Një gabim fatal, i kishte kushtuar komunitetit shkencorë mundësinë të zbulonte se…
në hënë ka ujë.
Gushtin e vitit 1976, Luna 24 u ulë në hënë dhe u kthye në tokë me kampion shkëmborë të marrë aty, por që brenda tyre ishin diktuar gjurmë uji.
Bëhej fjalë për 300 kg, kampionë shkëmborë të marrë në Hënë. Në pjesën më të madhe të tyre, u zbuluan gjurmë uji, por shkencëtarët e NASA-s, kishin konsideruar atëherë, se bëhej fjalë për një substancë infektuese të marrë në Tokë. Kjo pasi pluhuri i marrë në hënë ishte futur në kuti dhe se ato nuk ishin mbyllur mirë.
Ky është përfundimi i studimit të profesorit të astrofizikës, në universitetin e Kolumbisë, Arlene Krotos, cili hetoi hollësisht historikun e studimit shkencorë përkatësisht me ekzistencën e ujit në hënë.
Profesori kishte zbuluar se Rusët kishin zbuluar ujë në hënë kur kishin arritur aty më 1976-ën.
Luna 24, kishte gërmuar dy metra thellë nën sipërfaqen e hënës, kështu shkencëtarët e USSR, pas një studimi të hollësishëm kishin publikuar raportin e tyre përfundimtarë në revistën Geokhimiia më 1978. Por, kolegët e tyre amerikanë, gjykuan se ishte thjeshtë ishte një infektim nga mos mbyllja e rregullt e kutive dhe kurrë nuk u morën më me të.