FBI deklaron se ka fituar mbi grupin e vepruesve Anonymous
Buroja federale e policise amerikane FBI pohoi se e ka neutralizuar me suskes grupin e hakereve Anonymous. Me nje sere arrestimesh thuhet te jete zvogeluar dukshem ndikimi i ketij grupi.
Identifikimi dhe arrestimi i pese anetareve te Lulz Security, nje pjese te fuqishme te grupit Anonymous, ka pasur efekt te madh, tha Austin P. Berglas, agjent i FBI-se nga zyra e cyberit ne New York. Qe te pese anetaret e arrestuar jane deklaruar se jane fajtore, shtoi ai.
Para pese ditesh edhe ne Itali jane arrestuar kater anetare te ketij grupi, te cilet kishin sulmuar ueb faqet e qeverise italiane, institucioneve tjera shteterore dhe te Vatikanit.
/Burimi: Bota Sot