Përgjaket sheshi qendror i qytetit të Rrëshenit, dy grupe të rinjsh debatojnë, degjenerojnë në sherr dhe nxjerrin thikat, një i plagosur rëndë i dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë!
Sipas burimeve informative të alb-observer.com të raportuar nga gazetari Aleksandër Ndoja, mësohet sot në orën 11 të paradites, në sheshin kryesor të qytetit të Burrelit, “Abat Doci”, ndodhi një konflikt mes disa të rinjve. Pas zënkave disa minutëshe njëra pale me mbiemër Molla, ka nxjerrë thikat dhe kanë plagosur rëndë dy vëllezërit Simoni. Asnjë polic nuk ka qenë aty, pasi të gjithë në atë kohë ishte thirr në mitingun e organizua nga Partia Demokratike, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha, te një tunel të hidrocentrali. Në ketë miting kanë qenë edhe mjekët dhe për pasojë nuk u është dhënë ndihma e shpejt. Njeri nga të rinjtë e plagosu është në gjendej të rëndë dhe është dërguar në spital ushtarak në Tiranë!/alb-observer.com/
Ndërkohë mësohet se zemërimi i qytetarëve ka qenë i madh, pasi si policia po ashtu edhe personeli mjekësor i qyteti kanë qenë në mitin dhe jo në krye të detyrës për të t’i ofruar ndihmën e duhur dhe për ti shërbyer qytetarit ashtu siç parashikohet me ligj dhe ata kanë për detyrë!