I tillë është Scot Wade. Ai është një artist rruge. Nuk pikturon muret apo të bëjë grafite, por ka një mënyrë sa origjinale aq dhe të pabesueshme të krijimit të veprave të tij.
Ai shfrytëzon pluhurin e mbledhur në xhamat e makinave të palara dhe krijon si në një telajo të vërtetë.
Veprat e tij janë kaq të mrekullueshme saqë kemi frikë se në vënd të mesazhit që makinat duhet të rrinë të pastra, tashmë pronarët e tyre do t’i lënë të palara tashmë me dashje vetëm për të pasur një vepër të tillë në makinën e tyre.