Shkencëtarët në Gjermani kanë krijuar për herë të parë enë artificiale gjaku, përmes përdorimit të printimit me teknologjinë 3 dimensionale.
Ata thonë se kjo teknologji është një hap përpara drejt krijimit të organeve artificiale për transplantim, ndonëse do të duhet një kohë e gjatë për të arritur deri në atje.
Shkencëtarët në Institutin Fraunhover në Shtutgard punuan intensivisht për tre vjet me radhë për projektimin dhe krijimin e arterieve artificiale plastike, përmes një printeri 3-dimensional.
Gjatë procesit të printimit, arteriet goditen në mënyrë intensive me rreze lazer, duke realizuar lidhjen e molekulave dhe elasticitetin e materialit plastik.
Por shkencëtarët thonë se kjo arritje premtuese do të marrë kohë të zbatohet në praktikë tek pacientët.