Sikundër e ka çdo ditë në muaj vibracionin e saj numerik, ashtu edhe
çdo orë në ditë ka frekuentimin e caktuar astrologjik, gjë që në
shumëçka ndikon në lëkundjet e ngarkesës sonë bioenergjetike.
Ora e lindjes sonë është e rëndësisë së posaçme, kur e dimë se ndikimi
i planetëve të caktuar ndryshon në mënyrë alternative gjatë 24 orëve.
Me fjalë të tjera, nuk është njësoj nëse jemi lindur në mëngjes, në
mesditë, ose vonë në mbrëmje. Disa veprime tona, qëndrime dhe disponime
do t’i kuptojmë më mirë në rast se e dimë vibracionin numerik të orës
së lindjes sonë. Cikli prej 24 orësh është i ndarë në gjashtë njësi
(stacione) numerike. Stacioni i parë numerik është ndërmjet orës zero
dhe katër, stacioni i dytë ndërmjet orës 4 dhe 8, stacioni i tretë
ndërmjet orës 8 dhe 12, i katërti ndërmjet orës 12 dhe 16, i pesti
ndërmjet orës 16 dhe 20; dhe i gjashti, i fundit, ndërmjet orës 20 dhe
24, do të thotë orës zero.
Për të lindurit ndërmjet orës zero dhe katër
Ju keni natyrë të qetë. Dëshironi të ëndërroni dhe të ndërtoni kulla
mbi re. Keni imagjinatë të bujshme, por vështirë ia dilni në botën e
realitetit fizik. Jeni fantazist dhe poet i lindur, ndaj për shkak të
kësaj njerëzit nuk ju kuptojnë. Jeni nga pak edhe i somnabul dhe
çamarrok, por, megjithatë keni një shpirt bujar.
Për të lindurit ndërmjet orës katër dhe tetë
Juve ju shquajnë shkathtësia dhe rregullshmëria. Jeni këmbëngulës dhe
insistues në të gjitha punët, e posaçërisht në çështjet praktike. Si
pakkush ia dilni të gjendeni në botën e realitetit të përditshëm.
Përpiqeni me mish e shpirt që të tjerëve t’u bëhen shembull, që të
tregoheni dhe të pranoheni si i tillë.
Për të lindurit ndërmjet orës tetë dhe dymbëdhjetë
Jeni krijesa të përbëra nga besimi, shpresa dhe optimizmi. Jeni të
shkathtë, gjithnjë të preokupuar nga shqetësimi krijues. Kudo rrezatoni
dashurinë për të tjerët dhe ngrohtësinë magnetike. Jeni epshorë dhe
spiritualë. Jeni të dhënë pas artit dhe filozofisë. Ju dallojnë vlerat
dhe talenti.
Për të lindurit ndërmjet orës dymbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë
Jeni të kthjellët, të shkathtë, dinamikë, plot energji. Punët praktike
sikur janë krijuar nga Zoti për ju. Jeni oratorë të mirë, matematikanë
dhe fizikanë. Por nuk do të ishit më pak sesa letrarë, në rast se do ta
kishit orientuar energjinë tuaj në atë drejtim. Me një fjalë, ju jeni
persona të talentuar në mënyrë të shumanshme, ashtu që në shumë
profesione dhe zanate ia dilni ta shprehni shpirtin tuaj kreativ.
Për të lindurit ndërmjet orës gjashtëmbëdhjetë dhe njëzet
Jeni shpirtra të trazuar dhe bredharakë, nga pak nervozë dhe hutaqë.
Lëvizjet i keni dinamike, fjalët të forta, mendoni dhe veproni shpejt.
Dëshironi që të rrëmbeni sa më shumë nga jeta, e doni jetën në të
gjitha aspektet dhe trajtat. Shpesh i ndryshoni vendimet, në të njëjtën
kohë merreni me disa punë. Kush nuk ju njeh mirë aty për aty do të
mendonte se jeni të ngutshëm, por ju gjithsesi jeni të ndërgjegjshëmpër çdo gjë që e bëni.
Për të lindurit ndërmjet orës njëzet dhe njëzetekatër
Jeni të matur, këmbëngulës dhe insistues në të gjitha fushat. Keni
synim që të dominoni mbi punët dhe situatat. Keni prirje për filozofi e
letërsi dhe jeni racionalë e spiritualë. Në mënyrë magnetike veproni
ndaj ambientit, jeni autoritete në familje dhe në shoqëri, mes miqsh
dhe farefisit. Nga pak lini përshtypjen e qëndrimit robust dhe
mendjemadh, por kjo vjen nga fakti se jeni plot vetëbesim dhe energji
kreative jetësore