Forumi Kuq E Zi
Teoritë sekrete mbi UFO-t (Objektet Fluturuese të Paidentifikuara) ! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Teoritë sekrete mbi UFO-t (Objektet Fluturuese të Paidentifikuara) ! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Teoritë sekrete mbi UFO-t (Objektet Fluturuese të Paidentifikuara) ! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Teoritë sekrete mbi UFO-t (Objektet Fluturuese të Paidentifikuara) ! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ky paragraf do të përshkruajë disa nga teoritë e shumta në lidhje me prejardhjen e alienëve si dhe disa prej mendimeve të mia.

Në fillim isha një nga ata persona që besonin se Ufo-t ishin një fenomen shumë i thjeshtë.

Ato ishin anije kozmike me “dado dhe bullona” të pilotuara nga specie të avancuara nga planete të tjerë.Gjithsesi me kalimin e viteve kam filluar të ndryshoj mendje.

Tani duket që kjo është shumë larg nga shpjegimi i thjeshtë dhe në fakt nuk i shpjegon të gjitha gjërat e çuditshme të raportuara nga dëshmitarët. Gjithashtu do të ishte një gjë e lënë pas dore nëse ato do të ishin me të vërtetë anije kozmike me “dado dhe bullona”.

Kjo gjë nuk shpjegon pse raportimet e para duket sikur e kapërcejnë teknologjinë. Në Romën e lashtë njerëzit treguan se panë “koçia lufte” në qiell.Ndërsa më vonë,në vitet 1880-1890 shumë dëshmitarë rrëfyen se panë anije ajrore.

Tani dëshmitarët tregojnë se kanë parë objekte super të shëndritshme,gjithashtu tani është shpjeguar pse ne kemi qenë të vizituar që në fillimin e historisë së njerëzimit dhe pse ka kaq shumë dëshmi të ndryshme rreth llojeve të alienëve si dhe për numrin e mesazheve të çuditshme.

Por nuk shpjegohet fenomeni grabitje dhe mjekimet e panevojshme të kryera tek viktimat. Për një rracë kaq të avancuar, nëse është e vërtetë ajo ç’ka janë,pse do t’i nevojitej atyre të kryenin mjekime kaq të vjetra dhe pa takt tek njerëzit?

Gjithashtu nuk shpjegohet pse ne nuk kemi prova të qëndrueshme rreth ekzistencës së tyre.Po,ne kemi disa foto të sfumuara dhe disa dokumenta intriguese policore etj,etj...por asgjë që jep,apo provon diçka konkrete.

Mos më keqkuptoni,por unë besoj se Ufo-t janë realë dhe ne kemi kohë që vizitohemi nga këto qënie superiore.E vetmja pyetje që lind është: Nga vijnë ato? Poshtë janë dhënë disa nga teoritë më të famshme rreth prejardhjes së kësaj specie inteligjente.

Një planet tjetër

Kjo teori e cila është gjithashtu dhe më e famshmja në publik,është në rënie serioze për Ufologët.Në historinë e Ufologjisë kjo teori është quajtur si më “romantikja” dhe më e përhapura nga mediat më shumë nga të gjitha teoritë e tjera.

Në fillim të viteve 30 besohej se Hëna e më pas Narsi dhe Venusi ishin shtëpitë e vizitorëve tanë jashtëtokësorë.Me zhvillimin e ngadaltë të shkencës u vërtetua se këto planete dhe hënat e tyre nuk mund të kishin banorë të tillë.Kështu që lokalizimi i shtëpisë së këtyre specieve u zhvendos gjithmonë e më larg.

Megjithëse kohët e fundit,jeta është dëshmuar pothuajse e pashmangshme në Univers.Shancet për ekzistencën e qënieve të avancuara janë të afërta dhe të largëta njëkohësisht.

Një tjetër dimension

Kjo teori është “vërdallosur” për ca kohë dhe Jacques Valleemendon se është më afër shpjegimit të fenomenit Ufo sesa teoria e “dado dhe bullona”. Kjo shpjegon problemet e “udhëtimit fizik”kaq shumë sa që thuhet se ato që tani janë këtu si dhe shpjegon çështjen e rrëmbimeve të çuditshme të cilat janë parë vetëtimthi të zhduken nëpërmjet objekteve tokësore. Sërish për të provuar këto teori ne na nevojitet t’i rizhvillojmë dijet tona rreth shkencës dhe fizikës.

Efektet e Tokës

Disa skeptikë dhe kërkues besojnë akoma se fenomeni Ufo aktualisht është një fenomen psikologjik i panjohur. Një teori është,se meqë tani janë thelbësisht elektronikë atëherë aktiviteti elektromagnetik dhe radiomagnetik në shoqëri ka shkaktuar efekte të çuditshme në trurin tonë.

Një zonë e tillë është efekti i fërkimit të pllakave tektonike,të cilat kur fërkohen shkaktojnë një variacion valësh elektronike,të cilat mund t’a bëjnë dritën të shfaqet.

Disa studime kanë treguar se ka disa bashkëlidhje ndërmjet pllakave tektonike dhe Ufo-ve të para,sidomos gjatë aktivitetit të pllakave dhe tërmeteve.

Problemi kryesor me disa prej këtyre teorive është se ato nuk shpjegojnë shënjat fizike të disa rasteve siç janë: radiot, rrezatimi, kamerat “qëlluese” dhe provat fotografike. Një tjetër veçori për t’u zbulluar nga kërkimet e bëra rreth rrëmbimeve është se,disa rrëmbime duket sikur janë bërë pa qenë fizikisht personi.

Nga e ardhmja

Kjo teori ka pasur mbështetje gjatë viteve të fundit,lidhur me faktin se shpjegon disa pyetje enigmatike lidhur me Ufo-t. Por gjithashtu shpjegon dhe disa pyetje të tjera. Një nga argumentat më të mëdha në lidhje me Ufo-t është se të paktën ne mund të zhvillojmë një mënyrë udhëtimi më të shpejtë se ajo e dritës ose Ufo-t vijnë nga më afër nga ç’ne e imagjinonim dhe se distancat ndarëse janë shumë fantastike.

Megjithatë nëse këto janë anije nga Bota e ardhshme,kjo do të shpjegonte çdo gjë pa patur nevojën e udhëtimeve më të shpejta se drita. Një tjetër argument të cilin mund ta zgjidhë kjo teori është: “Pse e marrin ato mundimin të na vizitojnë ne duke qenë se ne jemi thjesht një planet i vogël i parëndësishëm,në një sistem të zakonshëm diellor në një galaktikë të zakonshme,në një pjesë të mesme të Universit?”.

Nëse ato janë me të vërtetë anije nga e ardhmja,atëhere kjo e shpjegon faktin se ato janë të interesuar rreth nesh. Në të njejtën formë që ne mësojmë historinë, ndoshta ato duan të mësojnë rreth së shkuarsë së tyre. Kjo ndoshta edhe shpjegon interesin e tyre për pamjen tonë biologjike.Kjo ndoshta mund të shpjegojë edhe sesi këto anije duken dhe zhduken papritur.

Disa nga mbështetësit e kësaj teorie përdorin vetë alienët si provën e saj.

Ato pretendojnë se dy llojet kryesore të alienëve: “Bjondët e gjatë” dhe “Gritë” janë shumë të ngjashëm me rracën njerëzore. Shkencëtarët mendojnë që në një të ardhme ne do ti ngjajmë “Grive”.

Kokë stërgjatëse,trupa të vegjël të brishtë veshë dhe hundë të vogël gishtërinjë të gjatë.Mbështetësit e “Bjondëve të gjatë” pretendojnë që ato janë shumë humanë...duke marrë parasysh ndarjen e jetës në tokë dhe që një rracë tjetër vizitore mund të na ngjajë kaq shumë. (Edhe pse shumë njerëz mendojnë se ajo ç’ka ne shohim është pikërisht ajo ç’ka alienët duan të na tregojnë).

Megjithatë teoria e udhëtimit në kohë ka shumë probleme.Udhëtimi në kohë na hap shumë paradokse në lidhje me filmat e njohur dhe shfaqet televizive. Por pas gjithë këture ju them me plot bindje diçka shumë të rëndësishme: “NE,NUK JEMI TË VETMIT NË UNIVERS” !

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons