligjencës, letërkëmbimet sekrete të siguruara nëpërmjet Aktit mbi Lirinë e Informimit (X-files e vërtetë), rrëzimet e UFO-ve, disqet fluturues tokësorë, Rendi i Ri Botëror, taktika në formë pike (që alienët të mos shfaqen publikisht).
E gjitha kjo duke ndjekur fillin e manipulimeve dhe të konspiracioneve të urdhëruara nga grupe pushteti në hije: Trilateral, Bildeberg, CFR, MJ-12, CIA, UFO Study Group. Një libër alarmues, që falë malit të dokumenteve të pakundërshtueshme, më së fundi hedh një dritë të re mbi konspiracionin botëror të CIA-s lidhur me disqet fluturuese. Ky libër u kushtohet të gjithë kërkuesve në fushën e ufologjisë dhe të mbrojtjes hapësinore, të cilët kanë ndërruar jetë në rrethana misterioze.

Kapitulli I, Vijnë Njerëzit me të Zeza

Gjithçka filloi natën e 23 qershorit 1947, kur një avion C-46 i marinës rrëzohej në Mount Ranier në shtetin Uashington. Mëngjesin e së nesërmes qendrat ushtarake bregdetare të Uashington-it filluan t’u lëshojnë apele me radio të gjithë avionëve në fluturim, duke ofruar një shpërblim për gjetjen.
Apeli merrej rreth orës 15:00 edhe nga Kenneth Arnold, një biznesmen nga Boise i shtetit Ohio, i nisur pak kohë më parë nga aeroporti Chealis dhe i drejtuar për Seattle për çështje biznesi. Sapo ka dëgjuar njoftimin radiofonik, Arnold u drejtua me një frymë drejt vendit të supozuar të katastrofës, duke fluturuar në 3000 lartësi dhe në rreth 30 kilometra larg nga Zinxhiri i Yakima Falls.
Piloti po synonte drejt kraterit të shuar të Mount Ranger, kur papritmas vëmendja e tij u tërhoq nga një vezullim; kur ka kthyer kokën, është ndeshur në “9 objekte argjendi në formë pjate dhe të mëdha sa një avion C-54″. Disqet dukeshin se fluturonin në formacion në formë pyke.
Njëri nga këta kishte dy krahë të mëdhenj formë bisht dallëndysheje dhe një si dritare qendrore gjigante. Kur disqet u larguan në horizont, Arnold u llogariti shpejtësinë: 1900 kilometra në orë.
Një shpejtësi që asnjë avion në atë kohë nuk ishte në gjendje ta përballonte!
Kur piloti kërkoi t’i ndiqte, disqet u vunë në njëshkolonë vertikalisht dhe u zhdukën me shumë shpejtësi drejt kufirit kanadez. Arnold ia tregoi aventurën e tij shtypit dhe një kronist me fantazi formuloi termin “flying saucers, disqe fluturues”. Lindi kështu epoka e disqeve fluturuese.
Shpejt të gjitha gazetat nuk do të flisnin për gjë tjetër. “Corriere della Sera” e 8 korrikut botonte në faqe të parë: “Fenomeni ka arritur kulmin më 4 korrik kur një sasi e konsiderueshme personash që festonin festën kombëtare është ndeshur në disqe fluturuese.
Piloti Vernon Baird ka deklaruar se ka rrëzuar një disk fluturues pranë parkut kombëtar të Yelloëstone”. Në të vërtetë historia ishte paksa ndryshe: Më 7 korrik 1947 togeri Vernon Baird po pilotonte një dymotorësh P-38 në fluturim në 10000 metra sipër parkut të Yelloestone, duke proceduar me rilevime fotografike, kur papritmas është ndjekur nga një UFO “në formë yo-yo-je”. Deklaroi: “Procedonte me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke e rritur me shpejtësi.
Kishim urdhër që t’i rrëzonim me çdo kusht, por u kujtova pas kësaj se pavarësisht se po fluturoja me 360 milje në orë, mjeti i çuditshëm më parakaloi me shpejtësi. Po tentoja ta ndiqja, por atëherë kuptova se po arrinin të paktën një duzinë yo-yo-sh në formacion të çrregullt, tamam sikur gjuajtësit rreshtohen për sulm”.
Ndërsa Baird, i terrorizuar, tashmë imagjinonte një sulm drejt Tokës, yo-yo-ja e parë ndahej më dysh, duke u rrëzuar përdhe (për këtë arsye gazetat do të shkruanin, në mënyrë të gabuar, se piloti kishte “rrëzuar një UFO”).
Por me gjithë kërkimet e Pentagonit dhe të bazës Bozeman, nuk u gjet asgjë, të nesërmen gjithmonë “Corriere” raportonte për një disk fluturues të rrëzuar në Neë Mexico; më 11 korrik i takonte Italisë: “Pjata fluturuese” vërtiteshin rreth kullës “Garisenda” në Bologna.
Por përgënjeshtrimet e para nuk do të vononin. Më 5 korrik “Corriere d’informazione”, në referimin e një vale shikimesh në Kanada, jepte shpjegimin e parë “tekniko-racional”, një eksperiment sekret amerikan në Neë Mexico, “Në Ëhite Sands, gjatë një eksperimenti gjuajtjeje mbi V-2 e 25-të gjerman, 8 persona kanë mbetur të vdekur për shkak të shpërthimit të një serbatori…”. Por miti i UFO-ve, siç do të quheshin më tej, ishte larg nga të vdekurit.
Disa ditë pas shikimit, Arnold mori një telefonatë nga Ray Palmer, botues i revistës ezoterike “Fate”. Ky i fundit, duke folur në mënyrë eksplicite për jashtëtokësorë, tha se kish mësuar për shikime të tjera dhe për një rast me rikuperim fragmente alienësh; pasi Arnold për momentin konsiderohej nga shtypi eksperti i vetëm i fushës, Palmer e ftonte, me pagesë, të intervistonte dëshmitarët e tij, për të rakorduar më pas me gazetën.
Piloti pranoi dhe zbuloi se X-files i ri ishte zhvilluar në orën 14 në 21 qershorit, tri ditë përpara shikimit të tij. Të përfshirë, katër roje bregdetare të ishullit Maury (Tacoma, në kufi me kufirin kanadez): Harold Dahl, djali i tij dhe dy njerëz të ekuipazhit. Dahl, i cili po këqyrte Puget Sound në varkë, kish parë të zbrisnin nga “një mjegull e madhe” 5 trupa rrethorë, të mëdhenj 30 metra, në formacion.
Dukeshin të impenjuar në një manovër ndihme: rrethonin një objekt të gjashtë, i bllokuar në 500 metra lartësi mbi vertikalen e bregut. Ky i fundit qëlloi një breshëri fragmentesh në ujë, pjesë të të cilave ranë mbi motobarkën e Dahl-it, duke e dëmtuar atë. Një copë goditi në krah djalin e Haroldit, ndërsa një copë tjetër, metalike, vrau qenin. Më pas, sikur të ishte lehtësuar, disku rifitoi lartësi dhe, duke u rreshtuar në formacion, u largua drejt detit të hapur me të gjithë grupin.
Të nesërmen Dahl kishte takuar një koleg dhe mik të tijin, Fred Crisman, dhe i kishte treguar gjithçka. Fillimisht skeptik, Crisman kishte vendosur që ta rrihte bregun me shpresën që të rikuperonte ndonjë prej fragmenteve misterioze dhe të nesërmen ia kishte arritur; i përkulur për të mbledhur një fragment metalik, kishte gjetur mbi kokë një disk fluturues të ngjashëm me ata të shkruar nga Dahl! UFO-ja kishte dalë nga një re e madhe dhe kishte kryer një rreth të madh sipër gjirit përpara se të largohej.
Ndërsa Crisman, i shtangur, qëndronte për të fiksuar lëvizjet e këtij objekti të çuditshëm, Dahl merrte telefonatën e një të panjohuri që e ftonte për drekë. Njeriu pranoi, duke menduar për ndonjë klient të mundshëm. Në fakt, roja bregdetare gjatë kohës së lirë zhvishte materiale recupero dhe shpesh i ndodhte që të vihej në kontakt me të panjohur. Në mesditë Dahl takoi bashkëbiseduesin misterioz.
Ishte një burrë elegant, i veshur krejtësisht me të zeza. Sapo të dy u ulën në tavolinë, njeriu me të zeza filloi të përshkruante në mënyrë të detajuar gjithçka që i kish ndodhur Dahl-it një ditë më parë, në afërsi të ishullit Maury; pastaj, në vend që të bënte siguruesin, kish shpërthyer: “Kjo provon se di shumë lidhur me përvojën tënde. Lejomëni që t’ju jap një këshillë, zoti Dahl. Për sigurinë tuaj dhe atë të familjes tuaj, harroni gjithçka keni parë. Mos flisni me asnjeri…”.
Pavarësisht kërcënimit të “man in black”, (me këtë term, në të ardhmen do të etiketohen të gjithë individët misteriozë, ndoshta agjentë qeveritarë, që kërcënonin ufologë dhe dëshmitarë), Dahl iu rrëfye Arnold-it. Piloti paralajmëroi Aeronautikën.
Menjëherë U.S. Air Force dërgonte kapitenin Davidson dhe togerin Broën të bazës Hamilton në shtetin California, për të marrë në pyetje Dahl-in e Crisman-in. i zhvilluar në praninë e Arnoldit, takimi nuk qe aspak i kënaqshëm. Crisman e Dahl tregoheshin nervozë, të frikësuar dhe ngurrues.
Ngatërroheshin në tregimin e ndodhive të tyre, duke deklaruar se i kishin humbur fotografitë e bëra UFO-ve. Kjo i bindi dy ushtarakët se rojet bregdetare kishin gënjyer prej mitomanisë.
Megjithatë, në çdo rast, Davidson e Broën i morën me vete fragmentet e mbledhura nga Crisman që t’i analizonin në shërbimet sekrete të Aeronautikës. Pak orë më pas të dy oficerët, me fragmentet e çmuara, ngjiteshin në bordin e avionit të tyre 8-25, të drejtuar për në Hamilton, ku dhe nuk do të arrinin kurrë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons