Drejtori i Hekurudhave ruse, Valentin Gapanovich, ka njoftuar se së bashku me agjencinë ruse për energji atomike, Rosatom, planifikojnë të zhvillojnë një tren me energji nukleare.
Sipas Bsr-russia.com, treni pritet të ketë 11 vagonë, të cilët do t’i tërheqë një lokomotivë e vogël me energji nukleare
“E kam parë dizajnin e trenit, që më ka pëlqyer si ide të cilën e ka paraqitur Rosatom”, ka thënë Gapanovich.
Ende nuk dihet se sa do të kushtojë konstruktimi, si edhe për masat e sigurisë të cilat do të merren për një tren të tillë. /Telegrafi/