Forumi Kuq E Zi
E qeshura flet për karakterin tonë... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
E qeshura flet për karakterin tonë... Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
E qeshura flet për karakterin tonë... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
E qeshura flet për karakterin tonë... Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Thonë se e qeshura të zgjat jetën, por ajo ka edhe disa veti të
tjera. Ajo, për shembull, mund të jetë një tregues i karakterit të
personit. Nëpërmjet mënyrës se si qeshin, mund të zbulojmë disa anë të
karakterit të atyre që kemi përballë. Ja se si...


Femrat

-
Nëse një grua, ndërsa është duke qeshur, vë herë pas here gishtin e
vogël te buzët, ajo dëshiron të jetë vetë në qendër të vëmendjes…

-
Në qoftë se gjatë të qeshurës bashkëbiseduesja juaj mbyll gojën me
dorë, kjo do të thotë se ajo është modeste dhe jo shumë e vendosur. Një
grua e tillë e ka shumë të vështirë të qëndrojë në shoqëri për shkak të
hutimit dhe mungesës së shkathtësisë.
- Në rast se një grua, ndërsa qesh, e hedh kokën pas, ajo është e
përzemërt, por paksa mendjelehtë, njeri që beson kollaj. Ajo, nën
ndikimin e ndjenjave dhe të emocioneve, mund të kalojë shpejt në veprime
impulsive dhe s’para e dëgjon zërin e arsyes.

- Në rast se gjatë
të qeshurës një grua vë dorën shpesh te koka, kjo tregon se ajo ka një
natyrë romantike dhe është ëndërrimtare. Baza racionale tek ajo, si
rregull, është e dobët.

- Kur femra, ndërsa qesh, rrudh hundën, kjo tregon se është tekanjoze dhe se humori i saj mund të ndryshojë nga çasti në çast.

[/b]Meshkujt[/b]

-
Ata meshkuj që e kanë zakon të përmbahen edhe në një ambient ku ka
plasur gazi, si rregull, janë të qetë, njerëz te të cilët mund të
mbështetesh, pasi nuk të lënë në baltë, janë të ekuilibruar e të
arsyeshëm. Këta burra, zakonisht u qëndrojnë besnikë grave të tyre, por
gratë mërziten me meshkuj të tillë dhe mund t’i tradhtojnë…
Në rast se një burrë qesh me kënaqësi, lirshëm, veçanërisht kur hedh
kokën nga pas dhe picërron sytë, dijeni se ai është paksa mendjelehtë
dhe shkon nga të fryjë era. Në jetë dhe sidomos në marrëdhënie me gratë,
ai mund të të lërë në mes të udhës. Me një njeri të tillë mund t’ia
kalosh mirë, në gaz e në hare, por tek ai mos mbaj shpresa se do të të
dalë diku apo dikur për zot… Me të është e kotë të lidhësh marrëdhënie
serioze…

- Një burrë që shkulet së qeshuri me zë, duke e hapur
shumë gojën, zakonisht mund të jetë njeri i dashur dhe i aftë për t’u
bërë “shpirti i shoqërisë”. Këta meshkuj zakonisht janë shumë të zgjuar,
babaxhanë, por në planin intelektual, janë primitive dhe paksa të
palëçitur. Prej një njeriu të tillë mund të dëgjosh në çdo çast një
anekdotë të bukur, por asnjëherë s’ka për të diskutuar me ty dhe s’ka
për të dhënë opinion për një libër që ka lexuar…
- Në rast se bashkëbiseduesi yt, në vend që të buzëqeshë, zgërdhihet e
zbardh dhëmbët, duke shtrembëruar buzët nga e djathta, keni të bëni me
një njeri arrogant dhe të paditur. Ai s’e ka për gjë të gënjejë dhe në
momente të caktuara mund të tregohet arrogant e i egër. Megjithëse këta
meshkuj i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme dhe mund të duken
simpatikë, ruhuni prej tyre...

- Në rast se një burri, gjatë të
qeshurës, i shkon buza nga e majta në të djathtë, ky është një njeri
shumë i ndershëm, i rregullt, por në të njëjtën kohë, pedant.
Megjithatë, tek ai mund të mbështetesh. Një kavalier i tillë mund të
bëjë të lumtur çdo femër…

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons