Dikur ishte një nga plazhet më të bukura, por tani është kthyer në një nga fenomenet më të frikshme. Bëhet fjalë për një dunë gjigande rëre të ngitur në bregdetin francez, e cila çdo ditë po grallabëron dhjetra metra tokë dhe ndërtesa.
Pamjet që shihni janë marrë nga La Teste de Buch, rreth 60 km në jug-perëndim të Bordo-së, dhe shihet se si brenda disa vitesh është krijura një mal gjigand prej rëre. Sipas “Daily Mail” ai është rreth 3 km e gjatë, 500 metra i gjerë dhe 100 metra e lartë.
Studiuesit vendas shprehen se si pasojë e erërave të fuqishme të Atlantikut rëra ngrihet nga bregu i detit dhe shkon drejt zonave të banuara dhe deri më tani janë depozittuar rreth 60 milionë metra kub rërë.
Fenomeni ka filluar të shqetësojë banorët, por edhe autoritetet, kjo sepse duna përparon çdo vit me rreth 5 metra drejt banesave. Deri më tani ky mal gjigand rëre ka mbuluar dhjetra shtëpi, rrugë dhe pemë, ndërsa nën kërcënim janë dhe ndërtesat e tjera.