50 fakte për UFO-t dhe shfaqjen tyre në Tokë
1. UFO-t janë inicialet e fjalëve në anglisht Unidentified Flying Object që do të thotë në shqip“ objekt fluturues i paidentifikuar”.
2. Alienët janë qenie, ose në mënyrë homologë, banorët e hapësirës që mendohet se jetojnë në sistemin tonë diellor ose galaktika të tjera.
3. Në vitet e fundit numri i shfaqjes së UFO-ve mendohet se numërohet në miliona, çdo vit janë disa mijëra raportime për shfaqje UFO-sh, dhe sipas sondazheve, vetëm një përqindje e vogël njerëzish kanë hasur një fenomen të tillë raportojnë.
4. Deri më sot shtetet që mendohet se janë shfaqur UFO-t janë SHBA,Rusia, Franca, Belgjika, Argjentina, Australia, Anglia etj.
5. Shkencëtarët mendojnë se ekzistojnë banorë në një planet, tjetër të cilët ose janë shumë më të zhvilluar se ne ose më pak të zhvilluar . Sigurisht për sa i përket teknologjisë, ata janë më të zhvilluar se ne, por sipas shkencëtarëve, nuk janë qenie superiore ndaj njeriut.
6. Mendohet se ekzistojnë disa lloje alienësh, por më të njohurit janë ata me ngjyrë gri, të cilët kanë trup të vogël, me një gjatësi sa pothuajse një e dyta e trupit të një njeriu normal. Janë ngjyrë grid he pa qime në lëkurë.
7. Koka e alienëve gri është e përbërë nga dy sy të mëdhenj e të zinj së bashku me dy veshë të mprehtë e të mëdhenj. Nuk kanë hundë, por në vendin e saj ndodhen dy vrima.
8. Një lloj tjetër alieni të quajtur “alienë arianë” quhen me këtë emër sepse supozohet se ngjajnë nga paraqitja me njerëzit nordike. Ata mendohet se vijnë nga yjësia e Demit.
9. Sipas ufologëve, alienët nordikë mendohet se kanë paraqitje njerëzore, me lëkurë të bardhë e të zbehtë, buze pa ngjyrë dhe flokë shumë të verdhë, thuajse në të bardhë. Ata janë shumë të bardhë dhe të gjatë dhe shumë të pashëm.
10. Duket se ka një ndarje ndëroqeanike të alienëve. Në SHBA 75 përqind të rasteve, njerëzit raportojnë se kanë parë një alien gri, ndërsa në Evropë rastet më të mëdha të raportimit kanë të bëjnë me alienë nordikë.
11. “Vëllezërit e hapësirës“ apo “Njerëzit e hapësirës“ dallojnë nga alienët e tjerë për shkak të paraqitjes së tyre njerëzore dhe qëllimeve të mira, sipas dëshmitarëve që pretendojnë se pretendojnë se kanë kontaktuar me to.
12. “Anromedanë”është emri që u është dhënë një grupi jashtëtokësorësh, të cilët sipas ufologëve vijnë nga galaktika e Andromedës.
13. Nëse elementi bazë i trupit të njeriut është karboni, për alienët mendohet se është silici.
14. Sipas ekspertëve alienët nuk flasin një gjuhë të caktuar, por komunikojnë me anë të ultratingujve.
15. Mjetet e lëvizjes kanë formën e një pjate filxhani, me majë në formën e lodrës apo në formën e diskut pa një forcë shtytëse të dukshme apo të dëgjueshme. Disa objekte të tjera UFO mendohet të kenë formën e puros pa dritare të shndritshme
16. Sipas raporteve të pakonfirmuara deri më sot, dy astronautët e parë që shkelën në hënë, Neil Armstrong dhe Edvin “Buzz” Aldrin panë UFO, menjëherë pas shkeljes së tyre historike në sipërfaqen e hënës me ”Apollo 11”, më 21 korrik 1969.
17. Termi UFO në vend të “disk fluturues”u sugjerua fillimisht në vitin 1952 nga kapiteni Eduart J.Ruppelt drejtori i parë i projektit “Blue Book”.
19. Shkencëtarët rusë supozohet se ishin të parët që konfirmuan përballjen e astronautëve në hënë më UFO-t. Fizikani dhe profesori i matematikës në universitetin e Moskës Vladimir Azhazha deklaroi “Sipas informacioneve tona Neil Armstrong i dërgoi mesazh Kontrollit të Misionit se dy objekte të mëdha po i vëzhgonin ato pasi ishin ulur në hënë. Por mesazhi nuk u dëgjua asnjëherë nga publiku sepse u censurua nga NASA.
20. Specialisti për sendet e gjetura në hënë, Ricard Hoagland ka deklaruar se NASA akoma përpiqet të maskojë materialet fotografike përpara se ato të publikohen.
21. Sipas një tjetër shkencëtari rus, Dr.Alekandr Kazantsev, astronauti që u ul në hënë së bashku me Armstrong, Buzz Aldrin kishte dalë jashtë në sipërfaqen e hënës. Dr.Azhazha pretendon se UFO-t u larguan disa minuta pasi astronautët dolën në sipërfaqe të hënës.
22. Në një Konferencë Kombëtare me 21 Mars 1996, shkencëtarët dhe inxhinierët e NASA-s që ishin pjesëmarrës të eksplorimit të hënës dhe Marsit raportuan rezultatet e zbulimit të tyre. Aty u njoftua për herë të parë për strukturat dhe objektet e gjetura në hënë. Ato folën me kujdes. Ato folën me kujdes për këto objekte pa përmendur UFO-t.
23. Sipas disa hetuesve të fenomeneve jashtëtokësore, ku bën pjesë dhe Ricard Hoagland, një racë jashtëtokësore e ka përdorur hënën si stacion terminal gjatë aktivitetit të tyre në tokë.
24. Sipas dëshmive të pakonfirmuara, kur ekuipazhi i “Apollo-12” u ul në hënë ata panë se po vëzhgoheshin nga një objekt gjysmë transparent në formë piramide. Sipas këtyre dëshmive ky objekt qëndronte i varur disa metra mbi sipërfaqen e hënës dhe shkëlqente me gjithë ngjyrat e ylberit në sfondin e zi të qiellit.
25. Kërkimet e para mbi disqet fluturuese naziste u shfaqën në një seri artikujsh nga eksperti Italian i turbinave Giuseppe Belluzo në vitin 1950
26. Në vitin 1967, një libër i shkruar nga Louis Paulwes dhe Jacques Bergier përmbante deklarata spektakolare mbi shoqërinë sekrete ”Vril” të Berlinit. Shumë shkrimtarë më vonë, si Jan Van Helsing, Norber –Jurgen Ratthor dhe Vladimir Terziski kanë ndërtuar punën e tyre dukë lidhur shoqërinë “Vril” me UFO-t.
27. Kampioni i boksit Muhamed Ali është shprehur se ka parë UFO në disa raste. Një prej atyre rasteve ka qenë kur ai ishte duke u stërvitur në “Central Park” në Nju Jork me menaxherin e tij. Sipas Ali, ai ka ngritur kokën lart në qiell dhe ka parë një dritë të ndritshme, e cila lëvizte paralelisht me të.
28. Këngëtari i grupi “Rolling Stones”, Mick Jagger pretendon se ka parë disa herë UFO gjatë gjithë jetës së tij. Një prej këtyre rasteve ka qenë kur ai ishte duke kënduar në një koncert në Kaliforni. Ai ishte aq i bindur për prezencën e alienëve, saqë në shtëpinë e tij ka instaluar një zbulues UFO-sh.
29. Incidenti më i tmerrshëm që ka lidhje me UFO-t është ai i Roswell, i cili është bërë objekt spekulimesh dhe pikëpyetjeve të pafund. Ka akoma shumë teori se çfarë ka ndodhur në Roswell në Nju Meksiko, në vitin 1947, ku shumë njerëz pretendojnë se janë gjetur rrënojat e një UFO-je të përplasur në tokë dhe është kryer autopsia e qenies jashtëtokësore.
30. Viti 1952 ishte një vit i jashtëzakonshëm në historinë e kryeqytetit amerikan Uashington DC. Ai cilësohet si viti me numrin më të madh të shfaqjes së UFO-ve. Në atë kohë disqet fluturues ishin përhapur në të gjithë botën, duke përfshirë dhe SHBA.
31. Incidenti “Keckburg” është një ngjarje tjetër mjaft e famshme përsa u përket UFO-ve. Në Keksburg, Pensilvani, më 9 dhjetor 1956 një lëmsh i madh i zjarrtë u pa nga mijëra vetë në gjashtë shtete të SHBA-së dhe në Ontario, Kanada. Nga ky lëmsh u shkëputën disa copa metalike që ranë mbi Miçigan dhe Ohajo. Nga shtypi u raportua si meteor.
32. “Incidenti i pyllit Rendlesham” është emri që i është vënë një serie raportimesh për shfaqjen e dritave të pashpjeguara dhe uljen e një objekti jashtëtokësor në pyllin Rendlesham Angli, në fund të dhjetorit 1980. Është mbase ngjarja më e famshme e UFO-ve që ka ndodhur në Angli, duke u krahasuar me ngjarjen e Roswellit në SHBA.
33. Astronauti i parë që ka shkelur në hënë, Neil Armstrong ka thënë më tetor 1999: ”Nëse bazohemi në informacione më të mira që disponojmë, ne arrijmë në konkluzionin se…jeta ekziston diku në hapësirë, mbase në shumë vende. Ndërsa astronauti Storey Musgrove ka thënë: ”Po të bazohemi në statistika, është e sigurt që ka cilivizime, inteligjenca dhe forma jetësore ekstremisht të avancuara në hapësirë. Unë mëndoj se ata janë aq të avancuar saqë bëjnë udhëtime ndëryjore. Mendoj se është e mundur dhe që ata të kenë shkelur këtu.
34. Ish drejtori i CIAS Roscoe Hillenkoetter ka thënë më 22 gusht 1960: ”Është koha që e vërteta të dalë në shesh…pas skenave oficerët e rangut të lartë të forcave ajrore janë të shqetësuar për UFO-t por nëpërmjet sekreteve zyrtare dhe talljes kanë bërë që shumë qytetarë të arrijnë të besojnë se objektet fluturues janë marrëzira. Unë jam për nxitjen e veprimit të menjëhershëm nga ana e Kongresit për të reduktuar rreziqet që vijnë nga mbajta sekret e objekteve fluturuese të paidentifukuara.”
35. Personat që pretendojnë se kanë pasur kontakt me UFO-t i përshkruajnë këto objekte si të mëdha, me diametër rreth 30 metra a më shumë, me pjesë-pjesë rrotulluese dhe drita shumëngjyrëshë. Të dhënat në tokë për UFO-t janë në formën transplanteve të gjetura tek ata që pretendojnë se janë rrëmbyer nga jashtëtokësorët, nga rrathët në fushat e grurit dhe gjymtimet e bagëtive.
36. Në vitin 1948 forcat ajrore amerikane(Air Force)krijon projektin ‘Sing” si hetimin e parë zyrtarë për UFO-t. Artikulli i Donald Keyhoe në revistën “True” ishte raportimi i parë në një revistë të madhe për ekzistencën e UFO-ve dhe se qeveria amerikane po mbante informacion te fshehur.
37. Sipas një sondazhi të kryer në vitin 2002 nga kanali televiziv “Scifi”, një në shtatë amerikan thotë se ka pasur të bëjë ose njeh dikë që ka pasur një eksperiencë me UFO. Pjesa më e madhe e UFO-ve të para gjatë ditës thuhet se kanë forma gjeometrike ovale, cilindrike dhe sipërfaqe që duken si metal.
38. Në vitin 1965 FBI mori informacion nga një burim i sigurt se një informator i NASA-s po u jepte informacion sekret mbi UFO-t dy studiuesve të jashtëtokësorëve në Pitsburg, SHBA. Dosjet e FBI-së kanë treguar se NASA mbante sektet të dhëna filmike mbi UFO-t dhe se njerëzit nuk kishin informacion se piloti i kapsulës “Gemini 4” James McDivitt, kishte konfirmuar se gjatë misionit në orbitë kishte parë “objekte të paidentifikuara”.
39. Ndërkohë që ekzistojnë raporte dhe spekulime ë shumta, disa ekspertë qe mbështesin teoritë e UFO-ve, shprehen se aktualisht nuk mund të thonë me siguri se cilat planetët apo sistemet yjore, ku ka jetë. Ndërkohë që vëzhgimi i UFO-ve dhe ndërveprimi me token është mbase i lashtë, aktiviteti ka pësuar rritje gjatë Luftës se Dyte Botërore dhe në prag të “erës bërthamore”.
40. Sipas studiuesit Stiven M.Greer, qeniet biologjike jashtëtokësore janë më të avancuara se njerëzit në shumë drejtime, por nuk janë superior ndaj njerëzve si qenie. Një pikë e përbashkët e njerëzve me këto qenie jashtëtokësore është ekzistenca e jonë e përbashkët si qenie inteligjente të ndërgjegjshme.
41. Në vitin 1979, ish-shefi i Sistemit te komunikimit të NASA-s, Maurice Chatelaine konfirmoi se Armstrong kishte raportuar realisht se kishte parë dy UFO në skaj të një krateri. Astronomi Clyde Tombaugh, i cili pranoi se kishte parë gjashtë UFO, duke përfshirë këtu dhe tre lëmshe të zjarrtë të gjelbër mbështeste Hipotezën Jashtëtokësore për UFO-t dhe theksonte se shkencëtarët që e hidhnin poshtë pa e studiuar ishin “joshkencorë”.
42. Në vitin 1967, fizikanti grek Paul Santorini, një shkencëtar i projektit “Manhatan” tha publikisht se një hetim i qeverisë greke në vitin 1947, që kishte lidhje me “raketat evropiane fantazmë”,a rriti në përfundimin se ato nuk ishin raketa. Santorini pretendoi se hetimi u anulua nga zyrtarë ushtarakë amerikanë, që e dinin se bëhej fjalë për jashtëtokësorë dhe ekzistonte frika e panikut nëse rezultatet bëheshin publike.
43. Në virin 19588 në Brazil hetuesi kryesor i UFO-ve, Dr.Olavo T.Fuentes i shkroi një letër grupit amerikan të UFO-ve “APRO”, ku raportonte informacionet që kishte marrë nga dy oficerë të inteligjencës detare braziliane. Sipas Fuentes, çdo qeveri apo ushtri në botë kishte dijeni se UFO-t ishin objekte jashtëtokësorë.
44. Disa vende evropiane kanë kryer një studim të përbashkët sekret në vitin 1954, i cili rezultoi se UFO-t ishin jashtëtokësorë. Ky studim u zbulua nga pionieri gjerman i teknikës raketore, Herman Oberth, anëtar i grupit studimor. Në një letër zyrtare drejtuar drejtorit të FBI-së, që daton më 13 janar 1949, shkruhet “çështja e objekteve fluturuese të paidentifikuar apo fenomeneve ajrore të paidentifikuara, të njohur si “disqe fluturues” apo “lëmshe të zjarrtë” konsiderohet si “top secret”
45. Jean Jacques Velasco, kreu i hetimit zyrtar francez të UFO-ve “SEPRA” shkroi një libër në vitin 2005 ku thoshte se 14 përqind e 5800 rasteve te studiuara nga “SEPRA” ishin të pashpjegueshme dhe me origjinë jashtëtokësore. Përveç shfaqjeve vizuale, rastet e UFO-ve ndonjëherë lënë dhe evidence fizike duke përfshirë shumë raste të studiuara nga agjensi të ndryshme të vendeve të ndryshme.
46. Disa prej specialistëve që mbrojnë teoritë e ekzistencës së jashtëtokësorëve përfshijnë astronomin amerikan James C.Barlett, fizikantin belg, Maurice A.Biot, astronoautin Gordon Cooper, inxhinierin e NASA-s, Raul R.Hill, admiralin Lord Hill-norton, ish-shef i stafit të mbrojtjes, ish kreu i NATO-s etj.
47. Më 7 korrik 1947, Uilliam Rodes fotografoi një objekt të pazakonshëm mbi Feniks, Arizona. Fotot u shfaqën në gazetat dhe sipas dokumenteve të projektit “Bluebook” dhe Rhodes pretendon se u kontaktua nga disa agjentë e FBI-së, të cilët e bindën të dorëzonte negativët.
48. Më 27 qershor 1950, një fotograf i gazetës “Louisville Courier-Journal”, filmoi një “disk fluturues” mbi Luisvill, Kentaki. Fotografi në një intervistë të mëvonshme konfirmoi se ishte takuar me inteligjencën ushtarake dhe se deri atëherë e kishte filmin, por nuk pranoi të thoshte se çfarë ndodhi pas takimit.
49. Në studim nga forcat amerikane ka dëshmuar se raportimet më të mistershme mbi UFO-t vijnë nga njerëz kanë formim të lartë teknik, si pilotë, atronoautë etj. Ekzistojnë në gjithë botën dëshmi për objekte jashtëtokësore të rrëzuara, sipas ufologëve janë disa shoqata sekrete, të cilat kanë për qëllim të mos lejojnë përhapjen e informacionit.
50. Ish–presidenti amerikan Jimmy Carter është shprehur se ka parë UFO, kur ishte guvernator i Virxhinias. Për rreth 10 minuta,ai bashkë me një grup njerëzish të tjerë kanë parë disa drita të çuditshme në qiell,të cilat afroheshin e më pas u largoheshin atyre.