Njerezit ne ditet e sotme hane gorilla dhe shimpanze, keshtu qe pse paraardhesit tane parehistorike nuk do te donin te shijonin nje Nenadertal te pjekur mire?
Kjo eshte hipoteza e re shokuese qe eshte ngritur nga antropologet ne Spanje te cilet pyesin veten nese te afermit tane te zhdukur jane shfarrosur ne te njejten menyre me 178 gjitare te tjere te medhenj, te quajtur megafauna, qe dyshohet te jene zhdukur te pakten pjeserisht nga dora e njerezve te uritur.
"Pervec se ne vendin e lindjes Afrika, ne kontinentet e tjera Homo Sapienset mund te konsiderohen si nje specie aliene pushtuese." - shkruajne kerkuesi Policrap Hortola dhe Bienvenido Martinez-Navarro te Universitetit te Roviera i Virgili ne Terragona, Spanje.
Sot ka raste pafund kur specie pushtuese zvogelojne specie te tjera neper te gjithe boten. Keshtu qe ndoshta e njejta gje ka ndodhur edhe ne kohen kur njerezit jane perhapur neper Europe dhe Azi, ku neandertalet ishin vetem nje gjithar tjeter i madh dhe qe riprodhohej ne menyre te ngadalte.
"Ne mendojme qe njerezit moderne, qe ishin paksa te ngjashem me neandetalet por me teknologji me te zhvilluar, ne kolonizimin e territoreve te reja Europiane u perballen me konkurimin direkt me neandertalet per ushqimin dhe burimet e tjera natyrore." - shkruan Martinez-Navarro.
Ai shpjegoi qe ka edhe shembuj te tjere te specieve shume te ngjashme qe perplasen dhe per pasoje nje prej tyre nuk reziston.
Specia Afrikane e tigrit me dhembet si shpate, per shembull, u perhap neper Euroazi rreth 1.8 milion vjet me pare dhe kjo coi ne renien e nje specie tjeter shume te ngjashme me to. Dhe arritja e hijenes me pulla ne Euroazi perputhet me zhdukjen e hijenave qe ekzistonin atje ne ate kohe, rreth 800.000 vjet me pare.
Sigurisht, qe kjo eshte vetem nje hipoteze dhe asnje e dhene me fakte nuk eshte gjetur ende qe te mbeshtese teorine qe edhe Homo Sapienset ndoqen te njejten rruge qe kane ndjekur edhe grabitqaret e tjere Afrikane.
"E vetmja menyre per ta provuar kete eshte te gjenden te dhena direkte te shenjave qe te tregojne qe qe njerezit kane ngrene neandertalet, neper mbetjet e neandertalevi, si per shembull prerje apo shena thyerje neper kocka, apo shenja artefaktesh te bera nga njerezit moderne." - shpjegoi Martinez-Navarro.
Deri tani, nuk ka te dhena te mjaftueshme te per mbeshtetur kete teze, shpjegoi paleo-ekologu J. R. Stewart nga Univeristeti i Bournemouth ne Mbreterine e Bashkuar.
"Kjo eshte interesante pasi ne faktet qe kemi, mbetjet e neandertaleve me shenja prerje pergjithesisht jane gjetur neper depozita te mbushura me artifakte te neandertaleve dhe jo me artifakte te njerezve." - tha Stewart.
"Kjo sugjeron qe ata hanin njeri tjetrin dhe hedhin poshte hipotezen qe haeshin nga njerezit."
Tani duket te presim nese te dhena te tjera do te mbeshtesin hipotezen e re.
"Ideja qe njerezit gjuanin neandertalet deri ne zhdukje si pjese e zhdukjes megafaunale eshte dicka e re." - tha Stewart. "Njerezit nuk i kane vrare ato ne nje 'gjenocid' ashtu si eshte sugjeruar me pare."