Liria është që të mos të trazojë njeri ty dhe ti të mos të trazosh të tjerët.
Meqënëse
jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre
që, së bashku, formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të
sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katër orë dhe të hetojë nga
thellësia e vetes së tij se c’shërbim ka bërë për shoqerinë dhe c’të
mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie që quajmë komb.
Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri per çdo cep të Shqipërisë.
Patriotizma
është një egoizëm. Ajo ndjenjë na shtyn të kërkojmë madhërinë dhe
nderin e kombit, se tek ajo madhëri e tek ai nder do të gjejmë ne vetë
madhërinë, lumturinë dhe nderin e secilit.
Njerëzit e një
kombi janë solitarë. E mira dhe lumturia jote, janë dhe të miat.
Fatkeqësia jote është dhe për mua. Nderi yt më nderon edhe mua dhe turpi
yt më nxin edhe faqen time.
Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.
Gjithë
vlefta, gjithë fuqia, gjithë virtyti në këtë botë është, puna. Një
punonjës për mua është një njeri i madh, qoftë hekuruar, qoftë bujk i
palodhur, qoftë artist, ose letrar. Admiroj tek ai sforcim që s’lodhet,
vullnetin që nuk dëshpërohet, metodën qe i shton fuqinë dhe durimin, që
ia ben punën të ketë duk dhe uratë. Se ai që nxjerr një punë në shesh,
ai që krijon një send prej asgjëje, ai pa dyshim ka bekim, ka frymë dhe
dritë prej së larti.
Puna, vulneti dhe palodhja ndalojnë shumë të këqia, lin dhe një tok të tjera.
Është i lumtur ai që di dhe mmund të punojë, që di dhe mund të bëjë edhe të tjerët të punojnë.
Që ta zgjojmë frymëm e iniciativës, duhet të pushojmë së shpresuari gjë prej qeverisë.
Disa njerëz nuk duan bisedimin, po u
pëlqen vetëfjalimi(monologu): ata këmbëngulin në idetë e tyre dhe marrin
vrapin mbi tezën që u pëlqen. Në gjuhen frënge ka një shprehje të bukur
për të tillët:” U pelqen të dëgjojnë veten e tyre”.
Bisedimi
është një dëfrim shpirti dhe mendjeje,që ndien njeriu duke rrëfyer
mendimin e tij dhe duke dëgjuar të tjerët,me pak dëshire,me çelje
zemre,mbase,nga një herë,edhe me pak diplomatëri,si lodra e shahut.
Ëmbëlsi
e bisedimit është në sforcim që bën njeriu të rrëfejë kthjelltë dhe me
elegancë idenë e tij;në përpjekjet që bëjmë të kuptojmë mendimet e
tjetrit,të hyjmë në shpirt të tij dhe të identifikohemi me të.Pak njerëz
dinë dhe ndjejnë shijen e bisedimit,për të cilin duhet më parë të jemi
tolerantë,pa këmbëngulje,të matur dhe pa inat.
Fatkeqësi e njerëzisë vjen nga mungimi i vullnetit. Ai ndalon
perfeksionimin moral dhe s’na lë të korrigjojmë të metat tona…Ky përtim
moral e mban lidhur njerinë me të metat, fajet. Shumë herë njeriu ,duke
rrëkëllyer poshtë, dëshiron të mbytnjë atë zë që vjen së thelli…
Duhet të kemi kurajo të themi të vërtetën, të bardhës- të bardhë dhe të zezës- të zezë.
Është një virtyt i madh të duam të jemi, ashtu si duam, të dukemi ose të rrëfehemi ashtu si jemi.
Ena kallaiset së brendëshmi.
Miqësia s’bëhet kurdoherë me të ngjarë dhe me simpati të karakterit;
shumë herë bëhet me të ditur të bëjmë lëshime për mikun, të dimë ta duam
ashtu si është, me të mirat dhe të ligat e tij.
Të endurit matet-me kut, lëndët-me okë dhe koha-me ngjarje.
Cdo
njeri ka një tru të vecantë. Prej trurit vjen mendimi dhe logjika,
fytyra besnike dhe harmonike e veglës që mendohet dhe që ndjen. Pas
arkitekturës konstitucionale të trurit është dhe karakteri i njeriut,
stili i tij në të shkruar, manifestimi i të jashtërave të mendimit,
d.m.th prirja prirja e tij për artet grafike dhe plastike, muzikën etj.
Mbase një ditë, do të vijë, që duke parë veprat e një njeriu, të një
piktori, një punë arkitekture, një shkrim etj,, do të mundim të bëjmë
diagramën besnike të encefalit të tij.
Që të mund njeriu të
jetë kurdoherë i ndershëm, të mbajë kundër cdo ngjarjeje dhe rënieje
ndershmërinë dhe integritetin e tij, duhet ta marrë në sy që të mund të
rrijë një ditë me kepucë të vjetëruara dhe hajë buk’ e djathë. Cdo
njeri që është në mizerje, ss’është padyshim kurdoherë i ndershëm, po ay që s’duron dot mizerjen dhe privacionin, s’mund që të mbajë ndershmërinë e tij.
Mos
e qorto dhe mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë, se ajo është
mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merre me të mirë
dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë.
Shqiptari
, duke mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë,se ajo është mënyra
më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merrë me të mire dhe
shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë.
Shqipëtari,
duke mos qënë i mësuar me jetë politike, dua të them, duke mos pasur
gjer më sot shtet, qeveri dhe indipendencë, s’ka kuptuar dot akoma
barrën, deyrat dhe përgjegjistë që rrjëdhin nga një jetë indipendente.
Cdo përparim vjen nga idetë e përparuara, nga idetë e reja.
Ka
natyra të frikshme, të dobeta, që tremben prej realitetit dhe pëlqejnë
krimbin e dyshimit. Janë si ata që duan më mirë t’u dhëmbë gjithnjë
dhëmballa, se sa ta durojnë një herë dhembjen e të qiturit.
Entuziazmi, besimi i plotë te mendimi, dëshira dhe inspirimi i minutës, padyshim na shtie shumë herë në faje dhe gabime.
Kënaqësi na jep dhe shpesh herë për sa punë të mëdha bëhet shkak.
Një ngazëllim i vërtetë është ai që ndjen njeriu pas një shoqërimi, pasë
një lufte ndrërmjet dëshirës dhe detyrës, një luftë në të cilën mund
vehten dhe i jep celik vullnetit. Në jetë cdo gjë duhet të reduktohet me
një operim matematik, me një peshim, dhe do zgjedhur ana që rëndon më
tepër…
Mësoni të kurseni kohën, mësoni mirë përdorimin e
kësaj gjëjë të vlefshme që i thone kohë…Harrojmë se ditët tona janë të
matura dhe se gërshëea e shtrigës kohë është gjithnjë gati të presë
fillin e gjëllimit…
Mbrëmjeve, pa fjetur, shiko hesap e
vështro ç’ke bërë ditën dhe, në qoftë se të ka ardhur një mendim i ri,
në qoftë se ke ndjerë një gjë të re, mos e kqyr si të humbur atë ditë:
je me fitim.
Partizanët e barazimit s’duan kurrë që i
poshtmi të ngrihet sa i larti, po i larti të unjet sa i poshtm.
Rrafshimi ndër ta do me thënë prishje dhe rrëzim. Prandaj vjen
fatkeqsia.
Gruaja na robëron me dobësitë dhe jo me vullnetin e saj. Sa më pak Fuqi të duket se ka gruaja, aq më tepër siprëri ka mbi ne.
Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqipëtari rrëfehen me
atë mani që ka secilido të marrë emrin e fshatit ose të qytetit si emër
familjeje. Kur piqen dy shqipëtarë, pas gëzimit të parë, pyetja
esenciale është: nga të kemi z.tënde?
Shumë herë ideali për
shqipëtarin është të qenët i zoti, me çdo mënyrë që të jetë.Pa dyshim,
duke pasur horizontin të ngushtë, nuk mund të kërkojë vec suksetet e
lehta.
Fatkeqësi që njeriu ka pak ambicion dhe shumë kotësi.
I lumtur është ai që në vështirësi lë të flasë zemrën dhe jo mendjen e tij.
Njerëzit që s’gjejnë mjaft interes tek vetja e tyre, merren me punët e botës.
Shumë herë jeta mbetet si një skicë e pambaruar. Kur shohim zbraztësinë e
saj, duam të kompletojmë tablonë, të vëmë ngjyrat e duhura atje ku
mungojnë. Por zëmë të shohim se vilari i jetës nuk duran qortime.
Feja, mëmëdheu, prona. Por, jo vetëm mëmëdheu, edhe feja vetë- prej frymës së promës rrjedhin.
Fjatët dhe frazat janë kufoma pa jetë: Stili u jep shpirtë. Ky shpirt që vëmë në stil, është uni.
Vetëm
një proverb të mirë di:”Trimi i mirë me shokë shumë”. Por kur mendij
fjalën e Ali Pashës: dy shqiptarë janë shumë!Atëherë kam dëshirë ta
kthej proverbin:”Trimi i mirë me shokë…pak!”
Ata që s’kanë
ndjerë ngazëllimin mistik të sakrificës inteligjente, pa dyshim janë
zvjerdhur dhe prej një nga më të mëdhenjtë faktorë të lumtirisë.
Gjithë fatkeqësia vjen kur njeriu kërkon të rrojë pa fituar, të fitojë pa punuar, të punojë pa u lodhur.
Dhembja më e madhe është pikellimi i brendshëm, jo ai qe rrëfehet.
Shpesh herë zemerimi ynë vjen jo se kemi të drejtë, po se kemi faj dhe na vjen ligsht që na e shohin të tjerët.
Njeriu ka nevojë për dashuri: të dojë dhe të duhet.
Në
qoftë se kujtimi është një bekim dhe një lumturi, nga ana tjetër edhe
harrimi s’është një dhuratë më e vogël e zotit. Pa harrimin, si do të
mundnim të rifillojmë jetën, të kemi kurajo dhe zell, të mbajmë gjallë
fjalen e entuziazmës dhe të dashurisë?
Komunizma është një sëmundje e tmerruar, si tërbimi i qëneve dhe i
ujqërve, është një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por dhe më
tepër akoma, zemrën dhe shpirtin e njeriut.
Kur merr një detyrë, ki disiplinë e durim. Sqiptarin e ka prishur mungesa e disiplines dhe zjarri i padurimit
Kur
të proponohet një send që e mendon edhe ti të mirë dhe e gjykon të
dobishëm,bindu. Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti
më parë të japësh shembullin e bindjes jo të verbër.
Hiqe veten si pak të mençmë dhe kap të ditur. Mëndjemadhësia na ka çmendur gjer më sot.
Mos u hidhëro po të shkoj tjetri para, edhe pse nuk ndenje dot në krye. Zilia na ka lënë të panderuar.
Kij ambicion të vërtetë: mos mendo orën e sotme dhe minutën në të cilën rron. Kujto pak pritmin,eternitetin.
Dhe
së fundi, një fjalë e urtë që i përket më së shumti vetë Mid’hat
Frashërit: ”Në punë kije për lavdi të jesh shërbestar. Ji i lumtur kur
bën një send të dobishëm, pa le të mos e dijë bota”.