Arkeologët kanë zbuluar një tunel hekurudhor 220-vjeçar që mendohet të jetë më i vjetri në botë. Tuneli historik Fritchley në Derbyshire, mund të jetë ndërtuar në 1793, dy vjet më herët se tuneli që mbante rekordin e mëparshëm.
Zbulimi u bë pasi u krijua lidhja me një tunel hekurudhorë, tashmë të shpërbërë, i cili shfrytëzohej nga industrialistët për të transportuar gëlqerorët në një fabrikë hekuri. Tuneli kishte humbur përgjithmonë pasi pronari i mëparshëm i tokës e kishte mbyllur kalimin në vitin 1977 për të ndërtuar një kopësht shkëmbor.